Tuesday, May 20, 2025
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Gara e partive në qarqe: PD humbi më shumë votues në Elbasan dhe Fier, PS në Kukës e Berat

Editor by Editor
May 20, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
Gara e partive në qarqe: PD humbi më shumë votues në Elbasan dhe Fier, PS në Kukës e Berat
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË- Partia Socialiste ka arritur që të marrë 733,727 vota brenda vendit gjatë zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2025, sipas të dhënave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, që tashmë ka numëruar 5217 kuti, nga 5,225 në total.

Në krahasim me zgjedhjet e vitit 2021, Partia Socialiste ka humbur rreth 34 mijë votues, me një rënie prej 4.5%. Kjo Parti fitoi zgjedhjet duke marrë 52.14% të votave të brendshme dhe 61.15% të emigrantëve, që votuan për herë të parë këtë vit, me një total prej 53.26%, që i dhanë asaj 83 mandate.

Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore, një koalicion mes Partisë Demokratike dhe 25 partive të tjera, përfshirë dhe Partinë e Lirisë (ish LSI), ka marrë 480,225 vota në zgjedhjet e 2025-s, duke humbur gati 140 mijë votues, me një rënie prej 22.5%.

PD mori 34.27% të votave të brendshme dhe 23.54% të emigrantëve, me një mesatare prej 32.93%, që i prodhuan 50 mandate.

Nëse krahasimi bëhet duke mbledhur votat e PD dhe LSI në 2021-n, (PD ishte në koalicion me 13 parti në tjera me siglën Partia Demokratike-Aleanca për ndryshim, ndërkohë që LSI garoi më vete në atë kohë), ato morën në 2021 rreth 729 mijë vota (107 mijë vota i mori LSI).

Duke pasur parasysh që Partia e Lirisë (ish LSI) ishte brenda koalicionit në 2025-s, këto dy parti së bashku kanë humbur 247 mijë votues, me një rënie prej gati 40% në krahasim me zgjedhjet e 2021-t.

Elbasani dhe Fieri, qarqet ku PD u tkurr më shumë

Partia Demokratike (pa përfshirë LSI) ka humbur votues në të gjitha qarqet. Më e thellë rënia ka qenë në qarkun e Fierit, me 25 mijë votues më pak, me një tkurrje prej 40%.

Qarku i dytë me humbjen më të fortë është Elbasani, me 18 mijë votues më pak, me një reduktim prej 32.6%. Më pas vijon Korça, ku numri i votuesve është ulur me 27% (-17 mijë votues). Në të gjitha qarqet, PD ka shënuar rënie dy shifrore. Më e ulët tkurrja është në Tiranë me 17% më pak (-31 mijë votues).

Duke mbledhur dhe votat e LSI-së, rënia më e fortë në përqindje vijon të mbetet Fieri (-48%), e ndjekur nga Gjirokastra (-41%), Elbasani (-39%), Korça (38%). Tkurrja më e vogël është në Kukës (-21%), ku LSI pothuajse nuk kishe elektorat në 2021-n.

Partia Socialiste ka arritur që të rrisë votuesit në katër qarqe, Shkodër (+15%), ose 4.5 mijë votues më shumë; Dibër me 11.8% (+3.4 mijë votues); Fier me 5.9%, ose 5.4 mijë votues shtesë, dhe Lezha me një rritje minimale prej 1.1% të votuesve në krahasim me zgjedhjet e 2021.

Humbjen më të madhe të votuesve PS e kishte në Kukës me 20% më pak (-2.9 mijë votues); Berat, me rënie 13% (-5.5 mijë votues) dhe Vlorë (-9.8%, ose 5.8 mijë më pak). PS kishte gati 19 mijë votues më pak dhe në Tiranë, me një rënie prej 8.3%./MONITOR

Previous Post

Nga siguria dhe mbrotja te peshkimi, çfarë përmban marrëveshja mes Britanisë dhe BE-së?

Next Post

“Faleminderit që iu bashkuat trenit të fitores,” Rama mesazh emigrantëve: Mesazh i fuqishëm i shumicës! Do të na bëjë më të përkushtuar për Shqipërinë 2030 në BE

Next Post
“Faleminderit që iu bashkuat trenit të fitores,” Rama mesazh emigrantëve: Mesazh i fuqishëm i shumicës! Do të na bëjë më të përkushtuar për Shqipërinë 2030 në BE

"Faleminderit që iu bashkuat trenit të fitores," Rama mesazh emigrantëve: Mesazh i fuqishëm i shumicës! Do të na bëjë më të përkushtuar për Shqipërinë 2030 në BE

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
“Kam bërë mjaftueshëm”, Elon Musk planifikon të ulë donacionet e tij politike

“Kam bërë mjaftueshëm”, Elon Musk planifikon të ulë donacionet e tij politike

May 20, 2025
Shkreli: Beci nis hakmarrjen politike, shkarkon demokratët dhe i zëvendëson me patronazhistët

Shkreli: Beci nis hakmarrjen politike, shkarkon demokratët dhe i zëvendëson me patronazhistët

May 20, 2025
EMRAT/ Kush janë bosët e krimit në shënjestër të aksionit të SPAK

“U përgjuan teksa flisnin për vota!” SPAK “aksion” në Klos për krimet zgjedhore, sekuestrohen celularët e 3 drejtorëve

May 20, 2025

PD-ASHM, kërkesë urgjente KQZ-së për mos certifikim të rezultatit të votave të diasporës

May 20, 2025
“Kam bërë mjaftueshëm”, Elon Musk planifikon të ulë donacionet e tij politike
AKTUALITET

“Kam bërë mjaftueshëm”, Elon Musk planifikon të ulë donacionet e tij politike

by Editor
May 20, 2025
0

Miliarderi Elon Musk ka thënë se pret të ulë donacionet e tij politike, një ndryshim i madh nga figura që...

Read moreDetails
Shkreli: Beci nis hakmarrjen politike, shkarkon demokratët dhe i zëvendëson me patronazhistët

Shkreli: Beci nis hakmarrjen politike, shkarkon demokratët dhe i zëvendëson me patronazhistët

May 20, 2025
EMRAT/ Kush janë bosët e krimit në shënjestër të aksionit të SPAK

“U përgjuan teksa flisnin për vota!” SPAK “aksion” në Klos për krimet zgjedhore, sekuestrohen celularët e 3 drejtorëve

May 20, 2025

PD-ASHM, kërkesë urgjente KQZ-së për mos certifikim të rezultatit të votave të diasporës

May 20, 2025
“Firmosa urdhrin!” Meta: Të analizohet rezultati i zgjedhjeve në Qarkun Tiranë për të verifikuar punën dhe rolin e gjithsecilit

“Firmosa urdhrin!” Meta: Të analizohet rezultati i zgjedhjeve në Qarkun Tiranë për të verifikuar punën dhe rolin e gjithsecilit

May 20, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

“Kam bërë mjaftueshëm”, Elon Musk planifikon të ulë donacionet e tij politike

“Kam bërë mjaftueshëm”, Elon Musk planifikon të ulë donacionet e tij politike

May 20, 2025
Shkreli: Beci nis hakmarrjen politike, shkarkon demokratët dhe i zëvendëson me patronazhistët

Shkreli: Beci nis hakmarrjen politike, shkarkon demokratët dhe i zëvendëson me patronazhistët

May 20, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al