TIRANA– Kryeministri Edi Rama ka bërë një reagim në rrjetet sociale pas thuajse përfundimit të numërimit të votave brenda vendit teksa forca e tij politike rezulton fituese duke marrë 83 mandate.
Ai paralajmëron daljen e tij me një deklaratë pasditen e sotme në orën 19:00 në sheshin “Skënderbej”. Rama thotë se s’po gjen dot fjalët për të shqiptuar dhe se falenderon përgjunjësisht për besimin.
“MIRËMËNGJES dhe duke ju rrëfyer se s’po i gjej dot fjalët për të shqiptuar sonte në 7 në Sheshin Skënderbej, ju falenderoj përgjunjësisht për besimin e patregueshëm e ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fediramaal%2Fposts%2Fpfbid0dTKiuhMreE51NiiwNQrsthT2y4ZM2KVjwQgkYiT5viUQxkhSdcJtvadmBe2EfGnul&show_text=true&width=500















