Monday, May 11, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home Uncategorized

E rëndë në Gjermani/ 46-vjeçari shqiptar plagos tre persona, mes tyre edhe një 11-vjeçare, shkak zhurma që po bënin fëmijët në hyrje të banesës

Editor by Editor
May 20, 2025
in Uncategorized
0
E rëndë në Gjermani/ 46-vjeçari shqiptar plagos tre persona, mes tyre edhe një 11-vjeçare, shkak zhurma që po bënin fëmijët në hyrje të banesës
0
SHARES
11
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

GJERMANI- Një ngjarje e rëndë tronditi qytetin gjerman të Halle (Saale) të dielën në mesditë, ku një shqiptar i Kosovës goditi me thikë disa persona përpara një ndërtese banimi në zonën e njohur si Magistrale. Policia atje ka dalë me detaje të reja për ngjarjen.

Sipas informacioneve zyrtare nga policia gjermane, tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e sulmit. Mes të plagosurve është edhe një vajzë 11-vjeçare. Autoritetet thanë se të plagosurit janë një burrë 29-vjeçar me plagë të rënda, një burrë tjetër 47-vjeç me lëndime të lehta dhe një vajzë e mitur që fatmirësisht ka pësuar vetëm plagë të lehta me prerje. Të tre janë dërguar me urgjencë në spital për trajtim mjekësor.

Sipas raportimeve të para, sulmit i ka paraprirë një debat, ku dyshohet se shkak ka qenë zhurma që po bënin fëmijët në hyrje të banesës. Dëshmitarë okularë të cituar nga gazeta “Mitteldeutsche Zeitung” thanë se sulmuesi ka dalë nga banesa dhe ka goditur me një thikë të gjatë disa fëmijë që ishin ulur para hyrjes.

Autori i dyshuar është një 46-vjeçar nga Kosova, i cili u arrestua pak minuta pas ngjarjes nga policia. Ai ndodhet aktualisht në paraburgim, ndërsa hetimet vazhdojnë për të sqaruar rrethanat e sakta të incidentit, si dhe llojin e mjetit të përdorur në sulm.

Policia është duke kryer ekspertiza në vendin e ngjarjes dhe kanë vendosur disa markime për mbledhjen e provave materiale. Pamjet nga vendi tregojnë praninë e forcave të shumta policore dhe njësive të emergjencës.

Ngjarja ka shkaktuar tronditje në komunitetin lokal, veçanërisht për shkak se në shënjestër ishin fëmijë. Autoritetet kanë premtuar zbardhje të plotë të rastit dhe shtim të masave për sigurinë në lagje.

Previous Post

Atentati në Durrës, zbardhen dy pistat e hetimit të vrasjes së Ermir Dedjas

Next Post

“Një plumb e zgjidh”/ Bashkëshorti i Osmanit reagon ashpër: Presidentja po merr dhjetëra kërcënime me jetë! Kur institucionet heshtin, dhuna natyrshëm që flet

Next Post
“Një plumb e zgjidh”/ Bashkëshorti i Osmanit reagon ashpër: Presidentja po merr dhjetëra kërcënime me jetë! Kur institucionet heshtin, dhuna natyrshëm që flet

“Një plumb e zgjidh"/ Bashkëshorti i Osmanit reagon ashpër: Presidentja po merr dhjetëra kërcënime me jetë! Kur institucionet heshtin, dhuna natyrshëm që flet

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al