Tuesday, June 16, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Dyshimet se mjeti u çmontua/ Vrasja e Renato Hoxhajt, zbardhet dëshmia e Eris Mehmetaj: S’kam lidhje me krimin, makinën ia lashë në përdorim një miku

Editor by Editor
May 1, 2025
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Dyshimet se mjeti u çmontua/ Vrasja e Renato Hoxhajt, zbardhet dëshmia e Eris Mehmetaj: S’kam lidhje me krimin, makinën ia lashë në përdorim një miku
0
SHARES
56
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

VLORA- Eris Mehmetaj, i dyshuar si bashkëpunëtor në vrasjen e 58-vjeçarit Renato Hoxhaj, ka mohuar që të ketë lidhje me ekzekutimin e 27 Prillit. Mehmetaj ka deklaruar në polici se makina është e njëjta me atë që ai ka në pronësi.

Ai ka shtuar se makinën ia ka lënë në përdorim një miku të tij pasi ia kishte kërkuar dhe se tashmë nuk e di se për çfarë është përdorur makina e tij. 37-vjeçari është lënë në burg nga Gjykata e Vlorës për përkrahje të autorit të krimit dhe sigurim kushtesh për te kryer vrasjen e Renato Hoxhajt. Lidhur me ngjarjen mësohet se policia ka dyshime se automjeti mund të jetë çmontuar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:00 më 27 prill kur viktima po kthehej në shtëpi nga vendi ku punonte si roje i një objekti në ndërtim. Hoxhaj është qëlluar nga afër tre herë me armë zjarri. Raportohet se ka qenë bashkëjetuesja e tij që ka dëgjuar të shtënat dhe e ka gjetur të vdekur. 

Ajo ka shpërthyer në lot, duke thënë “e vranë mo e vranë”, ndërsa më pas është marrë në pyetje nga policia. Viktima ishte i divorcuar dhe bashkëjetonte me një grua, ndërsa raportohet se është baba i dy fëmijëve të rritur. Hoxhaj mori 2 plumba në kokë dhe dy në trup, ndërsa pistoleta ka qenë me gëzhoje 9 mm. 

Në dëshminë e saj, bashkëjetuesja ka treguar vetëm se si e ka gjetur të vrarë dhe ka njoftuar policinë. Askush nga banorët nuk ka parë personat që kanë kryer krimin. Pistat kryesore të hetimit janë konfliktet e mundshme së fundmi dhe përfshirja në ndonjë ngjarje.

Previous Post

Nga Dimali Rama sulmon partitë e vogla: Ne shyqyr hoqëm qafe LSI, e kishim nyje në grykë

Next Post

Përplasje të dhunshme në Stamboll gjatë marshimeve për Ditën e Punëtorëve, policia godet protestuesit, 400 arrestime!

Next Post
Përplasje të dhunshme në Stamboll gjatë marshimeve për Ditën e Punëtorëve, policia godet protestuesit, 400 arrestime!

Përplasje të dhunshme në Stamboll gjatë marshimeve për Ditën e Punëtorëve, policia godet protestuesit, 400 arrestime!

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al