Monday, June 15, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Të protestosh apo të pushosh dhe festosh?” 1 Maji, dita Ndërkombëtare e Punëtorëve

Editor by Editor
May 1, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, SOCIALE, Vendi
0
“Të protestosh apo të pushosh dhe festosh?” 1 Maji, dita Ndërkombëtare e Punëtorëve
0
SHARES
11
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANA- Sot shënohet 1 Maji, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, ditë e cila ka si qëllim të kujtojë angazhimin e lëvizjeve sindikale për të kërkuar dhe siguruar të drejtat, liritë dhe kushtet e punës e të jetesës. Në të gjithë botën 1 Maji është një ditë proteste për të kërkuar plotësimin e të drejtave të tyre në punë. 1 Maji lidhet me protestat e punëtorëve, për 8 oraret e punës, për pagat mesatare të garantuara, për pajisjen, mbrojtjen në vendin e punës.

Kërkesa e parë publike është paraqitur në Australi në vitit 1855 e cila kishte këtë slogan: “8 orë punë, 8 orë dëfrim e 8 orë gjumë”. 1 Maji sjell në kujtesë protestat e përgjithshme e të përgjakshme të dhjetëra mijëra punëtorëve të fabrikave të Çikagos në Amerikë, me 1 maj 1866, ku punëtorët kërkonin të drejtat e tyre në punë.

Manifestimi masiv dhe madhështor u bë edhe një vit më vonë, në të njëjtin qytet më 1 maj 1867. Kështu filloi rrugëtimi i kësaj date, i përqafuar nga miliona punëtorë, i organizuar përmes Lëvizjes sindikaliste dhe partive, që në fokus e kanë pozitën socio-ekonomike të punëtorëve.

Sindikata botërore e caktoi 1 Majin, ditë në të cilën të gjithë punëtorët ushtrojnë presion për sigurimin dhe avancimin e të drejtave të tyre. Në Europë, 1 Maji filloi manifestimin me Internacionalen e parë të Gjenevës.

Nga viti 1890 në Paris, Kongresi themelues i Internacionales së dytë, vendosi që pikërisht 1 Maji të mbetet dita ndërkombëtare e punëtorëve. Nga viti 1891, Kongresi i tretë i Internacionales në Bruksel, mori vendim, që dita e 1 Majit do të kremtohet përgjithmonë dhe në të gjitha vendet, si festa e punëtorëve.

Previous Post

Përfundon spektakli i gjashtë golave, Interi kthehet në Itali me rezultat pozitiv përballë Barcelonës

Next Post

SHBA-të dhe Ukraina nënshkruajnë marrëveshjen e shumëpritur për burimet natyrore/ Sekretari i Thesarit i Trump: Ky sinjal i qartë për Rusinë

Next Post
SHBA-të dhe Ukraina nënshkruajnë marrëveshjen e shumëpritur për burimet natyrore/ Sekretari i Thesarit i Trump: Ky sinjal i qartë për Rusinë

SHBA-të dhe Ukraina nënshkruajnë marrëveshjen e shumëpritur për burimet natyrore/ Sekretari i Thesarit i Trump: Ky sinjal i qartë për Rusinë

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al