Wednesday, June 17, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Lufta në Ukrainë/ Rubio: Kievi dhe Moska ende larg marrëveshjes për paqe! JD Vance: Kjo nuk do të përfundojë së shpejti

Editor by Editor
May 2, 2025
in AKTUALITET, BOTË, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Lufta në Ukrainë/ Rubio: Kievi dhe Moska ende larg marrëveshjes për paqe! JD Vance: Kjo nuk do të përfundojë së shpejti
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, dhe nënpresidenti amerikan, JD Vance, shprehën pasiguri lidhur me shanset për arritjen e një marrëveshjeje të paqes për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

“Mendoj se e dimë se ku ndodhet Ukraina dhe e dimë se ku ndodhet Rusia tani… Ata janë më afër, por ende larg njëri-tjetrit”, tha Rubio në Fox News më 1 maj.

Ndërkaq, Vance duke folur në një intervistë të veçantë për të njëjtën rrjet, shkoi më tej, duke thënë se lufta në Ukrainë nuk do të përfundojë “së shpejti”. Rubio tha se, nëse nuk ka një përparim të vërtetë në luftën në Ukrainë së shpejti, presidenti amerikan, Donald Trump, do të duhet të vendosë se sa kohë do t’i kushtojë procesit të negociatave.

SHBA-ja ka paralajmëruar më herët se negociatat kanë hyrë në një fazë “kritike”, dhe mungesa e përparimit mund të nënkuptojë tërheqjen e Uashingtonit nga përpjekjet për të ndërmjetësuar përfundimin e konfliktit. Rubio tha javën e kaluar se ndonëse është bërë “përparim i vërtetë” në bisedimet për t’i dhënë fund pushtimit rus të Ukrainës, “hapat e fundit në këtë udhëtim gjithmonë do të ishin më të vështirët, dhe kjo duhet të ndodhë shpejt”.

Trump, i cili nisi mandatin e dytë në janar, e ka bërë ndër prioritetet kryesore përfundimin e luftës. Ai ka bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm dhe të plotë, si dhe ka kërkuar që Rusia të ndalë sulmet ndaj qyteteve ukrainase. Vance tha se ishte “optimist” për arritjen e ndalimit të luftimeve, por theksoi se në fund vendimi do t’i takojë Kievit dhe Moskës.

“Ata janë ata që duhet të hedhin hapin përfundimtar”,deklaroi ai. “Tani u takon rusëve dhe ukrainasve, pasi secila palë i njeh kushtet e tjetrës për paqe. U takon atyre të arrijnë një marrëveshje dhe ta ndalin këtë konflikt jashtëzakonisht brutal”.

“Kjo nuk po shkon askund… Nuk do të përfundojë së shpejti”, shtoi Vance.

Ukraina është shprehur se dëshiron një armëpushim prej të paktën 30 ditësh, për të hapur rrugën drejt bisedimeve për një paqe të drejtë. Rusia nuk është pajtuar për një armëpushim të tillë, por presidenti Vladimir Putin, ka shpallur në mënyrë të njëanshme një armëpushim treditor javën e ardhshme, që përkon me Ditën e Fitores, dhe Kremlini ka deklaruar se është i hapur për bisedime të drejtpërdrejta me Kievin.

Forcat ruse po vazhdojnë të kryejnë sulme vdekjeprurëse me dronë dhe raketa mbi qytetet ukrainase pothuajse çdo natë. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka bërë thirrje që partnerët perëndimorë të Ukrainës të marrin masa më të ashpra kundër Kremlinit./ REL

Previous Post

Jeta luksoze e presidentit rus! Putin zbulon për herë të parë rezidencen e tij në Kremlin 

Next Post

EMRAT/ Në kërkim ndërkombëtar për grup kriminal dhe pengmarrje, ekstradohen nga Gjermania dhe Italia dy të rinj

Next Post
EMRAT/ Në kërkim ndërkombëtar për grup kriminal dhe pengmarrje, ekstradohen nga Gjermania dhe Italia dy të rinj

EMRAT/ Në kërkim ndërkombëtar për grup kriminal dhe pengmarrje, ekstradohen nga Gjermania dhe Italia dy të rinj

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al