Monday, November 3, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Kush po i vret dëshmitarët e fundit? / Zbardhet pistat e hetimit! Renato Hoxhaj informator i një bande…lidhja me Roan Brahimin e vrarë në Greqi

Editor by Editor
May 7, 2025
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Kush po i vret dëshmitarët e fundit? / Zbardhet pistat e hetimit! Renato Hoxhaj informator i një bande…lidhja me Roan Brahimin e vrarë në Greqi
0
SHARES
46
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË- Vrasja me sfond mafioz që tronditi qytetin e Vlorës më 27 prill, ku mbeti i vdekur 58-vjeçari Renato Hoxhaj, ndryshe nga krimet që tentojnë të jenë të përsosura la gjurmë.

Emisioni “Në Shënjestër” në News24, ka zbardhur pistat e hetimit ku po heton policia, një prej tyre Eris Mehmetaj, i i cili u arrestua dy ditë pas vrasjes në Tiranë.

I riu nga Tropoja, djali i ish-deputetit Xhevdet Mehmetaj, dyshohet se ndihmoi autorët duke siguruar makinën e përdorur në atentat. Edhe pse ai mohon përfshirjen, hetimet tregojnë ndryshe: në telefonin e tij u zbuluan prova që e lidhin me ngjarjen.

Mehmetaj rezulton të ketë pasur kontakte të ngushta me Roan Brahimin, një emër i përfolur për përplasje me Ervis Martinajn dhe i vrarë në maj 2024 në Athinë.

Për më tepër, babai i Brahimit, Gjovalin Prendi, u vra më 17 prill në Lezhë, çka forcon dyshimet për një zinxhir hakmarrjesh.

Sipas hetimeve, Mehmetaj kishte blerë makinën e përdorur në krim në emër të një të moshuare nga Vlora, ndërsa pas saj qëndronte Alesio Dobrozi një emër i shpallur në kërkim për atentatin ndaj Brilant Martinajt.

Dyshohet se pas këtij zinxhiri qëndron një grup i fuqishëm kriminal me bazë në Dubai, aty ku Mehmetaj kishte publikuar foto pak para krimit.

Autori, tashmë i identifikuar si një shtetas rumun me precedentë penalë, priti për rreth 90 minuta në hyrje të pallatit ku banonte Hoxhaj.

Kur viktima doli, ai u qëllua me dy plumba në kokë dhe një në trup, duke humbur jetën menjëherë.

Pamjet filmike e tregojnë autorin të qetë, me maskë dhe kapele , veshje e pazakontë për stinën, por e studiuar për të shmangur identifikimin.

Një nga pistat më të forta që po hetohet është se Renato Hoxhaj mund të ketë qenë informator i një bande të fuqishme në Vlorë. Ai rezulton fqinj me familjen Sinomati, ku më herët u vra Gëzim Sinomati me snajper  një tjetër krim i pazbardhur. Burime policore nuk përjashtojnë mundësinë që Hoxhaj të ketë qenë në dijeni të vrasjeve të mëparshme.

Ekzekutimi i një personi të konsideruar si “i vogël” në hierarkinë kriminale, ngre pikëpyetje serioze: a po pastrohen dëshmitarët me informacione të rrezikshme? A po përdoret frika për të mbyllur gojët, aty ku drejtësia nuk ka arritur?/Në Shënjestër

Previous Post

Gara e pagave e humbur, në Shqipëri arrin 770 euro në 2024-n, në rajon i ka kaluar 1000 euro/muaj

Next Post

“Tani na vunë përpara kalendarin!” Rama: Integrimi nuk është as iluzion dhe as truk magjistari, por mundësi historike

Next Post
“Tani na vunë përpara kalendarin!” Rama: Integrimi nuk është as iluzion dhe as truk magjistari, por mundësi historike

"Tani na vunë përpara kalendarin!" Rama: Integrimi nuk është as iluzion dhe as truk magjistari, por mundësi historike

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Trump e falenderoi një manjat të kriptomonedhave, por nuk e njeh atë.

Trump e falenderoi një manjat të kriptomonedhave, por nuk e njeh atë.

November 3, 2025
29-vjeçari në Lezhë kapet gjatë lëvizjes me automjet për tregti droge

29-vjeçari në Lezhë kapet gjatë lëvizjes me automjet për tregti droge

November 3, 2025
Enkileda Carja fiton titullin e Kampiones së Europës për të Rinj dhe U23.

Enkileda Carja fiton titullin e Kampiones së Europës për të Rinj dhe U23.

November 3, 2025
Tirana nuk arrin të gjendet as me trajnerin e tretë këtë sezon, teksa pëson një tjetër humbje në kampionat nga Bylisi.

AKTUALITET

Trump e falenderoi një manjat të kriptomonedhave, por nuk e njeh atë.

by timoni.al
November 3, 2025
0

Donald Trump, presidenti amerikan, vetëm pak ditë më parë shpalli faljen për Zhangpeg Zhao, një multimilioner i kriptomonedhave, për të...

Read moreDetails
29-vjeçari në Lezhë kapet gjatë lëvizjes me automjet për tregti droge

29-vjeçari në Lezhë kapet gjatë lëvizjes me automjet për tregti droge

November 3, 2025
Enkileda Carja fiton titullin e Kampiones së Europës për të Rinj dhe U23.

Enkileda Carja fiton titullin e Kampiones së Europës për të Rinj dhe U23.

November 3, 2025
Tirana nuk arrin të gjendet as me trajnerin e tretë këtë sezon, teksa pëson një tjetër humbje në kampionat nga Bylisi.

Tirana nuk arrin të gjendet as me trajnerin e tretë këtë sezon, teksa pëson një tjetër humbje në kampionat nga Bylisi.

November 3, 2025
Napoli, Antonio Conte: ‘Marotta s’ka keq’ për arbitrat? Disa fjalë dhe çfarë pasoi…

Napoli, Antonio Conte: ‘Marotta s’ka keq’ për arbitrat? Disa fjalë dhe çfarë pasoi…

November 3, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Trump e falenderoi një manjat të kriptomonedhave, por nuk e njeh atë.

Trump e falenderoi një manjat të kriptomonedhave, por nuk e njeh atë.

November 3, 2025
29-vjeçari në Lezhë kapet gjatë lëvizjes me automjet për tregti droge

29-vjeçari në Lezhë kapet gjatë lëvizjes me automjet për tregti droge

November 3, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al