Tuesday, May 5, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Mbërrin në portin e Shëngjinit anija italiane “Guardia Costiera”, 15 emigrantë dërgohen në kampin e Gjadrit

Editor by Editor
May 2, 2025
in AKTUALITET, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
Mbërrin në portin e Shëngjinit anija italiane “Guardia Costiera”, 15 emigrantë dërgohen në kampin e Gjadrit
0
SHARES
17
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

SHËNGJIN- Anija italiane “Guardia Costiera” ka mbërritur pasditen e sotme në portin e Shëngjinit. 15 emigrantë të dëbuar nga Italia do të vendosen në kampin e Gjadrit. Ky është grupi i emigrantëve që vendosen në Gjadër, si pjesë e një marrëveshjeje të riatdhesimit mes autoriteteve shqiptare dhe italiane. Emigrantët u morën në dorëzim nga strukturat e sigurisë dhe do të transportohen drejt kampit të Gjadrit, ku do të qëndrojnë nën masa të rrepta sigurie.

Rreth tre javë më parë në kampin e Gjadrit, i cili tashmë shërben si qendër riatdhesimi, u vendosën 40 emigrantë, të cilëve iu ishte refuzuar kërkesa për azil në Itali. 16 prej tyre, u raportua fillimisht disa ditë më parë se mungonin në qendër, ndërsa më vonë u njoftua se janë riatdhesuar drejt vendeve të tyre të origjinës.

Deputetja e Partisë Demokratike italiane, Rachele Scarpa, e cila ishte një nga ato që denoncoi “zhdukjen” e 16 emigrantëve nga Gjadri, foli më 29 prill lidhur me gjendjen e emigrantëve në këtë qendër. Deputetja italiane rrëfeu se për një periudhë rreth dy javore janë regjistruar 35 tentativa për vetëvrasje dhe vetëplagosje.

Ajo e ka konsideruar kampin si të papërshtatshëm dhe potencialisht të rrezikshëm për jetën e personave që ndodhen aty. Scarpa është shprehur se 16 nga emigrantët janë kthyer në Itali, pasi sipas saj janë konsideruar në rrezik për jetën dhe të papërshtatshëm për të qëndruar aty. 

Scarpa theksoi se gjatë vizitës së saj të fundit në kamp, në regjistrin e ngjarjeve të rënda janë dokumentuar episode që kanë kërkuar ndërhyrje të menjëhershme mjekësore, duke dëshmuar për një klimë shqetësuese brenda kampit.

Një tjetër problem i theksuar nga deputetja ishte mënyra e projektimit të qendrës, e cila, sipas saj, nuk është bërë me standarde sigurie. Ajo u shpreh se dispozitivët kundër zjarrit janë vendosur në vende të arritshme nga personat e strehuar, të cilët i kanë përdorur për të tentuar vetëvarje. Ky fakt, sipas Scarpa, dëshmon për neglizhencë dhe nxitim të qeverisë Meloni në vënien në punë të kampit pa përfunduar kolaudimin dhe sigurinë e nevojshme.

Previous Post

Berisha: Paketa e maleve është t’ua marrësh pronën të tjerëve! Rama po vjedh pronat shtetërore!

Next Post

Këto 4 shenja do të përjetojnë surpriza të mëdha gjatë muajit maj

Next Post
Këto 4 shenja do të përjetojnë surpriza të mëdha gjatë muajit maj

Këto 4 shenja do të përjetojnë surpriza të mëdha gjatë muajit maj

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al