Thursday, October 23, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Shansi i turizmit dhe rreziku i “Golemizimit” në të gjithë bregdetin

Editor by Editor
May 3, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, SOCIALE, Vendi
0
Shansi i turizmit dhe rreziku i “Golemizimit” në të gjithë bregdetin
0
SHARES
14
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË- Turizmi është shansi i madh i Shqipërisë. Pas vitit 2016, grushti i shtetit në Turqi dhe krizat politike në Egjipt apo Marok bënë që agjencitë e huaja të “zbulonin” vendin e shqiponjave me bukuri të larmishme natyrore dhe trashëgimi kulturore e historike. Bumi i vërtetë u shënua pas pandemisë, me hyrjet e shtetasve të huaj që e kaluan për herë të parë shifrën 10 milionë në 2023 dhe 11.7 milionë në 2024.

Turizmi i ndryshoi tërësisht imazhin Shqipërisë, që tashmë në mediat e huaja u etiketua si “Maldivet e Europës”, me kosto të lirë. Parablerjet e agjencive të huaja nxitën investimet e hoteleve që nisën të zbatonin modelin të gjitha të përfshira. Në fund të vitit 2023, “Akomodimi dhe shërbimi ushqimor” arriti në 3.6% të PBB-së, me një rritje të shpejtë nga 2016, kur treguesi ishte 1.54%.

Të ardhurat nga udhëtimet e të huajve në 2024-n arritën në rekordin e 5 miliardë eurove, sipas Bankës së Shqipërisë, me një bilanc (duke hequr shpenzimet e shqiptarëve jashtë) që mbetet pozitiv prej 2.3 miliardë eurosh.

Të nxitura nga interesi për turizmin, investimet u shtrinë me shpejtësi vitet e fundit, por në pjesën më të madhe janë në fshatra turistikë, të cilat sjellin kthim të shpejtë për investitorët, por më pak vlerë të shtuar për ekonominë.

Në strategjinë e fundit të turizmit, qeveria pranon se aktualisht, projektet e investimeve në shkallë të gjerë po e bazojnë fizibilitetin e tyre financiar kryesisht në shitjet e pasurive të paluajtshme/rezidencave, ose në kapitalin e tyre, pasi kushtet e financimit tregtar në këtë fazë nuk ofrojnë një burim të përshtatshëm financimi për projekte të tilla, si në aspektin e periudhave të shlyerjes, po ashtu edhe të normave të interesit.

Për rrjedhojë, projektet e zhvillimit të turizmit në shkallë më të vogël kanë opsione financimi të kufizuara, ndërsa projektet në shkallë të gjerë janë të fokusuara më së shumti në komponentin rezidencial, çka do të thotë se perspektiva për zhvillim është e orientuar drejt ndërtimit masiv të pronave të paluajtshme si “resorte” dhe jo në zhvillimin profesional të resorteve turistike të shfrytëzimit të miksuar.

Çmimet ende më të lira në krahasim me rajonin po tërheqin të huaj për blerjen e pasurive të paluajtshme. Në tre vitet e fundit (2022-2024) të huajt kanë blerë gati 1 miliard euro pasuri të paluajtshme në vend, sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë.

Turizmi ka nxitur dhe biznesin e qiradhënies ditore. Të dhënat e AirDNA, njësia analitike e platformës së qiradhënies Airbnb, të bëra të disponueshme për “Monitor”, bëjnë të ditur se në vitin 2024, nga qiradhënia në Shqipëri u gjeneruan gjithsej 85 milionë euro, një nivel rekord i regjistruar ndonjëherë në vend. Në krahasim me vitin e mëparshëm, të ardhurat janë rritur me 85%.

Në dhjetor 2024, jepeshin me qira përmes Airbnb 21.3 mijë njësi banimi, me rekordin e shënuar në shtator 2024, me gati 24 mijë. Ky numër përfaqëson gati 3% të totalit të njësive për banim në vend (rreth 1.08 milionë) sipas INSTAT, apo 5.5% të apartamenteve në pallate (432 mijë). Çmimi mesatar ditor në Shqipëri për një njësi banuese me qira luhatet nga 43 euro në shkurt në 81 euro në gusht, përfshirë pastrimin, por pa kostot e tjera të shërbimit.

Zgjerimi i shpejtë i turizmit mbart dhe rreziqet e veta. Infrastruktura nuk po i përgjigjet këtij ritmi, duke krijuar vonesa në trafik. Çmimet po rriten me shpejtësi, duke dëmtuar si vendasit, sidomos për qiratë afatgjata, ashtu dhe turistët, që u tërhoqën nga Shqipëria për koston e lirë.

Rreziku më i madh është që vendi po humb avantazhin e bukurive të saj natyrore, me bregdetin, sidomos atë të Jugut që po betonizohet me shpejtësi. Mediat e huaja kanë filluar ta theksojnë këtë tendencë. Gazeta britanike “Telegraph” shkruante së fundmi se Shqipëria mund të jetë në prag të një makthi nga mbingarkesa turistike.

“Maldivet e Europës”, “Plazhe si ato të Tajlandës”. Kisha lexuar shumë fraza të tilla për Ksamilin – një qytet i vogël bregdetar në jug të Shqipërisë – përpara se të shkoja atje.

Me pritshmërinë për të gjetur një fshat autentik shqiptar buzë detit, u përballa me bare plazhi të shndritshme dhe shishe bosh birre përgjatë shëtitores.

Kur hodha sytë përreth, pamja nuk ndryshonte: çdo copëz plazhi ishte zënë nga bare të dendura, dhe pas tyre ngriheshin hotele shumëkatëshe ose skela ku po ndërtoheshin të reja”, shkruan autorja Rebecca Astill.

Qeveria nuk e ka të qartë as se çfarë modeli turizmi do të shfrytëzojë, teksa po tenton të kalojë drejt turizmit elitar, në një vend që ende nuk ka infrastrukturën e përshtatshme, ka probleme me menaxhimin e mbetjeve dhe ka mungesa të forcës së punës së kualifikuar.

Por, një gjë është e dukshme, interesi turistik për Shqipërinë po shfrytëzohet si një motiv apo mjet për “Golemizimin” e gjithë bregdetit shqiptar, gjë që mund të kthehet në një bumerang në një të ardhme afatmesme. Rreziku është i ngjashëm dhe për zonat malore, që pritet të kenë një hov tjetër ndërtimesh nga projekti i fundit për “paketën e maleve”./ Monitor

Previous Post

“Njëri ka prerë veten, një tjetër ka tentuar të qepë buzët me tel metalik”/ Media italiane për kampin e Gjadrit: Emigrantët në kushte të tmerrshme dhe izolim ekstrem

Next Post

Të shtëna me armë zjarri në një universitet privat pranë Los Angelesit, plagosen dy persona, autori në pranga 

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Loredana Brati flet për herë të parë pas videos virale me fansin: "E shihja dhe më çmendi", thotë ajo rreth puthjes surprizë dhe kërkon falje publike.

Loredana Brati flet për herë të parë pas videos virale me fansin: “E shihja dhe më çmendi”, thotë ajo rreth puthjes surprizë dhe kërkon falje publike.

October 23, 2025
Champions League: një rekord i ri me 71 gola në 18 ndeshje u realizua siç pritej.

Champions League: një rekord i ri me 71 gola në 18 ndeshje u realizua siç pritej.

October 23, 2025
Ilir Meta reagon ndaj raportit të OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 11 majit: U konfirmua se procesi zgjedhor nuk ishte i liri.

Ilir Meta reagon ndaj raportit të OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 11 majit: U konfirmua se procesi zgjedhor nuk ishte i liri.

October 23, 2025
Parlamenti Europian miraton një rezolutë të fortë ndaj Serbisë, duke kritikuar ashpër polarizimin politik, ndikimin pro-rus dhe represionin shtetëror.

AKTUALITET

Loredana Brati flet për herë të parë pas videos virale me fansin: “E shihja dhe më çmendi”, thotë ajo rreth puthjes surprizë dhe kërkon falje publike.

by timoni.al
October 23, 2025
0

Loredana Brati, ish-banore e Big Brother Vip 4, ka ndarë përvojat e saj pas largimit nga televizioni dhe ka komentuar...

Read moreDetails
Champions League: një rekord i ri me 71 gola në 18 ndeshje u realizua siç pritej.

Champions League: një rekord i ri me 71 gola në 18 ndeshje u realizua siç pritej.

October 23, 2025
Ilir Meta reagon ndaj raportit të OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 11 majit: U konfirmua se procesi zgjedhor nuk ishte i liri.

Ilir Meta reagon ndaj raportit të OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 11 majit: U konfirmua se procesi zgjedhor nuk ishte i liri.

October 23, 2025
Parlamenti Europian miraton një rezolutë të fortë ndaj Serbisë, duke kritikuar ashpër polarizimin politik, ndikimin pro-rus dhe represionin shtetëror.

Parlamenti Europian miraton një rezolutë të fortë ndaj Serbisë, duke kritikuar ashpër polarizimin politik, ndikimin pro-rus dhe represionin shtetëror.

October 23, 2025
Shkëputet rrjeti i hakerëve që kishin krijuar 49 milionë llogari false dhe përdornin 40 mijë karta telefonike për mashtrime dhe vjedhje.

Shkëputet rrjeti i hakerëve që kishin krijuar 49 milionë llogari false dhe përdornin 40 mijë karta telefonike për mashtrime dhe vjedhje.

October 23, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Loredana Brati flet për herë të parë pas videos virale me fansin: "E shihja dhe më çmendi", thotë ajo rreth puthjes surprizë dhe kërkon falje publike.

Loredana Brati flet për herë të parë pas videos virale me fansin: “E shihja dhe më çmendi”, thotë ajo rreth puthjes surprizë dhe kërkon falje publike.

October 23, 2025
Champions League: një rekord i ri me 71 gola në 18 ndeshje u realizua siç pritej.

Champions League: një rekord i ri me 71 gola në 18 ndeshje u realizua siç pritej.

October 23, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al