Monday, June 15, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Berisha nga Fieri: Kjo natë 12 vjeçare e ka një fund, dhe fundi i saj është 11 maji, fitorja e çdo shqiptari

Editor by Editor
May 3, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
Berisha nga Fieri: Kjo natë 12 vjeçare e ka një fund, dhe fundi i saj është 11 maji, fitorja e çdo shqiptari
0
SHARES
28
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

NJOFTIM PËR SHTYP

Berisha: Kjo natë 12 vjeçare e ka një fund, dhe fundi i saj është 11 maji, fitorja e çdo shqiptari

Të dashur qytetare dhe qytetarë të Fierit, Lushnjës, Roskovecit, patosit dhe të gjithë të këtij qarku të bekuar, përshëndetjet më të përzemërta, nderimet e mia më të mëdha për ju, njerëz të mrekullueshëm të këtij qarku.
I dashur z.Gazment Bardhi, udhëheqës politik i PD-ASHM në qarkun e Fierit.
Të dashur kryetarë të PD të degëve të këtij qarku. Të dashur kandidatë për deputetë në Kuvendin e ardhshëm të Shqipërisë. përfaqësues dinjitozë të qytetarëve të qarkut të Fierit dhe të mbarë Shqipërisë. krenari e vërtet për Fierin, PD dhe Shqipërinë.
Shpreh kënaqësinë e madhe, sepse vij sot tek ju, pasi ju burra dhe gra, djem dhe vajza të këtji qarku dhe në mbarë Shqipërinë, e zgjuat në zemrat dhe mendjene shqiptarëve shpresën që po venitej. Rikthyet tek ata shpresën e madhe.
Rikthyet tek të rinjtë shqiptarë ëndrrën e tyre të bukur shqiptare. Rikthyet në rrugë dhe sheshet e këtij vendi, në zemrën dhe mendjet e shqiptarëve, dritën e fitores më 11 maj. E fitores historike, e ndarjes sonë nga një periudhë ndër më të pamerituarat në histori nga një regjim që, në 12 vite shkretoi Fierin dhe Shqipërinë, më shumë se çdo luftë, çdo pushtim, çdo fatkeqësi natyrore në të gjitha kohërat, nga një regjim, i cili në vend që të mundësonte që shqiptarët nga viti në vit të jetonin më mirë me punë dhe djersën e tyre, bëri që ata të varfërohen, sofra e tyre të pakësohej gjithnjë e më shumë dhe alternative e vetme u mbeti atyre, të marrin rrugët e dheut nga një regjim, kryeministri i të cilit, kur erdhi 12 vite më parë në pushtet, e keni parë, mos e harroni kurrë, kalonte krenarisht nga një studio televizive në një studio tjetër, duke iu treguar qytetarëve të vet hekurat, për t’u faktuar se është biri i një xhelati, që urdhëronte varjen e disidentëve dhe që në një vit, arrestoi 37 mijë shqiptarë për kauza për çështje civile, për të cilat nuk arrestohet kush në botë.
Miqtë e mi!
Kjo natë 12-vjeçare e ka një fund, dhe fundi i saj është fitorja e çdo shqiptari më 11 maj!
Shqiptaret dhe shqiptarët pas një nate të tillë, u ngritën si feniksi nga hiri në zenit dhe vijnë sot më të sigurtë se kurrë në fitoren e tyre plebiçitare, fitoren e çdo shqiptari, fitoren e Fierit dhe të Shqipërisë.
Rrofshi ju, rroftë Fieri, rroftë Shqipëria!

Previous Post

Berisha: Lamborgini i Noizyt nuk është pension, nuk është rroga

Next Post

“Rama dhe Lubia pasi ju grabisin bëjnë fushatë ‘alla Zegjine’”/ Berisha: Të lësh të sëmurët pa ilaçe për të larë makinën me 10 mijë euro në muaj siç bën Belinda Balluku është krim…

Next Post
“Rama dhe Lubia pasi ju grabisin bëjnë fushatë ‘alla Zegjine’”/ Berisha: Të lësh të sëmurët pa ilaçe për të larë makinën me 10 mijë euro në muaj siç bën Belinda Balluku është krim…

“Rama dhe Lubia pasi ju grabisin bëjnë fushatë ‘alla Zegjine’”/ Berisha: Të lësh të sëmurët pa ilaçe për të larë makinën me 10 mijë euro në muaj siç bën Belinda Balluku është krim...

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al