Sunday, May 25, 2025
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“E gjithë bota pret fitoren e PD-së!” Berisha në Valencia: Sot, brenda 5 muajsh miratohet rezoluta e katërt që dënon Ramën

Editor by Editor
April 30, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
“E gjithë bota pret fitoren e PD-së!” Berisha në Valencia: Sot, brenda 5 muajsh miratohet rezoluta e katërt që dënon Ramën
0
SHARES
42
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

VALENCIA- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, i pranishëm prej dy ditësh në Kongresin e Partisë Popullore Evropiane (PPE) në Valencia, deklaroi në një prononcim për media se, ky është forumi më i rëndësishëm politik në Europë sot, ku marrin pjesë kancelari Merz, 14 kryeministra europianë, presidentja e KE-së Ursula von der Leyen, presidentja e Parlamentit Evropian Roberta Metsola, si dhe shumë komisionerë dhe eurodeputetë.

Në fjalën e tij, Berisha denoncoi gjendjen politike në Shqipëri, duke e quajtur vendin “narkoshteti i parë dhe i vetëm në Europë” dhe akuzoi kryeministrin Edi Rama për manipulim të zgjedhjeve dhe dhunë politike ndaj opozitës, me qëllim sigurimin e një mandati të katërt. Berisha tha se mesazhi i tij u prit shumë mirë dhe se ndjeu se kishte përmbushur detyrimin ndaj popullit opozitar dhe qytetarëve shqiptarë.

Berisha njoftoi se PPE do të miratojë rezolutën e katërt brenda pesë muajsh që dënon qeverisjen e Ramës, duke theksuar se Partia Demokratike ka marrë një mbështetje të plotë nga PPE dhe aleatët ndërkombëtarë në rrugën drejt integrimit europian.

Kryetari i PD-së theksoi se 74 fitore të forcave të qendrës së djathtë në Europë do të pasohet nga e 75-ta, që sipas tij, do të jetë fitorja e PD në zgjedhjet e 11 majit. Rezolutat dhe qëndrimet ndërkombëtare, përfshirë raportin e fundit të OSBE-së, sipas Berishës, janë një thirrje për shqiptarët që të ndëshkojnë regjimin aktual dhe të hapin rrugën për rikthimin e demokracisë dhe shtetit ligjor.

FJALA E BERISHËS:

Prej dy ditësh, gjendem në Valencia, në punimet e Kongresit më të rëndësishëm që mbahet sot në Europë, Kongresit të PPE, në të cilin marrin pjesë, de facto, udhëheqja më e rëndësishme e kontinentit, kancelari Merz dhe 14 kryeministra të vendeve europiane, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen dhe një numër i konsiderueshëm komisionerësh, kryetarja e Parlamentit Europian, znj.Metsola, dhe një numër i konsiderueshëm europarlamentarësh marrin pjesë nga delegacionet e të gjitha partive të qendrës së djathtë të Europës, të cilat janë të anëtarësuara në PPE.

Gjatë punimeve të këtij kongresi që i kushtohet kryesisht ndryshimeve të mëdha në Europë dhe në botë të sotme, unë pata rastin, përveç fjalës sime, në të cilën u përqendrova tërësisht në situatën në Shqipëri dhe paraqita para audiencës më të madhe europiane, të vërtetën e trishtë të narkoshtetit të vetëm dhe të parë në Europë, që është narkoshteti i ndërtuar nga Edi Rama, në Shqipëri. Diskutova gjerësisht përpjekjet e tij për të shndërruar zgjedhjet në fasadë, si dhe dhunën mbi terrorin politik që ai ushtron ndaj forcave opozitare, me qëllimin e vetëm për të marrë një mandat të katërt. Mendoj se, fjala, vërtet u prit shumë mirë dhe pati një impakt të fuqishëm pozitiv. Kështu që, unë mendoj se bëra si duhet detyrën para popullit opozitar shqiptar, por edhe para çdo shqiptari, pasi këto të vërteta duhet të dihen dhe të luftohen. Është intërësi ky, më i mirë i të gjithë shqiptarëve.

Syri Tv: Z.Berisha, çfarë mbështetje mori PD nga PPE?

Berisha: PD dhe populli opozitar, mori një mbështetje të plotë dhe totale nga PPE. Këtu, miratohet sot një rezolutë, në këto momente, pas kësaj interviste do jem aty, në të cilën dënohen me forcë të gjitha problematikat e mëdha të krijuara nga qeverisja e Edi Ramës në raport me zgjedhjet, në raport me opozitën, në raport me zbatimin e ligjit, me korrupsionin, me të gjitha. Pra, mendoj se sot, populli opozitar, pikërisht pak ditë para zgjedhjeve, merr një thirrje, merr një kushtrim për t’u ndarë nga të gjitha këto problematika të rënda të krijuara nga regjimi, në mënyrë që, PPE, 14 kryeministra të kësaj organizate, të mund të mbështesin Shqipërinë në rrugën e integrimit europian. Dhe, padiskutim, në mënyrë të qartë si kristali, këta presin fitoren e PD, sepse kanë besim të madh, se kjo forcë do rivendosë, do rikthejë shtetin ligjor dhe se procesi i integrimit me PD në drejtim është i sigurtë dhe do bëjë realitet anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Syri TV: Si ju duket ironizimi i fjalës suaj gjatë takimit nga kryeministri Rama? A e shqetësojnë atë tashmë vizitat tuaja në kongreset e PPE?

Berisha: Sot, i dënuari ndërkombëtar është Edi Rama, me merita. Këtë ta dijë çdo shqiptar. Le të lexojnë rezolutën, e cila do të miratohet për pak, punë çështje kohe dhe kjo, është rezoluta e 4-t në 5 muaj, që dënon Edi Ramën. Në të vërtetë, bota politike, shumica, e botës politike është kundër Edi Ramës, ndëshkon Edi Ramën. Dhe mos të harrojmë se, janë 74 fitore të forcave të qendrës së djathtë gjatë këtij viti, dhe e 75-ta do të jetë fitorja e PD, e cila mezi pritet nga partnerët dhe miqtë tanë në PPE, në Unionin Demokratik Ndëkombëtar dhe në Qendrën Ndërkombëtare Demokristiane. Pra, e gjitha bota pret fitoren e PD.

Syri TV: Ka 3 rezoluta që dënojnë proceset elektorale që ka ndjekur z.Rama, a prisni që në 11 maj të ketë një proces të rregullt?

Berisha: Besoj keni dëgjuar atë raportin shumë serioz që ka publikuar dje delegacioni i OSBE. Por, e gjithë kjo mbështetje e madhe për opozitën shqiptare kthehet në një mesazh të fuqishëm për çdo shqiptar për t’i firmosur fundin regjimit të Edi Ramës dhe për të hapur një kapitull të ri për dëmokracinë shqiptare, integrimin e Shqipërisë.

Previous Post

I dënuar përjetë/ GJKKO rrëzon Fran Marashin për të dalë nga regjimi 41 biss

Next Post

PPE miraton unanimisht Rezolutë Urgjente: Zgjedhjet dhe demokracia në Shqipëri janë të kërcënuara nëse nuk ndërhyjnë BE dhe institucionet e tjera

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
E pëson shqiptarja në Greqi, tentoi të fuste lëndë narkotike për bashkëshortin në burgun e Koridalos, vihet në pranga

E pëson shqiptarja në Greqi, tentoi të fuste lëndë narkotike për bashkëshortin në burgun e Koridalos, vihet në pranga

May 24, 2025
Foto/ Zbulohet kush është “Visi i Pojës”

Dosja “Ura”/ Si korruptoheshin policët nga trafikantët për të kaluar drogën në portin e Durrësit

May 24, 2025
Dalin përgjimet/ Drejtori i Ballukut, Berberi i ARRSH me kompaninë e tij mori në administrim kompleksin “Valamar” të Samir Manes

Dalin përgjimet/ Drejtori i Ballukut, Berberi i ARRSH me kompaninë e tij mori në administrim kompleksin “Valamar” të Samir Manes

May 24, 2025
Helmimi i fëmijëve nga bakteri salmonela në Gramsh, ngrihet grup pune me inspektor higjene

AKTUALITET

E pëson shqiptarja në Greqi, tentoi të fuste lëndë narkotike për bashkëshortin në burgun e Koridalos, vihet në pranga

by Editor
May 24, 2025
0

GREQI- Një grua shqiptare është vënë në pranga nga autoritetet greke. Arrestimi i saj ka ardhur pasi ajo tentoi të fuste...

Read moreDetails
Foto/ Zbulohet kush është “Visi i Pojës”

Dosja “Ura”/ Si korruptoheshin policët nga trafikantët për të kaluar drogën në portin e Durrësit

May 24, 2025
Dalin përgjimet/ Drejtori i Ballukut, Berberi i ARRSH me kompaninë e tij mori në administrim kompleksin “Valamar” të Samir Manes

Dalin përgjimet/ Drejtori i Ballukut, Berberi i ARRSH me kompaninë e tij mori në administrim kompleksin “Valamar” të Samir Manes

May 24, 2025
Helmimi i fëmijëve nga bakteri salmonela në Gramsh, ngrihet grup pune me inspektor higjene

Helmimi i fëmijëve nga bakteri salmonela në Gramsh, ngrihet grup pune me inspektor higjene

May 24, 2025
Rusia dhe Ukraina këmbejnë qindra ushtarë në ditën e dytë të këmbimit të burgosurve të luftës

Rusia dhe Ukraina këmbejnë qindra ushtarë në ditën e dytë të këmbimit të burgosurve të luftës

May 24, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

E pëson shqiptarja në Greqi, tentoi të fuste lëndë narkotike për bashkëshortin në burgun e Koridalos, vihet në pranga

E pëson shqiptarja në Greqi, tentoi të fuste lëndë narkotike për bashkëshortin në burgun e Koridalos, vihet në pranga

May 24, 2025
Foto/ Zbulohet kush është “Visi i Pojës”

Dosja “Ura”/ Si korruptoheshin policët nga trafikantët për të kaluar drogën në portin e Durrësit

May 24, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al