Tuesday, June 16, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Dumani, kryeprokurori i Barit dhe drejtori i antimafias italiane sot konferencë për operacionin “Ura”/ Zbardhen disa nga emrat për të cilët janë caktuar urdhërarreste

Editor by Editor
May 21, 2025
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Dumani, kryeprokurori i Barit dhe drejtori i antimafias italiane sot konferencë për operacionin “Ura”/ Zbardhen disa nga emrat për të cilët janë caktuar urdhërarreste
0
SHARES
36
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË- Kreu i SPAK, Altin Dumani do të zhvillojë ditën e sotme, në orën 11:30 një konferencë për mediat lidhur me detajet e operacionit “Ura” që zhvillohet në Shqipëri dhe Itali.

I pranishëm në konferencë do të jetë edhe kryeprokurori i Barit Roberto Rossi, Drejtori i Antimafias italiane Gjeneral Michele Carbone e përfaqësuesi për Eurojust për Italinë Gianluca Forlani. 

“Së pari uroj të jeni mirë! Në orën 11:30 do të ketë një konferencë të përbashkët për shtyp me autoritetet italiane për operacionin e përbashkët mbi trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Konferenca do të zhvillohet në Sallën e Mbledhjeve të Prokurorisë së Posaçme dhe do t’ju kërkoja të paraqiteni në orën 11:10 qe te mund te hyni dhe te jemi gati per fillimin e perpikte. Për shkak të hapsirave të kufizuara është e pamundur për të pasur me vete kamerat tuaja. Konferenca do të zhvillohet me regji qendrore të RTSH-së nga ku mund të merrni sinjalin ose do t’ju dërgohet nje link, pak para fillimit te konferences. Do të ketë edhe pyetje përgjigje që lidhen vetëm me operacionin”, njoftoi SPAK. 

Ndërkohë bëhet me dije se deri tani janë arrestuar tre persona në Durrës, Fier dhe Vlorë. Një prej të arrestuarve është edhe administratori i një shoqërie transporti autobusësh, Lingor Çombashi. 

Raportohet se urdhërarrest është lëshuar për Ervis Doçin, i cili njihet dhe si “Visi i Pojës. Po ashtu urdhërarrest është caktuar edhe për një avokat në Durrës, Armand Tragaj (ish-sekretar i Këshillit Bashkiak në Durrës), për një ish-punonjës policie, emri i të cilit ende nuk dihet dhe për një person të identifikuar si Orges Molla. Operacioni dhe kontrollet në kuadër të tij vijojnë në disa qytete shqiptare dhe italiane, ndërsa janë sekuestruar pasuri me vlerë miliona euro.

Previous Post

EMRI/ Plagosi për vdekje 19-vjeçarin në Londër, i riu shqiptar shpallet fajtor për vrasje nga pakujdesia 

Next Post

Eksplozivi te “Veliera” në Durrës, policia: Ishte lidhur me një celular të ngjitur me natriban

Next Post
Eksplozivi te “Veliera” në Durrës, policia: Ishte lidhur me një celular të ngjitur me natriban

Eksplozivi te "Veliera" në Durrës, policia: Ishte lidhur me një celular të ngjitur me natriban

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al