TIRANË- Shqiptarët dje dhanë verdiktin e tyre për qeverinë që do ti drejtojë në 4 vitet e ardhshme. Tashmë mbetet që ky verdikt të kthehet në shifra nga procesi i numërimit që ka nisur dje pas përfundmit të procesit të votimit.
Në të gjithë vendin po numërohen kutitë ndërsa nga të dhënat e deritanishme ka filluar të marrë formë edhe parlamenti i ri. Nga të dhënat zyrtare të KQZ, projeksionet tregojnë se deri tani PS renditet të fitojë 83 mandate deputeti, ndërsa Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore 51 mandate deputeti.
E treta renditet Partia Social Demokrate, e cila deri më tani parashikon 3 mandate. Më pas vjen Nisma Shqipëria Bëhet, e cila deri më tani parashikohet të marr të paktën një mandat, më pas Lëvizja Bashkë dhe Partia Mundësa po ashtu me nga 1 mandat.















