Monday, June 1, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Operacioni “Ura”/ Dumani: Goditet një nga grupet me të mëdha kriminale shqiptare! Mara: U zbulua nga SKY ECC, janë sekuestruar 3 mln euro cash! 42 masa sigurie të ekzekutuara

Editor by Editor
May 21, 2025
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
VIDEO/ Drogë dhe tufa të shumta me para, dalin pamje nga operacioni “Ura” në Shqipëri dhe Itali! 52 urdhërarreste të lëshuara
0
SHARES
13
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani ka mbajtur fjalën e tij në daljen e sotme për mediat ku u ndanë detaje mbi operacionin “Ura” të zhvilluar në Shqipëri dhe Itali. Dumani u shpreh se me zhvillimin e këtij operacioni është arritur të goditet fuqishëm një prej grupeve kriminale më të fuqishme në Shqipëri. 

Sipas kreut të SPAK, ka dyshime të forta se ky grup kriminal ishte i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogave të forta dhe në pastrimin e parave. Ai tha se ky grup e kishte qendrën në qytetin e Durrësit. I pyetur për emra konkretë të personave ndaj të cilëve është caktuar masë sigurie, kryeprokurori i SPAK tha se nuk jep gjeneralitete të personave.

Kryeprokurori i Barit, Roberto Rossi gjatë fjalës së tij në konferencë tha se mafia shqiptare është një forcë ndërkombëtare shumë e madhe. Ai theksoi se përmes prokurorisë do të luftohet mafia të cilën e cilësoi si “kancer”. Rossi më tej tha se për të arritur objektivat e përbashkëta të dy vendeve janë angazhuar policia gjyqësore italiane dhe ajo shqiptare.

Pas Rossit, prokurori i SPAK, Vladimir Mara ka dhënë detaje për operacionin e fundit ku janë lëshuar 52 urdhërarreste, nga të cilat janë ekzekutuar 42 masa sigurie. Mara u shpreh se platforma SkyECC ka qenë platforma e cila ka ndihmuar në rindërtimin e një panorame të qartë të këtij grupi kriminal dhe aktivitetit të tyre. Më tej ai tha se nga analizimi i të dhënave të marra nga platforma SkyEcc u identifikua shtrirja e grupit kriminal.

Mara theksoi se aktiviteti kriminal fillonte në vendin tonë drejt Puglia dhe më pas përhapej në të gjithë Italinë, vendet e tjera të BE dhe deri në Amerikën e Jugut. Prokurori shtoi se nga ky operacion janë dokumentuar vepra korruptive në vend. Ai theksoi se masa sigurie janë ekzekutuar edhe ndaj zyrtarëve shtetërore dhe një avokati. Mara shtoi se mes masave të arrestit janë dhe dy punonjës të policisë së Shtetit, ku njëri prej tyre ka qenë me pozicion të rëndësishëm në kupolën e Policisë. 

Më tej Mara tha se janë sekuestruar 3 mln euro pasuri të cilat dyshohet se rrjedhin nga krimi. • Ndër pasuritë e sekuestruar prokurori përmendi restorane, shoqëri tregtare edhe një televizion në qytetin e Vlorës.  Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda ka mbajtur fjalën e tij shkurtimisht ku u shpreh se ky operacion ka qenë i madh dhe se janë angazhuar 349 policë për finalizimin e saj.

Previous Post

Vritet ish-politikani ukrainas, u qëllua me armë zjarri jashtë shkollës së fëmijëve të tij në Madrid

Next Post

Operacioni i Antimafias italiane/ Kush janë pronarët e kompanive të sekuestruara TV “Vlora Cable”dhe “Dubai Inn”

Next Post
Operacioni i Antimafias italiane/ Kush janë pronarët e kompanive të sekuestruara TV “Vlora Cable”dhe “Dubai Inn”

Operacioni i Antimafias italiane/ Kush janë pronarët e kompanive të sekuestruara TV “Vlora Cable”dhe “Dubai Inn”

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al