Wednesday, May 21, 2025
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Dinamika e ngjarjes/ 24 orë nga atentati mafioz në Durrës, zhduken autorët e pritës ndaj 29-vjeçarit

Editor by Editor
May 21, 2025
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Dinamika e ngjarjes/ 24 orë nga atentati mafioz në Durrës, zhduken autorët e pritës ndaj 29-vjeçarit
0
SHARES
19
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Krismat e një kallashnikovi, një qen që lëviz me shpejtësi duke i ikur zhurmës dhe disa persona që kthehen mbrapsht nga frika e plumbave.

Kjo është pamja që vjen nga një kamera që fiksoi momentin fatal të ekzekutimit të një të riu orëve të para të ditës së djeshme në një lagje të Durrësit. Mbi djalin, që rezultoi të ishte vetëm 29 vjeç, u qëllua në trotuar. Ai kishte tentuar të hynte në një objekt aty pranë, por plumbat e ardhur nga pas shpine nuk ia mundësuan të shpëtonte prej tyre.

U mësua se viktimë e asaj prite fatale ishte Ermir Dedja nga Shijaku. Krimi sipas policisë ka ndodhur afër orës 1 të natës, ndërsa ngjarja u raportua mëngjesin e djeshëm.

Vrasësit, që mendohet të kenë qenë tre persona, u larguan me nga vendi i krimit duke e djegur edhe mjetin me të cilin kryen vrasjen, ndërsa policia nxitoi të “gërryente” në të shkuarën e 29-vjeçarit për të zbuluar “sherret” që kishte kryer. E, dje, në vend që të gjurmoheshin autorët e vrasjes, policia bëri me dije se Ermir Dedja kishte qenë me precedentë kriminal, madje ai i përket edhe një grupi të njohur kriminal që vepron në zonën e Shijakut, Durrësit, e në kohë fushatash shkon në Dibër e deri në Elbasan.

Sipas policisë së Durrësit, Ermir Dedja u qëllua sapo kishte zbritur nga makina, në lagjen ku edhe banonte në qytetin bregdetar. Mësohet se ai fillimisht mbeti i plagosur dhe kanë qenë banorët e zonës në vendin e ngjarjes, të cilët e transportuan në spital, por për shkak të plagëve të marrë 29-vjeçari ndërroi jetë. Po ashtu, mësohet se plumbat e kallashnikovit kanë prekur edhe qendrën shëndetësore, që ndodhej pranë vendit të ngjarjes. Policia ka sekuestruar edhe kamerat e sigurisë të ndodhura në zonë për të hedhur dritë mbi identifikimin dhe më pas kapjen e autorëve. I riu dyshohet se gjatë ditës ka qenë në mbikëqyrje nga autorët, që kanë ndjekur çdo lëvizje të tij. 29-vjeçari Ermir Dedja, me origjinë nga Shijaku mësohet se kishte jetuar kohët e fundit në Gjermani, ku dyshohet se ishte i përfshirë në veprimtari kriminale, por nuk përjashtohet mundësia të jetë i përfshirë edhe në grupet e shumta që veprojnë në Durrës.

Nga dyshimet e para të ekspertëve, por edhe pas këqyrjes së kamerave, është fiksuar se autorët kanë mbikëqyrur zonën për orë me radhë, ndërsa i kanë zënë pritë në rrugicën në të cilën ai lëvizte gjithnjë. Autorët pasi kryen vrasjen, u larguan me shpejtësi nga vendi i ngjarjes me automjetin “Seat”, i njëjti që shfaqet edhe në pamjet e siguruara.

Pak orë më vonë, policia e Vorës e gjeti makinën të djegur në afërsi të Gërdecit, bashkë me armën e krimit, një kallashnikov, të shkrumbuar plotësisht. Hetuesit kanë pak shpresë që përmes saj të zbardhin ngjarjen, pasi provat e mundshme biologjike u shkatërruan nga flakët. E vetmja shpresë mbetet një gjurmim i mundshëm i numrit të shasisë, çka mund t’u japë një drejtim hetimeve, ndërsa targat rezultuan të vjedhura më herët.

Përgjatë së djeshmes, grupi hetimor në Durrës ka të qartë vetëm dinamikën e vrasjes, ndërsa në lidhje me shkaqet dhe autorët e dyshuar ende nuk ka asnjë të dhënë. Edhe pse u tha se dyshohet se viktima kishte probleme me të shkuarën e tij, që dyshohet se ishte pjesë e një prej grupeve më të njohura kriminale në vend, ende nuk është bërë e mundur të shoqërohet asnjë i dyshuar. Policia dhe grupi hetimor kanë kryer një mori shoqërimesh, kryesisht persona që kanë pasur njohje me viktimën si dhe persona që kanë qenë në afërsi të vendit të krimit mesnatën e së hënës. Janë hapur me dhjetëra kamera përgjatë rrugëve të Durrësit e deri në Vorë, vend ku është gjendur i djegur edhe mjeti i autorëve, ndërsa do të jenë familjarët dhe miqtë e afërt të viktimës që mund të ndihmojnë në zbardhjen e krimit të rëndë që i mori jetën 29-vjeçarit.

Previous Post

Parandalohet ngjarja e rëndë kriminale në Patos, 45-vjeçari tenton të vrasë bashkëshorten

Next Post

SPAK godet bandën e Troplinëve/ Masë sigurie për Ervis Doçin, i njohur në Durrës si “Visi i Pojës”

Next Post
Trafik ndërkombëtar droge, pastrim parash dhe shpërdorim detyre/ Lëshohen 52 urdhëarreste në Shqipëri dhe Itali, sekuestrohen pasuri me vlerë miliona euro

SPAK godet bandën e Troplinëve/ Masë sigurie për Ervis Doçin, i njohur në Durrës si "Visi i Pojës"

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Holandë/ Sulm me thikë, disa të plagosur, mes tyre një efektiv policie

Holandë/ Sulm me thikë, disa të plagosur, mes tyre një efektiv policie

May 21, 2025
Vetëvrasja e marokenit pasi u largua nga kampi i Gjadrit, Amnesty International: Modeli Meloni sjell vuajtje dhe vdekje

Vetëvrasja e marokenit pasi u largua nga kampi i Gjadrit, Amnesty International: Modeli Meloni sjell vuajtje dhe vdekje

May 21, 2025
Operacioni ‘Ura’/ Zanafilla e aktivitetit hetimor nisi që nga shtatori 2021! në Itali u bë marrja, fshehja, prerja, paketimi në blloqe dhe transferimi i lëndës narkotike që vinte nga Shqipëria…

Cili gazetar idiot e bëri dhe të nxori edhe ty? Operacioni “Ura”, zbardhen bisedat në Sky Ecc mes shqiptarëve: Më jep kontaktin SKY të KILI-t sepse TANI i Mammuras e dëshiron

AKTUALITET

Holandë/ Sulm me thikë, disa të plagosur, mes tyre një efektiv policie

by Editor
May 21, 2025
0

Disa persona janë plagosur në një sulm me thikë në Holandë. Një oficer policie ishte midis të dëmtuarve, ndërsa të...

Read moreDetails
Vetëvrasja e marokenit pasi u largua nga kampi i Gjadrit, Amnesty International: Modeli Meloni sjell vuajtje dhe vdekje

Vetëvrasja e marokenit pasi u largua nga kampi i Gjadrit, Amnesty International: Modeli Meloni sjell vuajtje dhe vdekje

May 21, 2025
Operacioni ‘Ura’/ Zanafilla e aktivitetit hetimor nisi që nga shtatori 2021! në Itali u bë marrja, fshehja, prerja, paketimi në blloqe dhe transferimi i lëndës narkotike që vinte nga Shqipëria…

Operacioni ‘Ura’/ Zanafilla e aktivitetit hetimor nisi që nga shtatori 2021! në Itali u bë marrja, fshehja, prerja, paketimi në blloqe dhe transferimi i lëndës narkotike që vinte nga Shqipëria…

May 21, 2025
Cili gazetar idiot e bëri dhe të nxori edhe ty? Operacioni “Ura”, zbardhen bisedat në Sky Ecc mes shqiptarëve: Më jep kontaktin SKY të KILI-t sepse TANI i Mammuras e dëshiron

Cili gazetar idiot e bëri dhe të nxori edhe ty? Operacioni “Ura”, zbardhen bisedat në Sky Ecc mes shqiptarëve: Më jep kontaktin SKY të KILI-t sepse TANI i Mammuras e dëshiron

May 21, 2025
VENDIMI/ Në luftë me Rusinë prej tre vitesh! Qeveria zgjat lejet për qëndrimin e ukrainasve në Shqipëri

VENDIMI/ Në luftë me Rusinë prej tre vitesh! Qeveria zgjat lejet për qëndrimin e ukrainasve në Shqipëri

May 21, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Holandë/ Sulm me thikë, disa të plagosur, mes tyre një efektiv policie

Holandë/ Sulm me thikë, disa të plagosur, mes tyre një efektiv policie

May 21, 2025
Vetëvrasja e marokenit pasi u largua nga kampi i Gjadrit, Amnesty International: Modeli Meloni sjell vuajtje dhe vdekje

Vetëvrasja e marokenit pasi u largua nga kampi i Gjadrit, Amnesty International: Modeli Meloni sjell vuajtje dhe vdekje

May 21, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al