Monday, June 1, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

E papritur! Rama “i shkon” në shtëpi Ilir Vrenozit, ajo që bën demokrati i lë moderatorët pa fjalë

Editor by Editor
May 21, 2025
in AKTUALITET, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
E papritur! Rama “i shkon” në shtëpi Ilir Vrenozit, ajo që bën demokrati i lë moderatorët pa fjalë
0
SHARES
183
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ilir Vrenozi, figura që është kthyer në fenomen të rrjeteve sociale, ishte i ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin “7pa5”. Në stilin e tij karakteristik, Vrenozi  hyri në studio duke kënduar “Përsëri ne humbëm”, një mesazh që reflekton qasjen e tij pas humbjes së opozitës në zgjedhjet e 11 majit.

“Jam i djathtë i lindur, por kur humb, duhet të vish me këmbë në tokë,” u shpreh Vrenozi, duke shtuar se një nga problemet kryesore të politikës shqiptare është paaftësia për të pranuar humbjen. Ai kritikoi bashkëpunimin e opozitës me Ilir Metën, duke e cilësuar si “difektin e parë të së djathtës” dhe kërkoi një rikthim te vlerat dhe fisnikëria politike.

Lidhur me refuzimin e ftesës për kafe nga Kryeministri Edi Rama, Vrenozi tha me humor:

“Kështu jam unë, jam pak i sëmurë. Nëse vjen te dera, do bie dera. Do i them që nuk jam.”

Ai e përjashtoi mundësinë e bashkëpunimit me Ramën, duke theksuar besnikërinë ndaj demokratëve. Megjithatë, u shpreh se nëse do ishte kontaktuar më herët për një podcast me Kryeministrin, do e kishte pranuar për të thënë atë që mendon. “Tani që humbëm, po të më shohin me të, do thonë u shit,” tha ai.

Në fund, nuk kurseu as një mesazh për lidershipin aktual të opozitës: “Nëse unë do isha në vend të Doktor Berishës, do kisha ikur që në 2023. E lexova votën e popullit”.

Previous Post

FOTOT/ Ja kush janë 3 lokalet luksoze që u sekuestruan sot nga SPAK-u, ja kush i ka në pronësi

Next Post

Vritet ish-politikani ukrainas, u qëllua me armë zjarri jashtë shkollës së fëmijëve të tij në Madrid

Next Post
Vritet ish-politikani ukrainas, u qëllua me armë zjarri jashtë shkollës së fëmijëve të tij në Madrid

Vritet ish-politikani ukrainas, u qëllua me armë zjarri jashtë shkollës së fëmijëve të tij në Madrid

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al