Monday, June 15, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Mbyllet numërimi/ Vota sjell luftën brenda llojit, PS gati të bashkëpunojë me të rinjtë, besnikët e Veliajt jashtë kuvendit

Editor by Editor
May 20, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
Mbyllet numërimi/ Vota sjell luftën brenda llojit, PS gati të bashkëpunojë me të rinjtë, besnikët e Veliajt jashtë kuvendit
0
SHARES
44
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pas 9 ditëve ka përfunduar tashmë numërimi i votave të diasporës. 

Elbasani ishte qarku që kërkoi edhe mesditën e së martës së dytë pas zgjedhjeve, për të numëruar kutinë e fundit duke shënuar edhe përmbylljen e një procesi të implementuar për herë të parë.

Përfundimi i procesit nxjerr në pah edhe shpërndarjen e votës se diasporës ku ndërmjet socialistëve dhe demokratëve, diferenca është e dukshme, në çdo tre vota, dy janë për PS dhe një për PD-në.

Kjo epërsi thelloi avantazhin e krijuar nga mazhoranca brenda vendit, ndërsa diaspora shtoi vetëm një deputet më shumë për socialistët në qarkun e Vlorës, duke finalizuar rezultatin në 83 mandate parlamentare.

Bie në sy që grupimi i Erion Veliajt pothuajse ka ngelur jashtë kuvendit, pasi emra si Etjen Xhafaj, Toni Gogu etj nuk morën dot votat e nevojshme. 

Ndërkohë Veliaj ndodhet në burg dhe hetimet ndaj tij vazhdojnë, duket tashmë se dhe pesha e tij në PS shkon në zero. 

Por nëse impakti i garës mes partive ishte minimal, ndërmjet kandidatëve vota e diasporës rezultoi përcaktuese. I pari ishte Isuf Çela nga demokratët në Kukës që falë preferencave nga jashtë vendit spostoi Shkëlqim Shehun duke marrë mandatin e dytë në këtë qark për opozitën.

Në Lezhë Admir Kadeli i PS-së ktheu rezultatin e Marjeta Nelit, e cila deri në mbrëmjen e së hënës e mendonte veten deputete të Kuvendit.

Historia u përsërit edhe në Tiranë ndërmjet Olta Xhaçkës dhe Blerina Gjylametit, ku ish-ministrja e Jashtme përmbysi votat brenda vendit dhe krijoi një avantazh prej 140 votash duke i rrëmbyer mandatin koleges.

Këto festa sollën edhe hatërmbetje ku pesë socialistë iu drejtuan KQZ për pamje filmike, veprim të cilin i deleguari i PS-së për diasporën, Taulant Balla e konsideroi të panevojshme. Pas porosisë së ngjashme edhe të Edi Ramës, mesazhi duket se po dëgjohen dhe kërkesat për pamje filmike nuk po zbatohen.

Ndërkohë PS i lë derën hapur forcave të reja opozitare për të trajtuar në Parlamentin e ardhshëm shqetësimet e tyre mbi Kodin Zgjedhor.

KQZ pritet të vijojë me miratimin e rezultateve paraprake, akt i cili i hap rrugën ankimeve institucionale, ku Partia Demokratike është shprehur se nuk e njeh procesin zgjedhor duke e konsideruar një farsë. 

Previous Post

U vra nga ish i dashuri, Ilaria Sula do të festonte ditëlindjen e 23-të, Mark Samson nuk pranon caktimin e avokatit Fabrizio Gallo

Next Post

Tiranë/ Aksidentohen dy makina, njëra përmbyset në rrugë

Next Post
Tiranë/ Aksidentohen dy makina, njëra përmbyset në rrugë

Tiranë/ Aksidentohen dy makina, njëra përmbyset në rrugë

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al