Saturday, March 21, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

GRAFIKU/ Si votuan shqiptarët brenda vendit në 2021 dhe 2025, rreth 200 mijë më pak votues

Editor by Editor
May 14, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
GRAFIKU/ Si votuan shqiptarët brenda vendit në 2021 dhe 2025, rreth 200 mijë më pak votues
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka numëruar deri tani 5213 qendra votimi, ose 99.8% të totalit për votimet që u realizuan brenda vendit, teksa numërimi pothuajse është mbyllur.

Partia Socialiste kryeson me 52.17% të votave. Nga votat e diasporës të numëruara deri tani (rreth gjysma), Partia Socialiste ka 54.24% të votave. Deri tani PS ka 52.27% të votave gjithsej, ose 83 mandate, sipas tabelës së KQZ-së.

Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore është e dyta, me 34.26% të votave brenda vendit dhe 28.38% të votave të emigrantëve. Deri tani Partia demokratike ka 50 mandate.

Partia Social Demokrate është forca e tretë më e madhe me 3 mandate, duke marrë 3.26% të votave gjithsej, deri tani.

Partia Mundësia ka dy mandate, me 3.08% të votave gjithsej.

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet ndonëse është e treta për numër votash, pas PS e PD, ka deri tani vetëm një mandat për shkak të shpërndarjes së votave në të gjitha qarqet. Kjo parti ka marrë 3.5% të votave të brendshme dhe 8.47% të diasporës, ose 3.78% të votave gjithsej.

1 mandat ka dhe Lëvizja Bashke, me 1.5% të votave në total.

Si është votuar brenda vendit në 2021 dhe 2025

Kur janë numëruar gati 99% e qendrave të votimit, gjithsej (përfshirë dhe votat e pavlefshme) kanë votuar rreth 1.46 milionë persona në vend (pa përfshirë votat e emigrantëve), nga 1.66 milionë në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2021, ose rreth 200 mijë persona më pak, me një rënie prej 12%, kryesisht si rrjedhojë e emigracionit, ku vlerësohet se vendit i ikin rreth 50 mijë persona në vit, nga të dhënat indrekte nga Eurostat.

Partia Socialiste, ndonëse numri i votuesve ka rënë me rreth 200 mijë, ka arritur të ruajë elektoratin e vend, duke marrë deri tani 733 mijë vota, nga 768 mijë në zgjedhjet e kaluara, ose rreth 35 mijë vota më pak. Megjithatë sistemi i ri proporcional rajonal i jep kësaj partie shumë më tepër mandate se në 2021-n, kur me të njëjtin numër votash mori 74 mandate.

Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore, një koalicion mes Partisë Demokratike dhe 25 partive të tjera, përfshirë dhe Partinë e Lirisë (ish LSI), ka shënuar rënien më të madhe në raport me zgjedhjet e 2021-t, kur PD ishte në koalicion me 13 parti në tjera me siglën Partia Demokratike-Aleanca për ndryshim, ndërkohë që LSI ishte më vetë në atë kohë.

Në vitin 2021, Partia Demokratike me aleatët e saj mori 622 mijë vota, ndërsa në 2025-n, koalicioni i PD-së ka marrë rreth 482 mijë vota, ose 140 mijë vota më pak, me një rënie prej 22%. Në vitin 2021, aleanca e PD-së mori 59 mandate.

Ndërkohë në 2021-n, LSI si e vetme kishte marrë 107 mijë vota dhe 4 mandate.

Partia Socialdemokrate ka marrë rreth 48 mijë vota në zgjedhjet e 2025-s, me një rritje prej 33%, por numri i mandateve ka mbetur i njëjtë si në 2021, me 3 të tilla.

Koalicioni Nisma Shqipëria bëhet ka shënuar rritjen më të madhe në raport me vetveten, (në 2021 kandidoi si Nisma Thurje). Brenda vendit Nisma Shqipëria bëhet ka marrë gati 50 mijë vota, ose pesë herë më shumë se në 2021-n, kur mori 10 mijë vota. Megjithatë kjo parti ka deri tani vetëm një mandat.

Partia Mundësia, një parti e re e krijuar nga Agron Shehaj, që më parë ishte anëtar i partisë Demokratike ka marrë mbi 43 mijë vota dhe dy mandate në Tiranë.

Lëvizja Bashkë, një tjetër parti e re e Arlind Qorrit ka marrë 20.2 mijë vota dhe një mandat.

Partia Koalicioni Euroatlantik, e krijuar nga Lulzim Basha, ish kreu i partisë Demokratike ka marrë rreth 19 mijë vota, por pa arritur të marrë një mandat.

Katër partitë e tjera (Koalicioni Djathtas për Zhvillim; Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare; Lëvizja Atdheu; Partia Aleanca Demokracia e Re) kanë marrë së bashku rreth 11 mijë vota.

Deri tani kanë rezultuar rreth 55.4 mijë vota të pavlefshme, me një rënie prej 33% në krahasim me 2021-n, kur kishte 83 mijë vota të pavlefshme./ Monitor

Previous Post

Von der Leyen uron Ramën për fitoren: Nën udhëheqjen tuaj, Shqipëria ka bërë përparime të mëdha drejt Bashkimit tonë

Next Post

SPAK dhe BKH aksion në Shkodër, disa të shoqëruar për krime zgjedhore

Next Post
SPAK dhe BKH aksion në Shkodër, disa të shoqëruar për krime zgjedhore

SPAK dhe BKH aksion në Shkodër, disa të shoqëruar për krime zgjedhore

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Pas triumfit ndaj Cagliarit, Conte: Askush s’ka fuqinë të na ndalë nga shikimi drejt së ardhmes.

Pas triumfit ndaj Cagliarit, Conte: Askush s’ka fuqinë të na ndalë nga shikimi drejt së ardhmes.

March 20, 2026
Senegali depoziton trofeun e Kupës së Afrikës në një bazë ushtarake për ta mbrojtur... nuk planifikon ta dorëzojë.

Senegali depoziton trofeun e Kupës së Afrikës në një bazë ushtarake për ta mbrojtur… nuk planifikon ta dorëzojë.

March 20, 2026
Premier League/Gjithçka e ndodhur në ndeshjen Bournemouth-Manchester United, por asnjë skuadër nuk e fitoi atë.

Premier League/Gjithçka e ndodhur në ndeshjen Bournemouth-Manchester United, por asnjë skuadër nuk e fitoi atë.

March 20, 2026
Britania miratoi kërkesën e SHBA-ve për përdorimin e bazave të saj në operacione ushtarake kundër Iranit, Teherani: Vendimi i Starmer rrezikon sigurinë e britanikëve.

AKTUALITET

Pas triumfit ndaj Cagliarit, Conte: Askush s’ka fuqinë të na ndalë nga shikimi drejt së ardhmes.

by timoni.al
March 20, 2026
0

Napoli fitoi ndaj Cagliarit këtë të premte, duke u ngjitur në vendin e dytë të klasifikimit me një distancë prej...

Read moreDetails
Senegali depoziton trofeun e Kupës së Afrikës në një bazë ushtarake për ta mbrojtur... nuk planifikon ta dorëzojë.

Senegali depoziton trofeun e Kupës së Afrikës në një bazë ushtarake për ta mbrojtur… nuk planifikon ta dorëzojë.

March 20, 2026
Premier League/Gjithçka e ndodhur në ndeshjen Bournemouth-Manchester United, por asnjë skuadër nuk e fitoi atë.

Premier League/Gjithçka e ndodhur në ndeshjen Bournemouth-Manchester United, por asnjë skuadër nuk e fitoi atë.

March 20, 2026
Britania miratoi kërkesën e SHBA-ve për përdorimin e bazave të saj në operacione ushtarake kundër Iranit, Teherani: Vendimi i Starmer rrezikon sigurinë e britanikëve.

Britania miratoi kërkesën e SHBA-ve për përdorimin e bazave të saj në operacione ushtarake kundër Iranit, Teherani: Vendimi i Starmer rrezikon sigurinë e britanikëve.

March 20, 2026
Brajan Gruda, shqiptar nga Gjermania, shënon dy gola në fitoren 5-0 të Leipzigut ndaj Hoffenheimit.

Brajan Gruda, shqiptar nga Gjermania, shënon dy gola në fitoren 5-0 të Leipzigut ndaj Hoffenheimit.

March 20, 2026

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Pas triumfit ndaj Cagliarit, Conte: Askush s’ka fuqinë të na ndalë nga shikimi drejt së ardhmes.

Pas triumfit ndaj Cagliarit, Conte: Askush s’ka fuqinë të na ndalë nga shikimi drejt së ardhmes.

March 20, 2026
Senegali depoziton trofeun e Kupës së Afrikës në një bazë ushtarake për ta mbrojtur... nuk planifikon ta dorëzojë.

Senegali depoziton trofeun e Kupës së Afrikës në një bazë ushtarake për ta mbrojtur… nuk planifikon ta dorëzojë.

March 20, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al