Tuesday, April 28, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Problemet për zgjedhjet po adresohen”, ambasadori britanik në Tiranë: Shikojmë angazhim të autoriteteve në hetime

Editor by Editor
April 30, 2025
in AKTUALITET, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
“Problemet për zgjedhjet po adresohen”, ambasadori britanik në Tiranë: Shikojmë angazhim të autoriteteve në hetime
0
SHARES
28
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË- Sikurse zgjedhjet e shkuara edhe këto të 11 Majit janë duke u ndjekur me interes nga partnerët ndërkombëtar të vendit tonë. Gjatë javëve të shkuara interesi ndërkombëtarëve për parlamentaret e 11 Majit është parë nga takimet e zhvilluara në Ambasadën e Britanisë së Madhe e më pas atë Gjermane me kreun e SPAK, Prokurorin e Përgjithshëm dhe kreun e KQZ.

Por për herë një diplomat perëndimor i përgjigjet disa pyetje të lidhura me këtë proces zgjedhor të polarizuar siç u shpreh një ditë më parë misioni vëzhgimit të OSBE-ODIHR. Nicholas Abbott Ambasador i Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë në një intervistë ekskluzive për gazetarin Muhamed Veliu jep disa qëndrime për procesin e deritanishëm elektoral duke e vënë theksin në atë që mund të quhet risi e këtyre zgjedhjeve, përfshirjen e SPAK përmes një strategjie parandalimi dhe hetimi të krimeve të mundshme zgjedhore.

Muhamed Veliu: Ambasador Abbott, ju falënderoj shumë që pranuat ftesën e Top Channel për këtë intervistë. Do të doja të filloja duke ju pyetur: po afrohemi në fund të fushatës elektorale. Nga takimet që keni zhvilluar me kreun e SPAK, Prokurorin e Përgjithshëm dhe kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, a keni identifikuar ndonjë shqetësim?

Ambasadori Nicholas Abbott: Si fillim, faleminderit, Muhamed, për ftesën në këtë intervistë. Kjo është padyshim një periudhë e rëndësishme për Shqipërinë për shkak të zgjedhjeve që po afrojnë.

Mendoj se puna që po bëjnë këto tre institucione është shumë e rëndësishme. Ne kemi ofruar mbështetje, ashtu si edhe shumë anëtarë të komunitetit ndërkombëtar, dhe është e qartë që ka disa problematika që shoqërojnë zgjedhjet — por kjo ndodh kudo, edhe në Mbretërinë e Bashkuar. Ky është një moment i rëndësishëm për çdo demokraci.

Prandaj është inkurajuese të shohësh këto institucione që bashkëpunojnë dhe njihen për aftësinë për të përmbushur detyrat e tyre me përkushtim.

Muhamed Veliu: Ambasador, mund të evidentojmë ndonjë problem?

Ambasadori Nicholas Abbott: Po mendoj se kjo është një fushatë zgjedhore, siç e keni parë edhe në Top Channel apo në media të tjera, ka diskutime rreth blerjes së votës, intimidimit të votuesve, dezinformimit.

Por më gëzon fakti që autoritetet dhe institucionet përkatëse po i adresojnë këto çështje.

Muhamed Veliu: A mendoni se strategjia e SPAK kundër krimeve zgjedhore po funksionon?

Ambasadori- Nicholas Abbott: Mendoj se çdo përfshirje e institucioneve të drejtësisë për të siguruar mbikëqyrje të duhur të procesit zgjedhor është një hap i rëndësishëm. Nuk duhet të supozojmë se gjithçka shkon gjithmonë siç dëshirohet. Por unë shoh një angazhim të vërtetë nga institucionet dhe autoritetet shqiptare për të bërë ndryshime.

Këto zgjedhje janë me rëndësi. Shqipëria është në një proces të rëndësishëm për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Ka shumë vëmendje ndërkombëtare ndaj asaj që ndodh në Shqipëri. Siç e dini, këtu është një mision vëzhgimi nga OSBE/ODIHR. Ne kemi kontribuar gjithashtu si Mbretëri e Bashkuar dhe mendoj që është shumë e rëndësishme që këto zgjedhje të shkojnë sa më mirë që të jetë e mundur./ TCH

Previous Post

Sfidë spektakolare në Champions League, Barcelona dhe Interi zbardhin titullarët

Next Post

Kongresi i PPE/ Berisha: Kryeministrat në Valencia u tronditën me rastin e djegësit të Tiranës. Ata janë të bindur se Rama do e ndjekë McGonigalin nga pas

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Mbyllet kontrata koncesionare për sterilizimin e instrumenteve kirurgjikale, Ilir Beqaj reagon: janë ngritur akuza për 11 vepra penale, pa asnjë vendim deri tani.

Kërkesa e Ilir Beqajt u pranua, seancën e radhës do ta ndjekë jashtë kafazit

April 28, 2026
Arrestimi i Ervin Matës: gazetarja Hoxha zbulon procedurën e ekstradimit, SPAK do kërkojë, Brazili vendos

Arrestimi i Ervin Matës: Hoxha në Shqipëria Live zbulon procedurën e ekstradimit; SPAK do ta kërkojë, Brazili vendos

Tirana pa qeverisje — Braçe flet Shqipëria Live për kandidaturën në kryeqytet; Rama s'ka komentuar, s'kam folur me të

Tirana pa qeverisje — Braçe flet Shqipëria Live për kandidaturën në kryeqytet; Rama s’ka komentuar, s’kam folur me të

April 28, 2026
Mbyllet kontrata koncesionare për sterilizimin e instrumenteve kirurgjikale, Ilir Beqaj reagon: janë ngritur akuza për 11 vepra penale, pa asnjë vendim deri tani.
LAJME

Kërkesa e Ilir Beqajt u pranua, seancën e radhës do ta ndjekë jashtë kafazit

by timoni.al
April 28, 2026
0

Në orën 14:00 bëhet me dije se është pranuar kërkesa e Ilir Beqajt: seancën e radhës do ta ndjekë jashtë...

Read moreDetails
Arrestimi i Ervin Matës: gazetarja Hoxha zbulon procedurën e ekstradimit, SPAK do kërkojë, Brazili vendos

Arrestimi i Ervin Matës: Hoxha në Shqipëria Live zbulon procedurën e ekstradimit; SPAK do ta kërkojë, Brazili vendos

April 28, 2026
Arrestimi i Ervin Matës: gazetarja Hoxha zbulon procedurën e ekstradimit, SPAK do kërkojë, Brazili vendos

Arrestimi i Ervin Matës: gazetarja Hoxha zbulon procedurën e ekstradimit, SPAK do kërkojë, Brazili vendos

April 28, 2026
Tirana pa qeverisje — Braçe flet Shqipëria Live për kandidaturën në kryeqytet; Rama s'ka komentuar, s'kam folur me të

Tirana pa qeverisje — Braçe flet Shqipëria Live për kandidaturën në kryeqytet; Rama s’ka komentuar, s’kam folur me të

April 28, 2026
Inaugurimi i Muzeut Arkeologjik në Durrës — Rama: Pasojat e tërmetit t'i shndërrojmë në mundësi për objekte më rezistente

Inaugurimi i Muzeut Arkeologjik në Durrës — Rama: Pasojat e tërmetit t’i shndërrojmë në mundësi për objekte më rezistente

April 28, 2026

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Mbyllet kontrata koncesionare për sterilizimin e instrumenteve kirurgjikale, Ilir Beqaj reagon: janë ngritur akuza për 11 vepra penale, pa asnjë vendim deri tani.

Kërkesa e Ilir Beqajt u pranua, seancën e radhës do ta ndjekë jashtë kafazit

April 28, 2026
Arrestimi i Ervin Matës: gazetarja Hoxha zbulon procedurën e ekstradimit, SPAK do kërkojë, Brazili vendos

Arrestimi i Ervin Matës: Hoxha në Shqipëria Live zbulon procedurën e ekstradimit; SPAK do ta kërkojë, Brazili vendos

April 28, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al