Monday, June 1, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

VIDEO/ Drogë dhe tufa të shumta me para, dalin pamje nga operacioni “Ura” në Shqipëri dhe Itali! 52 urdhërarreste të lëshuara

Editor by Editor
May 21, 2025
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
VIDEO/ Drogë dhe tufa të shumta me para, dalin pamje nga operacioni “Ura” në Shqipëri dhe Itali! 52 urdhërarreste të lëshuara
0
SHARES
25
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

ITALI- Janë publikuar pamje të reja nga operacioni “Ura” i zhvilluar në Shqipëri dhe Itali kundër trafikut ndërkombëtar të drogës, pastrimit të parave dhe shpërdorimit të detyrës. Në kuadër të këtij operacioni ndërkombëtar janë lëshuar 52 urdhërarreste, ndërsa janë sekuestruar gjithashtu lëndë narkotike, para dhe pasuri me vlerë miliona euro. 

Për detaje më specifike kreu i SPAK, Altin Dumani do të zhvillojë ditën e sotme, në orën 11:30 një konferencë për mediat lidhur me detajet e operacionit “Ura” që zhvillohet në Shqipëri dhe Itali. I pranishëm në konferencë do të jetë edhe kryeprokurori i Barit Roberto Rossi, Drejtori i Antimafias italiane Gjeneral Michele Carbone e përfaqësuesi për Eurojust për Italinë Gianluca Forlani. 

Ndërkohë deri tani janë arrestuar tre persona në Durrës, Fier dhe Vlorë. Një prej të arrestuarve është edhe administratori i një shoqërie transporti autobusësh, Lingor Çombashi. Urdhërarrest është lëshuar për Ervis Doçin, i cili njihet dhe si “Visi i Pojës.

Po ashtu urdhërarrest është caktuar edhe për një avokat në Durrës, Armand Tragaj (ish-sekretar i Këshillit Bashkiak në Durrës), për një ish-punonjës policie, emri i të cilit ende nuk dihet dhe për një person të identifikuar si Orges Molla. Operacioni dhe kontrollet në kuadër të tij vijojnë në disa qytete shqiptare dhe italiane, ndërsa janë sekuestruar pasuri me vlerë miliona euro.

Previous Post

Kryeprokurori i Barit: Mafia shqiptare për fat të keq është forcë ndërkombëtare shumë e madhe, do ta luftojmë duke bashkëpunuar

Next Post

Sekuestrohet lokali i njohur në Durrës, në pronësi të “Visit të Pojës”

Next Post
Sekuestrohet lokali i njohur në Durrës, në pronësi të “Visit të Pojës”

Sekuestrohet lokali i njohur në Durrës, në pronësi të “Visit të Pojës”

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al