Thursday, June 11, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

FOTO/ Vrasja e Renato Hoxhajt në Vlorë, kamerat e sigurisë “kapin” imazhin e autorit të dyshuar

Editor by Editor
April 30, 2025
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
FOTO/ Vrasja e Renato Hoxhajt në Vlorë, kamerat e sigurisë “kapin” imazhin e autorit të dyshuar
0
SHARES
41
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

VLORA– Personi në foton e mësipërme dyshohet të jetë autori i vrasjes së 58-vjeçarit Renato Hoxhaj në Vlorë më 27 prill 2025. Personi në fjalë shihet me një kapele në kokë dhe me një maskë në fytyrë. Lidhur me ngjarjen, sipas informacioneve paraprake, ditën e djeshme është arrestuar një person që dyshohet se ka ndihmuar autorin të largohet nga vendi i ngjarjes. Gjithashtu dyshohet se ka edhe persona të tjerë të përfshirë, por ka edhe dyshime se porosia për ekzekutimin të ketë ardhur nga jashtë Shqipërisë.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 06:00 kur viktima po kthehej në shtëpi nga vendi ku punonte si roje i një objekti në ndërtim. Hoxhaj është qëlluar nga afër tre herë me armë zjarri. Raportohet se ka qenë bashkëjetuesja e tij që ka dëgjuar të shtënat dhe e ka gjetur të vdekur. 

Ajo ka shpërthyer në lot, duke thënë “e vranë mo e vranë”, ndërsa më pas është marrë në pyetje nga policia. Viktima ishte i divorcuar dhe bashkëjetonte me një grua, ndërsa raportohet se është baba i dy fëmijëve të rritur. Hoxhaj mori 2 plumba në kokë dhe dy në trup, ndërsa pistoleta ka qenë me gëzhoje 9 mm. 

Në dëshminë e saj, bashkëjetuesja ka treguar vetëm se si e ka gjetur të vrarë dhe ka njoftuar policinë. Askush nga banorët nuk ka parë personat që kanë kryer krimin. Pistat kryesore të hetimit janë konfliktet e mundshme së fundmi dhe përfshirja në ndonjë ngjarje.

Previous Post

Automjeti përpl*set me autobusin në aksin Elbasan–Peqin, disa persona përfundojnë në spital

Next Post

Ganiu nuk gjen qetësi! Pas daljes nga Ferma VIP i ndodh fatkeqësia familjare

Next Post
Ganiu nuk gjen qetësi! Pas daljes nga Ferma VIP i ndodh fatkeqësia familjare

Ganiu nuk gjen qetësi! Pas daljes nga Ferma VIP i ndodh fatkeqësia familjare

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al