RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar ditën e sotme se herët a vonë marrëdhëniet midis Rusisë dhe Evropës do të rivendosen. Sipas tij situata tani është më e ndërlikuar sesa ishte gjatë Luftës së Madhe Patriotike. Përveç kësaj, ai shtoi se ka shumë njerëz në Evropë që ndajnë qëndrimin e Rusisë, por pak prej tyre shprehin mendimin e tyre.
“Në Evropë në tërësi, ka shumë njerëz që ndajnë të njëjtin qëndrim me ne. Disa heshtin, disa shprehin diçka me shumë modesti, në mënyrë që të mos dëgjohen”,theksoi Putin.
Sipas tij, në BE ka pak njerëz që nën presionin e autoriteteve zyrtare, kanë guximin të shprehin pikëpamjen e tyre. Putin tha se ushtria ruse i kishte dëbuar “armiqtë” nga Kursku , duke shtuar megjithatë se disa grupe të vogla ushtarësh ukrainas ishin ende të fshehur në bodrume dhe bunkerë në zonë. Ai deklaroi se komunikimet e përgjuara në radio tregojnë se pak ukrainas të mbetur po u kërkojnë komandantëve të tyre t’i transportojnë urgjentisht në një vend të sigurt.















