Saturday, May 10, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Dështimet seancë pas seance, Kurti: Kuvendi duhet të konstituohet nga të gjitha partitë, Haxhiu mbetet kandidatja jonë! Nuk ka krizë në Kosovë

Editor by Editor
May 10, 2025
in AKTUALITET, KOSOVA, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Dështimet seancë pas seance, Kurti: Kuvendi duhet të konstituohet nga të gjitha partitë, Haxhiu mbetet kandidatja jonë! Nuk ka krizë në Kosovë
0
SHARES
19
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

KOSOVË- Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka ngulur këmbë të shtunën se nuk do ta ndryshojë kandidatin për kryetar të Kuvendit, me gjithë mungesën e votave, duke thënë se emërimi i kryeparlamentarit dhe formimi i Kuvendit të ri është detyrë e të gjitha partive parlamentare.

“Kuvendi nuk themelohet nga fituesi, pavarësisht se a është ai fitues absolut apo relativ, Kuvendi themelohet nga të gjithë dhe bashkë; nga vendi i parë së bashku me vendin e dytë, tretë dhe pakicat serbe dhe joserbe”, tha Kurti të shtunën duke folur në një mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm të partisë.

Tre muaj pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, Kosova vazhdon të jetë pa Kuvend funksional, pasi deputetët kanë dështuar trembëdhjetë herë radhazi deri tani ta konstituojnë Kuvendin e ri.

Lëvizja Vetëvendosje doli e para duke i fituar 48 ulëse, 13 më pak se të paktën 61 të nevojshme për të qeverisur e vetme. Megjithëse janë thirrur dhjetëra seanca për konstituimin e Kuvendit, ndarjet politike kanë penguar vazhdimisht këtë proces. Vetëvendosje nuk po arrin t’i sigurojë 61 votat e nevojshme për ta zgjedhur Albulena Haxhiun në postin e kryetares së Kuvendit.

Haxhiu shihet nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) si një “figurë përçarëse”, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës thotë se nuk do ta mbështesë asnjë kandidat të Vetëvendosjes për kryeparlamentar. Por, Kurti – një ditë para seancës së radhës të dielën, e përsëriti se Vetëvendosje nuk e ka ndër mend të sjellë kandidat tjetër pos Haxhiut.

“Propozimi ynë është Albulena Haxhiu, ndërsa të tjerët lë ta propozojnë kandidatin e tyre kur t’u takon atyre. Neve si fitues të zgjedhjeve na takon pozita e kryetarit”,tha Kurti.

Haxhiu dështoi në gjashtë seanca t’i merrte më shumë se 57 vota dhe pas kësaj, në seancat pasuese, kryesuesi i seancës – që vjen nga Vetëvendosje – propozoi formimin e një komisioni për mbikëqyrjen e votimit të fshehtë për kryeparlamentar. Kurti i kritikoi partitë parlamentare – PDK, LDK, AAK, NISMA dhe Lista Serbe – që nuk po marrin pjesë në votim, duke e bërë të pamundur formimin e komisionit.

“Ne nuk kemi bllokuar, sepse ne e kemi propozuar kandidatin tonë. Sikur mos ta bënin, do të ishim bllokues. Ne nuk kemi bllokuar, sepse kemi votuar për, bllokues janë ata që votojnë kundër ose nuk votojnë fare për ta pamundësuar kuorumin”, shtoi Kurti.

Dështimet e njëpasnjëshme për ta konstituuar Kuvendin e ri e kanë thelluar ngërçin politik të vendit, duke ngritur shqetësime për paralizë institucionale dhe shihen si test për pjekurinë shtetërore të Kosovës.

Gëzim Visoka, profesor i Studimeve për Paqe dhe Konflikt në Universitetin e Dublinit në Irlandë, tha për Radion Evropa e Lirë se kriza aktuale dhe paraliza politike e krijuar në Kosovë duhet të shërbejë si një nxitje për të rimenduar dhe rindërtuar kulturën politike.

Ai theksoi se ky është një test i pjekurisë së Kosovës si shtet, dhe i aftësisë për ndërrim të qeverive dhe pushteteve pa ndërhyrje apo mbikëqyrje ndërkombëtare.

“Është paradoksale që partitë aktuale kanë kërkuar pavarësimin e Kosovës nga mbikëqyrja ndërkombëtare, por tani po e kanë të vështirë ta bëjnë atë funksionale dhe të vetëqëndrueshme”, tha Visoka.

Por, Kurti i hodhi poshtë këto vlerësime, duke thënë se Kosova ka institucione funksionale.

“Në Kosovë nuk kemi krizë institucionale e as politike, Në Kosovë kemi njëfarë vakumi kushtetues. Nuk kemi krizë sepse mekanizmat dhe institucionet e shtetit funksionojnë”, tha Kurti.

“Kosova ka Qeveri, ka kryeministër dhe ka ministra në detyrë, por Kosova nuk ka Kuvend. Nuk mund të ketë Qeveri të re pa Kuvend të ri”, shtoi ai./REL

Previous Post

Arrestohet “skifteri” që boshatiste dyqanet në Tiranë

Next Post

Vrau 34-vjeçarin në Has/ Ylber Jaku: S’kam besim tek drejtësia shqiptare! Në seanca të jetë i pranishëm përfaqësues nga ambasada angleze

‘Refuzohet’ heshtja zgjedhore/ Arrestohen 4 zyrtarë të Partisë Socialiste në Elbasan
AKTUALITET

‘Refuzohet’ heshtja zgjedhore/ Arrestohen 4 zyrtarë të Partisë Socialiste në Elbasan

by Editor
May 10, 2025
0

Teksa subjektet politike kanë rënë në heshtje zgjedhore, mesditën e sotme prokuroria e Elbasanit dhe SPAK, ka nisur një operacion...

Read moreDetails
Dalin pamjet nga tragjedia në Gramsh! Dy të rinjtë ishin duke punuar kur i zuri poshtë masivi i dheut që u shemb

Dalin pamjet nga tragjedia në Gramsh! Dy të rinjtë ishin duke punuar kur i zuri poshtë masivi i dheut që u shemb

May 10, 2025
Përfshihet nga flakët një autobus në Durrës

Përfshihet nga flakët një autobus në Durrës

May 10, 2025
“Rilindja në terren me grupet kriminale!” Mziu publikon pamjet: Po shpërndahen para në këmbim të votës, janë dhunuar qytetarë

“Rilindja në terren me grupet kriminale!” Mziu publikon pamjet: Po shpërndahen para në këmbim të votës, janë dhunuar qytetarë

May 10, 2025
VIDEO/ Incident në etapën e Giro d’Italia në Tiranë, qytetari kalon rrethimin dhe rrëzon çiklistin

VIDEO/ Incident në etapën e Giro d’Italia në Tiranë, qytetari kalon rrethimin dhe rrëzon çiklistin

May 10, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

‘Refuzohet’ heshtja zgjedhore/ Arrestohen 4 zyrtarë të Partisë Socialiste në Elbasan

‘Refuzohet’ heshtja zgjedhore/ Arrestohen 4 zyrtarë të Partisë Socialiste në Elbasan

May 10, 2025
Dalin pamjet nga tragjedia në Gramsh! Dy të rinjtë ishin duke punuar kur i zuri poshtë masivi i dheut që u shemb

Dalin pamjet nga tragjedia në Gramsh! Dy të rinjtë ishin duke punuar kur i zuri poshtë masivi i dheut që u shemb

May 10, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al