Tuesday, April 28, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Berisha në Kongresin e PPE: Rama ka në zyrë një koordinator për bandat kriminale! Në prag të zgjedhjeve, ka bllokuar debatet televizive

Editor by Editor
April 29, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
Berisha në Kongresin e PPE: Rama ka në zyrë një koordinator për bandat kriminale! Në prag të zgjedhjeve, ka bllokuar debatet televizive
0
SHARES
19
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

VALENCIA- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij nëKongresin e Partive Popullore Evropiane (EPP) që u zhvillua në Valencia në Spanjë.

Berisha u shpreh se Shqipëria është i vetmi shtet në Europë, ku sipas tij të gjitha pushtetet janë në dorën e një personi të vetëm. Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama, po intimidon qytetarët dhe po blen votat e tyre.  Kryedemokrati tha se Rama po kontrollon mediat, ku komentoi edhe vendimin për mbylljen e Tik Tok.

Berisha tha se në një vit elektoral, kreu i qeverisë urdhëroi arrestimin e tre liderëve të partive kryesore të opozitës, vetëm sepse ishin kundërshtarë politikë.

FJALA E BERISHËS: 

Z. President Weber, zonja dhe zotërinj, së pari dëshiroj të falënderoj ju, z. President, dhe presidentët e EPP për mbështetjen që i kanë dhënë Partisë Demokratike të Shqipërisë me një rezolutë shumë të vlefshme në mbështetje të kauzave të saj të drejta. Por dua të shfrytëzoj rastin të falënderoj gjithashtu presidentin e IDU, Stefan Harper, dhe presidentin e CDI, Andres Pastrana, për të njëjtën mbështetje që kanë treguar ndaj Partisë Demokratike dhe kauzave të saj.

Dua të falënderoj gjithashtu miqtë nga CDU, Elmar Brok, Peter Beyer, Doris Pack, miqtë nga Forza Italia në Itali, Battilocchio, Erika Mazzetti, etj., të cilët kanë qenë pranë nesh në disa ditë të vështira.

Zonja dhe zotërinj, Shqipëria sot është shteti i parë dhe i vetëm narkoshtet në Europë, ku gjithë pushtetet janë në dorën e një njeriu të vetëm. Siç kanë vërejtur edhe vëzhguesit ndërkombëtarë, përmes një industrie mafioze të blerjes së votës dhe një makinerie masive intimidimi, ai ka vënë nën kontroll të plotë vullnetin e qytetarëve dhe ka kthyer zgjedhjet në një fasadë.

Kryeministri, i cili shfaqet në samite ndërkombëtare me atlete të bardha dhe kryen plaçkitje, sillet në vend si një diktator i mirëfilltë. Ai kontrollon të gjithë ekonominë. Kontrollon të gjithë median. Në fund, ai bllokoi TikTok-un, duke e bërë vendin të duket njësoj me Kabulin dhe Teheranin.

Si Zayed i Tunizisë, në vit elektoral, ai zgjodhi të arrestojë tre liderë të partive kryesore të opozitës, vetëm sepse ishin kundërshtarë politikë – dhe pa asnjë, asnjë, asnjë provë kriminale. Ai u mori mandatin drejtuesve të opozitës. U mori mandatin kryetarëve të bashkive të opozitës, siç është rasti i Fredi Belerit, i cili sot është eurodeputet, sepse arsyeja e vetme ishte që Beleri nuk pranoi t’i jepte tokën që nuk i përket familjes Rama.

Zonja dhe zotërinj, përveç kësaj, diktatori tiranik, narkodiktatori, ka korruptuar shefin e kundërzbulimit të FBI-së, Charles McGonigal, që të punonte kundër opozitës shqiptare. I dha atij 225,000 dollarë, por ju siguroj që nuk ishte i vetmi që u ble kundër opozitës. Dokumente, mijëra dokumente nga vende partnere, provojnë sot se shteti dhe krimi janë një sipërmarrje e përbashkët në vendin tim.

Në zyrën e kryeministrit, ka një këshilltar me detyrë të koordinojë punën e organizatave kriminale – nga kartelat e Sinaloas në Meksikë, që tani drejtohen nga vëllezër shqiptarë, te bandat brenda vendit.

Sipas Eurostat, nga viti 2014 deri në 2023, 1,099,000 shqiptarë kanë emigruar në zonën Shengen. Si pasojë, sipas OKB-së, Shqipëria ka sot indeksin më të ulët të lindshmërisë në botë. Përveç kësaj, vendi është një nga eksportuesit kryesorë të krimit në Europë.

Më 11 maj do të mbahen zgjedhjet e përgjithshme parlamentare. Në këto zgjedhje, përveç të gjitha atyre që përmenda më sipër, ai ka bllokuar debatet televizive, ka shpërndarë 100 euro si dhuratë për vota për 800,000 pensionistë, dhe ka dhënë 100 licenca për kultivim kanabisi me moton “Kanabis për Vota”. Ai e ka kthyer narkoshtetin e tij në një makineri zgjedhore.

Por, në një diktaturë, e vetmja mundësi është të mos dorëzohesh, por të luftosh për ta përmbysur atë. Me ndihmën tuaj, miq të dashur, ju siguroj se Partia Demokratike e Shqipërisë, e cila përmbysi 32 vite më parë diktaturën më staliniste në Europë, do të përmbysë edhe diktaturën e parë dhe të vetme narkotike në Europë, atë të Edi Ramës.
Ju faleminderit shumë!

Previous Post

Sherri në zyrën elektorale të Tom Doshit/ Policia shpall në kërkim një person, dyshohet se hyri me dhunë dhe u përplas me personat brenda

Next Post

Incidenti në Ali Dem, reagon PSD: Nuk ka asnjë lidhje me zyrën tonë elektorale! Asnjë nga anëtarët apo simpatizantët tanë nuk ka qenë i përfshirë

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Google nënshkruan marrëveshje me Pentagonin për AI të klasifikuar, debate dhe kundërshti brenda kompanisë

Google nënshkruan marrëveshje me Pentagonin për AI të klasifikuar, debate dhe kundërshti brenda kompanisë

April 28, 2026
LIVE PSG-BAYERN/ Festa shpërthen në Paris, Kane kalon në avantazh gjermanët (Video)

LIVE PSG-BAYERN/ Festa shpërthen në Paris, Kane kalon në avantazh gjermanët (Video)

April 28, 2026
Foto: Mbreti Charles mbërrin në Kapitolin e SHBA-së, takohet me katër zyrtarë të lartë të Kongresit

Foto: Mbreti Charles mbërrin në Kapitolin e SHBA-së, takohet me katër zyrtarë të lartë të Kongresit

April 28, 2026
Popullariteti i Trump bie ndjeshëm; vetëm 34% e të anketuarve miratojnë luftën me Iranin

AKTUALITET

Google nënshkruan marrëveshje me Pentagonin për AI të klasifikuar, debate dhe kundërshti brenda kompanisë

by timoni.al
April 28, 2026
0

Google thuhet se ka nënshkruar një marrëveshje me Departamentin e Mbrojtjes së SHBA-së për përdorimin e modeleve të saj të...

Read moreDetails
LIVE PSG-BAYERN/ Festa shpërthen në Paris, Kane kalon në avantazh gjermanët (Video)

LIVE PSG-BAYERN/ Festa shpërthen në Paris, Kane kalon në avantazh gjermanët (Video)

April 28, 2026
Foto: Mbreti Charles mbërrin në Kapitolin e SHBA-së, takohet me katër zyrtarë të lartë të Kongresit

Foto: Mbreti Charles mbërrin në Kapitolin e SHBA-së, takohet me katër zyrtarë të lartë të Kongresit

April 28, 2026
Popullariteti i Trump bie ndjeshëm; vetëm 34% e të anketuarve miratojnë luftën me Iranin

Popullariteti i Trump bie ndjeshëm; vetëm 34% e të anketuarve miratojnë luftën me Iranin

April 28, 2026
Fiks Fare/ Fabrika e asfaltit ndot dhe 'helmon' lagjen në Kamëz, firma justifikohet se ka bërë vetëmonitorim

Fiks Fare/ Fabrika e asfaltit ndot dhe ‘helmon’ lagjen në Kamëz, firma justifikohet se ka bërë vetëmonitorim

April 28, 2026

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Google nënshkruan marrëveshje me Pentagonin për AI të klasifikuar, debate dhe kundërshti brenda kompanisë

Google nënshkruan marrëveshje me Pentagonin për AI të klasifikuar, debate dhe kundërshti brenda kompanisë

April 28, 2026
LIVE PSG-BAYERN/ Festa shpërthen në Paris, Kane kalon në avantazh gjermanët (Video)

LIVE PSG-BAYERN/ Festa shpërthen në Paris, Kane kalon në avantazh gjermanët (Video)

April 28, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al