Sunday, November 16, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Konstituimi i Kuvendit të Kosovës, vijon ngërçi, dështon seanca e 15-të

Editor by Editor
May 13, 2025
in AKTUALITET, KOSOVA, KRYESORE, Lajmi Fundit, Rajoni, Vendi
0
Konstituimi i Kuvendit të Kosovës, vijon ngërçi, dështon seanca e 15-të
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

KOSOVA- Për të pesëmbëdhjetën herë me radhë, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar të martën ta konstituojnë përbërjen e nëntë parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e shkurtit. Ligjbërësit refuzuan për të shtatën herë rresht që ta formonin një komision për mbikëqyrjen e një votimi të fshehtë për kreun e ri të organit ligjvënës – sipas një propozimi të bërë më 1 maj nga kryesuesi i seancës, Avni Dehari, pasi e propozuara e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, nuk arriti në disa votime t’i merrte 61 votat e nevojshme për t’u konfirmuar në post.

Dështimi i radhës ndodhi një ditë pasi Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dërgoi në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës çështjen e votimit të fshehtë për kryetarin e Kuvendit të Kosovës. Kërkesa për “interpretim të ndryshimit të votimit në mes të procedurave për zgjedhjen e kryeparlamentarit”, e paraqitur nga deputetë nga radhët e AAK-së, u mbështet edhe nga deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK). Në vazhdimin e seancës konstituive, më 13 maj, PDK-ja, LDK-ja, AAK-ja dhe Lista Serbe refuzuan sërish që ta propozonin një përfaqësues që do të siguronte mbarëvajtjen e votimit të fshehtë.

Deputetë të partive që në legjislaturën e kaluar ishin në opozitë thonë se është jokushtetuese mënyra se si LVV-ja po tenton që kryeparlamentari të votohet përmes formës së fshehtë. Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, i ka bërë thirrje Gjykatës Kushtetuese të vendosë “një pezullim të përkohshëm, një masë të përkohshme për ndalim të mbajtjes së seancave, derisa me prioritet ta trajtojë këtë lëndë dhe ta marrë një vendim”.

Seanca konstituive do të vazhdojë të enjten e 15 majit, në orën 10:00. Deri më tani, deputetët kanë kaluar vetëm dy pika të agjendës së seancës konstituive: raportin e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe atë të betimit të deputetëve. Por, procesi ka ngecur te pika e tretë: zgjedhja e kryeparlamentarit. Haxhiu e LVV-së po konsiderohet si figurë përçarëse nga dy parti parlamentare: PDK-ja dhe AAK-ja.

Këto dy subjekte kanë kërkuar që LVV-ja të nxjerrë emër tjetër për kryeparlamentar. LDK-ja, ndërkaq, ka thënë se nuk ka vota për asnjë të propozuar të LVV-së për postin e kryeparlamentarit. Propozimi për kryeparlamentar është e drejtë ekskluzive e fitueses së zgjedhjeve, LVV-së, e cila ngul këmbë se Haxhiu e meriton të zgjidhet dhe, ndonëse ka kërkuar marrëveshje politike me partitë e tjera, e ka përjashtuar mundësinë të sjellë kandidat tjetër pos saj.

Ndërkohë, Presidenca e Kosovës bëri të ditur më 12 maj se presidentja Vjosa Osmani do të nisë nga 15 maji konsultime me partitë politike, në përpjekje për të zhbllokuar ngërçin në Kuvend. Deputetët duhet ta zgjedhin kryetarin dhe pesë nënkryetarët për ta konstituuar përfundimisht Kuvendin e ri. Vetëm pas konstituimit të Kuvendit mund të formohet Qeveria e re./ REL

Previous Post

Përfundon numërimi i kutive të votimit në Lushnje/ PS kryeson me 64.68 %, ndiqet nga PD me 25.95 %

Next Post

Zgjedhjet parlamentare/ Nis numërimi i votave preferenciale në Tiranë, Tabaku futet në Kuvend, ikën Erald Kapri i Mundësisë

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Asistenti i parë nga Budapesti: Hungaria e thotë lamtumirë ëndrrës për Botëror, ndërsa Shqipëria afrohet drejt vazon së dytë

Asistenti i parë nga Budapesti: Hungaria e thotë lamtumirë ëndrrës për Botëror, ndërsa Shqipëria afrohet drejt vazon së dytë

November 16, 2025
Portugalia shënon një fitore të madhe 9-1 pa Ronaldon, duke afruar kualifikimin për Botërorin 2026.

Portugalia shënon një fitore të madhe 9-1 pa Ronaldon, duke afruar kualifikimin për Botërorin 2026.

November 16, 2025
MotoGP përfundon me triumfin e Bezzechit në Valencia.

MotoGP përfundon me triumfin e Bezzechit në Valencia.

November 16, 2025
Papa takim me yjet e Hollywoodit: Apel për kineastët të trajtojnë temat e vështira të aktualitetit.

KRYESORE

Asistenti i parë nga Budapesti: Hungaria e thotë lamtumirë ëndrrës për Botëror, ndërsa Shqipëria afrohet drejt vazon së dytë

by timoni.al
November 16, 2025
0

Hungaria ka përjetuar një disfatë të papritur në fundin e takimit ndaj Irlandës, e cila arriti të përmbysë rezultatin nga...

Read moreDetails
Portugalia shënon një fitore të madhe 9-1 pa Ronaldon, duke afruar kualifikimin për Botërorin 2026.

Portugalia shënon një fitore të madhe 9-1 pa Ronaldon, duke afruar kualifikimin për Botërorin 2026.

November 16, 2025
MotoGP përfundon me triumfin e Bezzechit në Valencia.

MotoGP përfundon me triumfin e Bezzechit në Valencia.

November 16, 2025
Papa takim me yjet e Hollywoodit: Apel për kineastët të trajtojnë temat e vështira të aktualitetit.

Papa takim me yjet e Hollywoodit: Apel për kineastët të trajtojnë temat e vështira të aktualitetit.

November 16, 2025
Misteri rreth Ministrit të Jashtëm rus: A e ka përjashtuar Putini aleatin e tij më të afërt nga Kremlini?

Misteri rreth Ministrit të Jashtëm rus: A e ka përjashtuar Putini aleatin e tij më të afërt nga Kremlini?

November 16, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Asistenti i parë nga Budapesti: Hungaria e thotë lamtumirë ëndrrës për Botëror, ndërsa Shqipëria afrohet drejt vazon së dytë

Asistenti i parë nga Budapesti: Hungaria e thotë lamtumirë ëndrrës për Botëror, ndërsa Shqipëria afrohet drejt vazon së dytë

November 16, 2025
Portugalia shënon një fitore të madhe 9-1 pa Ronaldon, duke afruar kualifikimin për Botërorin 2026.

Portugalia shënon një fitore të madhe 9-1 pa Ronaldon, duke afruar kualifikimin për Botërorin 2026.

November 16, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al