Thursday, December 18, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Historia e pacientit me skizofreni prej 20 vitesh nxjerr në pah problematikat me shërbimin social! Drejtori e pranon: Jemi njohur me rastin para 3 javësh!

Editor by Editor
May 21, 2025
in AKTUALITET, Lajmi Fundit, SOCIALE, Vendi
0
Historia e pacientit me skizofreni prej 20 vitesh nxjerr në pah problematikat me shërbimin social! Drejtori e pranon: Jemi njohur me rastin para 3 javësh!
0
SHARES
28
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Rasti i Pëllumb Elmadhit, pacienti që vuan nga skizofrenia për 20 vjet, ka nxjerrë në pah dështimin e institucioneve përgjegjëse për kujdesin ndaj pacientëve me probleme të shëndetit mendor.

Historia e tij është një pasqyrë e trishtuar e mungesës së shërbimeve dhe indiferencës nga strukturat përgjegjëse, të cilat kanë lënë Pëllumbin të vuajë në kushte çnjerëzore, të izoluar dhe të braktisur nga sistemi.

Gazetarja e emisionit “Tak Fak”, Rovena Cerka, ka kontaktuar drejtorin e Shërbimit Social të Bashkisë së Rrogozhinës, Ledio Hasani, i cili ka pranuar se fshati Domen mbulohet nga kjo bashki dhe punonjësi i shërbimit social e ka vizituar Pëllumbin vetëm një herë në tre muaj.

Sipas tij, mungesa e shërbimeve është për shkak të terrenit të vështirë, duke shmangur përgjegjësitë për neglizhencën ndaj rastit të Pëllumbit.

Megjithatë, me këmbënguljen e gazetares, drejtori Hasani ka pranuar se kishte mësuar për rastin e Pëllumbit vetëm 2-3 javë më parë.

I pyetur për përgjegjësitë e tij, ai ka shmangur sqarimet dhe ka telefonuar specialistin e njësisë administrative për të dhënë një intervistë telefonike.

Ky reagim tregon një mungesë të qartë të koordinimit dhe përkujdesjes ndaj individëve që kanë nevojë për trajtim të specializuar.

Bashkim Çela, ish-punonjës i shërbimit social dhe tashmë në pension, konfirmoi gjithashtu se pasuesi i tij nuk kishte dijeni për rastin e Pëllumbit dhe theksoi se në vitin 2022 ishte tentuar së bashku me policinë që ta dërgonin Pëllumbin në spital, por kjo nuk ishte realizuar për shkak të mungesës së bashkëpunimit nga policia.

Drejtori Hasani, i ndodhur nën presionin e medias, ka preferuar të largohet dhe të mbyllet në zyrë pa dhënë sqarime të mëtejshme për rastin e Pëllumbit.

Ky reagim është një pasqyrë e dështimit të strukturave që duhet të mbrojnë të drejtat e qytetarëve dhe të sigurojnë trajtim të denjë për ata që vuajnë nga çrregullime mendore.

Gazetarja e “Tak Fak” Rovena Cerka, intervistoi në Tiranë, drejtorin e Shërbimit Social për Qarkun e Tiranës Alfred Muharremi, i cili ka pohuar se kishte njohuri për rastin dhe se Pëllumbi ishte shtruar disa herë në spitalin psikiatrik të Tiranës.

Por sipas tij, Pëllumbi nuk është vërejtur nga shërbimet sociale se jeton në kushtet e izolimit sic e është parë në pamjet dramatike që transmetoi disa javë më parë “Tak Fak”.

“Kjo ndoshta pasi familjarët ishin në dijeni të kontrolleve nga ne dhe gjithmonë ka qenë i veshur dhe i shoqëruar nga gruaja e tij në bahcen e banesës në Domen”, shton Muharremi.

Por drejtori i Shërbimeve Sociale, Alfred Muharremi pohon se sot nuk ka asnjë shërbim të mundshëm për këtë kategori.

“Për shkak të numrit të vogël të banorëve, të fondeve, ne jemi në mungesë të shërbimeve, është e pamundur që të plotësojmë të gjitha nevojat për këto shërbime. Nëse nuk funksionon zinxhiri i shërbimeve, këputet diku, unë si drejtues më i lartë hierarkik nuk e marr dot informacionin”, tha ai gjatë intervistës për “Tak Fak”.

Juristi Redi Ramaj,  theksoi se çdo qytetar ka të drejtë të marrë trajtim të specializuar, pavarësisht se ndodhet në kujdesin e familjes.

Ramaj tha se në raste të tilla, ndërhyrja e institucioneve është e detyrueshme dhe se çdo mosveprim është shpërdorim detyre.

Sipas tij, një pacient me probleme mendore nuk mund të mbahet në kushte çnjerëzore dhe duhet të trajtohet në një institucion të specializuar për të siguruar shëndetin e tij dhe sigurinë e të tjerëve.

“Efektet në dëm të vetes dhe të tjerëve mund të jenë të mëdha dhe mos veprimi i institucionit është shpërdorim detyre. Nuk mund të merren në konsideratë pikëpamjet e familjes kur vetë personi është në kushte çnjerëzore brenda ambientit të shtëpisë.

Ai duhet kuruar urgjent dhe këtu s’ka konsensus me familjen, qëndrimi i tij në shtpëi duhet të jetë në kushte normale. Ato janë të drejta themelore të njeriut dhe ai duhet ti përfitojë, pavarësisht sëmundjes”, tha për “Tak Fak”, avokati Redi Ramaj.

Pas ndërhyrjes së “Tak Fak”, Pëllumbi është dërguar për trajtim të specializuar në spitalin psikiatrik të Elbasanit, ku ka patur përmirësime të dukshme në gjendjen e tij.

Gruaja dhe djali i tij kanë konfirmuar ndryshimin e gjendjes dhe falënderuan emisionin për mbështetje dhe ndihmën që u ofruan në këtë rast.

Previous Post

Holandë/ Sulm me thikë, disa të plagosur, mes tyre një efektiv policie

Next Post

Trafiku i tonelatave kokainë mes Shqipërisë e Italisë/ Publikohet fotoja e “Visit të Pojës”…

Next Post
Foto/ Zbulohet kush është “Visi i Pojës”

Trafiku i tonelatave kokainë mes Shqipërisë e Italisë/ Publikohet fotoja e “Visit të Pojës”...

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Pezullimi nga detyra e zv.kryeministres dhe ministres, sot zhvillohet seanca e verifikimit të kushteve për masën ndaj Belinda Ballukut.

Apeli për Ballukun: Zv.Kryeministrja kërkon shkallëzimin e masave të GJKKO, Gjykata merr vendimin.

December 18, 2025
Drejtoresha e HR qëndron në “kiss cam” me shefin gjatë koncertit të Coldplay, reagon pas situatës.

Drejtoresha e HR qëndron në “kiss cam” me shefin gjatë koncertit të Coldplay, reagon pas situatës.

December 18, 2025
Mourinho, një trajner i palodhur, arrin 750 ndeshje të suksesshme në drejtimin e skuadrave: Cila është fitorja më e rëndësishme? E ardhmja...

Mourinho, një trajner i palodhur, arrin 750 ndeshje të suksesshme në drejtimin e skuadrave: Cila është fitorja më e rëndësishme? E ardhmja…

December 18, 2025
Ekskluzive: Mashtruesi nga Kongo në Shqipëri, përllogarit vitin e lindjes me 8 vite shkelje. Afrikanët me pasaporta të falsifikuara, talentët e rremë të futbollit.

AKTUALITET

Apeli për Ballukun: Zv.Kryeministrja kërkon shkallëzimin e masave të GJKKO, Gjykata merr vendimin.

by timoni.al
December 18, 2025
0

Sot u mbajt një seancë në Apelin e Posaçëm lidhur me kërkesën e Belinda Ballukut për heqjen e masave të...

Read moreDetails
Drejtoresha e HR qëndron në “kiss cam” me shefin gjatë koncertit të Coldplay, reagon pas situatës.

Drejtoresha e HR qëndron në “kiss cam” me shefin gjatë koncertit të Coldplay, reagon pas situatës.

December 18, 2025
Mourinho, një trajner i palodhur, arrin 750 ndeshje të suksesshme në drejtimin e skuadrave: Cila është fitorja më e rëndësishme? E ardhmja...

Mourinho, një trajner i palodhur, arrin 750 ndeshje të suksesshme në drejtimin e skuadrave: Cila është fitorja më e rëndësishme? E ardhmja…

December 18, 2025
Ekskluzive: Mashtruesi nga Kongo në Shqipëri, përllogarit vitin e lindjes me 8 vite shkelje. Afrikanët me pasaporta të falsifikuara, talentët e rremë të futbollit.

Ekskluzive: Mashtruesi nga Kongo në Shqipëri, përllogarit vitin e lindjes me 8 vite shkelje. Afrikanët me pasaporta të falsifikuara, talentët e rremë të futbollit.

December 18, 2025
Shtyhet seanca paraprake për ish-presidentin Meta, publikohet data e re.

Dosja e “21 Janarit”/ Ilir Meta paraqitet në SPAK, ish-presidenti: Më njoftuan se protesta do të përfundojë me dhunë dhe vrasje

December 18, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Pezullimi nga detyra e zv.kryeministres dhe ministres, sot zhvillohet seanca e verifikimit të kushteve për masën ndaj Belinda Ballukut.

Apeli për Ballukun: Zv.Kryeministrja kërkon shkallëzimin e masave të GJKKO, Gjykata merr vendimin.

December 18, 2025
Drejtoresha e HR qëndron në “kiss cam” me shefin gjatë koncertit të Coldplay, reagon pas situatës.

Drejtoresha e HR qëndron në “kiss cam” me shefin gjatë koncertit të Coldplay, reagon pas situatës.

December 18, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al