TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka diskurtuar sot rreth rastit tragjik të vrasjes së Martin Canit në një nga shkollat më të njohura të kryeqytetit. I ftuar në emisionin ‘Të paeskpozuarit’ në MCN Tv, Rama tha se ky është një problem botëror por mori përmasa të mëdha pasi është e tmerrshme që një fëmijë të humbë jetën në një përleshje mes moshatarëve. Rama shtoi se kanë një projekt së bashku me qeverinë e Emirateve që të vendosin nën monitorim total me kamera të gjitha shkollat.
“Ky është problem botëror. Rasti i Martin Canit mori përmasa të mëdha sepse është e tmerrshme që një fëmijë të humbasë jetën në një përleshje mes moshatarësh. Por vrasjet me thika në këtë moshë janë bërë një problem i përbotshëm. Ne kemi bërë një projekt bashkë me qeverinë e Emirateve të vendosim nën monitorim total me kamera të gjithë shkollat. Ai program ka dhënë rezultate fantastike kundër bullizmit. Është një program i bazuar në transparencë mes shkollës, prindit dhe nxënësit. Ka rezultate fantastik. Kemi bërë marrëveshjen, kemi marrë financimin dhe fillon së shpejt. Do të kemi edhe rrugët kryesore, të gjitha me kamera sigurie,” tha Rama.