Sunday, March 22, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Zgjedhjet e 11 majit/ Të dhënat: Sa u zbrazën qarqet nga votuesit në krahasim me vitin 2021

Editor by Editor
May 15, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
Zgjedhjet e 11 majit/ Të dhënat: Sa u zbrazën qarqet nga votuesit në krahasim me vitin 2021
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANA- Zgjedhjet parlamentare të majit 2025 treguan se numri i votuesve brenda vendit u reduktua me 200 mijë persona në krahasim me zgjedhjet e vitit 2021. Të dhënat zyrtare nga KQZ referojnë se votuesit e brendshëm kishin rënie të fortë në Qarkun e Beratit me 17%, e ndjekur nga Korça, Elbasani dhe Gjirokastra me rënie 16%. Këto qarqe prej vitesh po përjetojnë kombinimin të faktorëve të emigracionit të vazhdueshëm dhe plakjes së popullsisë, duke reduktuar bazën e votuesve rezidentë.

Rënia ka si faktor kryesor emigracionin, pasi sipas të dhënave të Eurostat, në vitet 2022 dhe 2023 kishin emigruar nga Shqipëria në vendet e BE-së rreth 100 mijë persona. Nga gjithsej 1,661,176 votues brenda vendit në vitin 2021, këtë vit, në kutitë e votimit u paraqitën 1,461,899 qytetarë ose ‑12 % në nivel kombëtar. Tirana është qarku me peshën më të madhe me rreth 449, 667 votues më 2025, me rënie 7,8 % në krahasim me 2021. Me gjithë rënien, Tirana përfaqëson 30,8% të elektoratit aktiv nga 29,4% në 2021, duke forcuar rolin vendimtar të kryeqytetit.

Në qarqet e tjera të mëdha Fier, Durrës dhe Elbasan, rënia ishte dyshifrore (shiko grafikun e mëposhtëm). Këto qarqe humbën së bashku mbi 70 000 votues. Në qarqet e Veriut, Kukës, rënia ishte 10%, Në Lezhë 9.3%, në Dibër rreth 10% dhe në Shkodër 15%. Kukësi ka rënie më të ulët pasi ka pësuar valë të fortë emigracioni para 2021, ndërsa në qarqet e tjera, si Shkodra, ikja e popullsisë ka qenë konstante. Sipas të dhënave të Cens 2023, Shkodra ishte qarku me rënien më të madhe të popullsisë në krahasim me 2011.

Numri i votuesve nuk lidhet plotësisht me numrin e popullsisë mbi 18 vjeç, pasi shumë persona nuk kanë mundur ose nuk kanë dashur marrin pjesë në votime. Popullsia e vendit është një tregues dinamik që ndryshon në bazë të lindjeve, vdekjeve, emigracionit etj., por krahasimi i dy të dhënave fikse mbi numrin e votuesve tregon një trend rritës të tkurrjes së popullsisë në vend. Sondazhet kanë treguar mosbesim të lartë të të rinjve ndaj ofertës partiake, duke bërë që shumë prej tyre të mos marrin pjesë në zgjedhje. Kjo tendencë mund të jetë rritur më tej më 2025.

Faktorët ekonomikë gjithashtu me rritjen e kostos së jetesës dhe mungesa e incentivave sociale ulën interesin për pjesëmarrje në votime. Migrimi i brendshëm i paregjistruar e shton hendekun midis listave dhe realitetit duke bërë që qytetarët figurojnë por nuk votojnë. Lodhja politike dhe mungesa e alternativave konsiderohet si arsye tjetër që po pakëson votuesit, duke shtuar mosbesimin se vota sjell ndryshim real.

Nëse tendenca nuk frenohet, partitë do të përballen me një elektorat gjithnjë e më të vogël dhe më të përqendruar në kryeqytet, ndërsa legjitimicteti i proceseve zgjedhore do të varet gjithnjë e më shumë nga përfshirja reale e diasporës dhe përditësimi i regjistrave civilë./ Monitor

Previous Post

“Fitorja absolute e PS”/ Analiza e BIRN: Më pak vota, më shumë mandate

Next Post

E denoncoi opozita, por çfarë është fenomeni i njohur si “treni bullgar” dhe si manipulohet vota?

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Protesta intensifikohet, hedhje të vazhdueshme molotovësh, zona rreth Xhamisë së Namazgjasë mbushet me tym.

Protesta intensifikohet, hedhje të vazhdueshme molotovësh, zona rreth Xhamisë së Namazgjasë mbushet me tym.

March 22, 2026
Sulmi me molotov dhe përplasje me policinë, autoritetet fillojnë shoqërimin e protestuesve.

Sulmi me molotov dhe përplasje me policinë, autoritetet fillojnë shoqërimin e protestuesve.

March 22, 2026
Modelja shqiptare bën hat-trick në stadiumin Karaiskakis të Olympiacos, prezenca e saj ishte “goli” i vetëm i ndeshjes.

Modelja shqiptare bën hat-trick në stadiumin Karaiskakis të Olympiacos, prezenca e saj ishte “goli” i vetëm i ndeshjes.

March 22, 2026
PD hedh molotovë ndaj institucioneve, Balla reagon: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar.

AKTUALITET

Protesta intensifikohet, hedhje të vazhdueshme molotovësh, zona rreth Xhamisë së Namazgjasë mbushet me tym.

by timoni.al
March 22, 2026
0

Protestat në zonën pranë Xhamisë së Namazgjasë janë përshkallëzuar ndjeshëm, pasi grupi i protestuesve ka intensifikuar hedhjen e molotovëve. Kjo...

Read moreDetails
Sulmi me molotov dhe përplasje me policinë, autoritetet fillojnë shoqërimin e protestuesve.

Sulmi me molotov dhe përplasje me policinë, autoritetet fillojnë shoqërimin e protestuesve.

March 22, 2026
Modelja shqiptare bën hat-trick në stadiumin Karaiskakis të Olympiacos, prezenca e saj ishte “goli” i vetëm i ndeshjes.

Modelja shqiptare bën hat-trick në stadiumin Karaiskakis të Olympiacos, prezenca e saj ishte “goli” i vetëm i ndeshjes.

March 22, 2026
PD hedh molotovë ndaj institucioneve, Balla reagon: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar.

PD hedh molotovë ndaj institucioneve, Balla reagon: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar.

March 22, 2026
Barcelona në fushë me… Ronaldinhon; lojtarët e klubit me fanellat e nostalgjisë që bartin emrin e legjendës braziliane.

Barcelona në fushë me… Ronaldinhon; lojtarët e klubit me fanellat e nostalgjisë që bartin emrin e legjendës braziliane.

March 22, 2026

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Protesta intensifikohet, hedhje të vazhdueshme molotovësh, zona rreth Xhamisë së Namazgjasë mbushet me tym.

Protesta intensifikohet, hedhje të vazhdueshme molotovësh, zona rreth Xhamisë së Namazgjasë mbushet me tym.

March 22, 2026
Sulmi me molotov dhe përplasje me policinë, autoritetet fillojnë shoqërimin e protestuesve.

Sulmi me molotov dhe përplasje me policinë, autoritetet fillojnë shoqërimin e protestuesve.

March 22, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al