Friday, September 26, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Komisionerja e BE-së i kërkon kryeministrit të Serbisë bashkëpunim për reforma: Vullneti i popullit serb duhet të dëgjohet

Editor by Editor
April 29, 2025
in AKTUALITET, Lajmi Fundit, Rajoni, Vendi
0
Komisionerja e BE-së i kërkon kryeministrit të Serbisë bashkëpunim për reforma: Vullneti i popullit serb duhet të dëgjohet
0
SHARES
12
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

SERBI- “Bashkëpunoni me ne për reformat, në mënyrë që anëtarësimi juaj në Bashkimin Evropian të bëhet i mundur”, u shpreh në Beograd komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, pas takimit me kryeministrin e Serbisë, Gjuro Macut, më 29 prill. Kos theksoi reformën në drejtësi, luftën kundër korrupsionit, lirinë e medias dhe përmirësimin e procesit zgjedhor si probleme në të cilat Serbia duhet të punojë.

“Bashkëpunoni me ne për krijimin e një gjyqësori të pavarur që mund të luftojë në mënyrë efektive korrupsionin, për zbatimin e ligjit dhe krijimin e institucioneve që do të mundësojnë media të lira, ku të gjitha mendimet të përfaqësohen”, theksoi komisionerja evropiane.

“Bashkëpunoni me ne për të vendosur një kornizë zgjedhore që do të sigurojë që vullneti i popullit serb të dëgjohet dhe që vendimet të merren në bazë të tij”, shtoi ajo.

Komisionerja evropiane vlerësoi se pa këto ndryshime, Serbia “nuk mund të përparojë”.

“Ajo që po kërkojmë është në fakt shumë afër asaj që po kërkojnë njerëzit që protestojnë në rrugë”, tha Kos, duke iu referuar protestave masive disamujore në Serbi.

Një ditë më parë, gjatë një vizite në Pragë, Kos foli edhe për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE, duke thënë se para se Kosova ta marrë statusin e vendit kandidat, do të duhet t’i plotësojë disa parakushte, si normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë.

Takimin e parë me kryeministrin Macut, që prej marrjes së detyrës në krye të Qeverisë së Serbisë, ajo e vlerësoi si “shumë pozitiv”.

Ajo tha se mbështet integrimin evropian të Serbisë dhe se pret që Qeveria “të bëjë pjesën e saj”.

“Jam e sigurt që mund të llogaris te ju si partner në këtë përpjekje”, i tha ajo kryeministrit.

Komisionerja evropiane shtoi se ndan të njëjtin qëndrim me kryeministrin Macut sa i përket zgjidhjes së problemeve në shoqëri përmes përfshirjes së të gjithë aktorëve.

“Sepse transformimi i vërtetë duhet të vijë nga brenda, nuk mund të vijë nga jashtë”, shtoi ajo.

Kos njoftoi se gjatë vizitës dyditore në Beograd do të ketë një sërë takimesh.

Ajo tha se do të takohet me përfaqësues të partive politike të pushtetit dhe opozitës, të organizatave të shoqërisë civile, si dhe me përfaqësues të studentëve që kanë bllokuar fakultetet, por edhe me ata që janë kundër bllokadave.

Kryeministri Gjuro Macut deklaroi se përkushtimi ndaj integrimit evropian është “prioritet absolut” i qeverisë që ai drejton.

“Përshpejtimi i procesit, hapja e klasave të reja negociuese, do të përbëjnë bazën e punës së Qeverisë së Serbisë”, shtoi ai.

Ai shprehu shpresën se çështja e arsimit do të jetë një nga elementët kyç të vizitës së komisioneres Kos në Beograd.

“Që të mbështesë përpjekjet tona për të vendosur dialogun, për ta ruajtur atë dialog i cili ka qenë i ngrirë gjatë muajve të fundit. Që mbështetja e saj e fortë do të ndikojë që ta vendosim këtë proces sa më shpejt dhe që tashmë në ditët në vijim ta kthejmë Serbinë në rrugën e duhur në fushën e arsimit, pra atje ku kemi ndalur disa muaj më parë”, shtoi Macut.

Ai vlerësoi se edhe pse negociatat me BE-në nuk kanë përparuar me shpejtësinë e dëshiruar në tre vitet e fundit, Serbia “po zbaton në mënyrë intensive” reforma për të përmirësuar sundimin e ligjit.

Protestat masive gjashtëmujore dhe bllokadat e studentëve u nxitën nga një aksident në Stacionin Hekurudhor të Novi Sadit, ku nga shembja e një tavani në fillim të nëntorit vdiqën 16 persona.

Pushteti pretendon se kërkesat e studentëve janë përmbushur, duke i ftuar ata të zhbllokojnë fakultetet.

Studentët, nga ana tjetër, deklarojnë se nuk janë përmbushur dhe se bllokadat do të vazhdojnë.

Protestat studentore janë bërë simbol i një pakënaqësie më të gjerë me sundimin e ligjit në Serbi – duke përfshirë pyetjen nëse neglizhenca dhe korrupsioni sistemik kanë çuar në shembjen e mbulesës në stacionin hekurudhor të Novi Sadit dhe në vdekjen e 16 personave.

Pas kërkesave të studentëve qëndrojnë, përveç qindra mijëra qytetarëve që janë mbledhur për muaj të tërë në protesta, edhe shumë profesorë universitetesh, punonjës të arsimit, bujq, avokatë dhe aktorë./REL

Previous Post

Nënkryetarja e Bashkisë së Elbasanit, Aulona Bylykbashi pret pemën, i zuri pamjen e posterit elektoral

Next Post

“Kanadaja meriton respekt nga SHBA”/ Kryeministri Mark Carney: Me Trump do të hyjmë në bisedime tregtare vetëm sipas kushteve tona

Next Post
“Kanadaja meriton respekt nga SHBA”/ Kryeministri Mark Carney: Me Trump do të hyjmë në bisedime tregtare vetëm sipas kushteve tona

"Kanadaja meriton respekt nga SHBA"/ Kryeministri Mark Carney: Me Trump do të hyjmë në bisedime tregtare vetëm sipas kushteve tona

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
26-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar, ekstradohet nga Italia pasi dyshohet se tentoi të vriste një person

26-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar, ekstradohet nga Italia pasi dyshohet se tentoi të vriste një person

September 26, 2025
Kryetari i Këshillit të Qarkut Korçë, Erjon Nexhipi, jep dorëheqjen. Zbulohet shkaku.

Kryetari i Këshillit të Qarkut Korçë, Erjon Nexhipi, jep dorëheqjen. Zbulohet shkaku.

September 26, 2025
Dy të rinj arrestohen në Korçë për shpërndarje droge, lënda narkotike e gjetur e fshehur në makinë.

Dy të rinj arrestohen në Korçë për shpërndarje droge, lënda narkotike e gjetur e fshehur në makinë.

September 26, 2025
Afera me tenderin e rrugës Korçë–Ersekë, zbardhen mesazhet në WhatsApp që fundosin Erion Isain

LAJME

26-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar, ekstradohet nga Italia pasi dyshohet se tentoi të vriste një person

by timoni.al
September 26, 2025
0

Një 26-vjeçar, Kristjan Lulaj, është ekstraduar nga Italia pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për tentativën e vrasjes së një...

Read moreDetails
Kryetari i Këshillit të Qarkut Korçë, Erjon Nexhipi, jep dorëheqjen. Zbulohet shkaku.

Kryetari i Këshillit të Qarkut Korçë, Erjon Nexhipi, jep dorëheqjen. Zbulohet shkaku.

September 26, 2025
Dy të rinj arrestohen në Korçë për shpërndarje droge, lënda narkotike e gjetur e fshehur në makinë.

Dy të rinj arrestohen në Korçë për shpërndarje droge, lënda narkotike e gjetur e fshehur në makinë.

September 26, 2025
Afera me tenderin e rrugës Korçë–Ersekë, zbardhen mesazhet në WhatsApp që fundosin Erion Isain

Afera me tenderin e rrugës Korçë–Ersekë, zbardhen mesazhet në WhatsApp që fundosin Erion Isain

September 26, 2025
A e ndërpreu Kosova dialogun? SHBA nis bisedimet strategjike me Serbinë: Çfarë po diskutohet?

A e ndërpreu Kosova dialogun? SHBA nis bisedimet strategjike me Serbinë: Çfarë po diskutohet?

September 26, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

26-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar, ekstradohet nga Italia pasi dyshohet se tentoi të vriste një person

26-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar, ekstradohet nga Italia pasi dyshohet se tentoi të vriste një person

September 26, 2025
Kryetari i Këshillit të Qarkut Korçë, Erjon Nexhipi, jep dorëheqjen. Zbulohet shkaku.

Kryetari i Këshillit të Qarkut Korçë, Erjon Nexhipi, jep dorëheqjen. Zbulohet shkaku.

September 26, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al