Saturday, May 2, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Trump këmbëngul në aneksimin e Groenlandës: Na duhet për sigurinë ndërkombëtare!

Editor by Editor
May 5, 2025
in AKTUALITET, BOTË, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Trump këmbëngul në aneksimin e Groenlandës: Na duhet për sigurinë ndërkombëtare!
0
SHARES
19
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump e trajtoi edhe një herë çështjen e aneksimit të Groenlandës nga SHBA-të në një intervistë për NBC news, duke shpjeguar pse është i rëndësishëm. Trump u shpreh se Amerika ka një “nevojë të madhe” për ishullin Arktik nga perspektiva e interesave të sigurisë kombëtare.

I pyetur nëse e përjashtonte apo jo përdorimin e forcës ushtarake, ai u përgjigj: “Nuk e përjashtoj. Nuk po them se do ta bëj, por nuk përjashtoj asgjë”. Ai këmbënguli se Groenlanda ka një popullsi shumë të vogël, për të cilën do të kujdesen, do ta duan dhe gjithçka tjetër. Trump shtoi se SHBA ka nevojë për Groenlandën për sigurinë ndërkombëtare.

Për muaj të tërë, presidenti amerikan ka shprehur publikisht dëshirën e tij që Groenlanda të bëhet pjesë e Shteteve të Bashkuara, edhe pse ishulli është një rajon autonom i Mbretërisë së Danimarkës, dhe nuk e ka përjashtuar kurrë përdorimin e forcës ushtarake për këtë qëllim.

Gjatë mandatit të tij të parë, Trump kishte shkaktuar gjithashtu acarim në Evropë duke ngritur idenë që Uashingtoni të “blejë” ishullin më të madh në planet. Nga pikëpamja gjeografike, Groenlanda është pjesë e kontinentit të Amerikës së Veriut që shtrihet në Arktik. Ishulli i madh konsiderohet i rëndësishëm për klimën globale dhe për kontrollin ushtarak të Arktikut.

Gjithashtu konsiderohet se ka nëntokën e pasur, veçanërisht me minerale të rralla dhe hidrokarbure, ndërsa rrugët detare që po fitojnë gjithnjë e më shumë rëndësi kalojnë nëpër zonën ku ato ndodhen. Qeveritë e Groenlandës dhe Danimarkës vazhdojnë të hedhin poshtë kategorikisht ambiciet e presidentit të Shteteve të Bashkuara.

Previous Post

Ngërçi politik, sot tentativa e 11-të për konstituimin e Kuvendit në Kosovë

Next Post

“27 jetë për kilometër”, BBC: Si pësoi Rusia humbje rekord në Ukrainë në vitin 2024?

Next Post
“27 jetë për kilometër”, BBC: Si pësoi Rusia humbje rekord në Ukrainë në vitin 2024?

"27 jetë për kilometër", BBC: Si pësoi Rusia humbje rekord në Ukrainë në vitin 2024?

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al