GJERMANI- Detaje të reja janë zbardhur lidhur me aksidentin tragjik në Gjermani, ku tre shqiptarë humbën jetën dhe disa të tjerë mbetën të plagosur. Sipas mediave gjermane, aksidenti ka ndodhur orët e para të mëngjesit të kësaj të diele, teksa shqiptarët ishin duke u kthyer në banesën e tyre nga një festë familjare.
Bëhet e ditur se viktimat janë një burrë 53-vjeçar dhe dy gra të moshës 47 dhe 65 vjeç, si dhe gjashtë të tjerët që mbetën të plagosur, të moshës midis 20 dhe 66 vjeç, ishin duke udhëtuar me një minibus. Shoferi i minibusit një 22-vjeçar mësohet se ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga duke u rrokullisur disa herë.
Gjithashtu autoritetet nuk kanë konstatuar që i riu të ishte nën efektin e lëndëve narkotike apo alkoolit, por hetimet vijojnë ende. Megjithatë mbeten të paqarta shakaqet e aksidentit tragjik. Ndërkohë, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në një njofitm për mediat tha se nga autoritetet gjermane është njofuar për tre viktima dhe katër të plagosur.
Galeria fotografike (
1 / 2
)

