Monday, November 24, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Trupat u gjetën në një varrezë masive në Serbi!” Kosova lëshon fletarresti ndaj Milan Radoçiç për krime lufte: Ishte pjesë e një grupi që vranë 106 civilë shqiptarë

Editor by Editor
April 28, 2025
in AKTUALITET, KOSOVA, KRYESORE, Lajmi Fundit, Rajoni, Vendi
0
“Trupat u gjetën në një varrezë masive në Serbi!” Kosova lëshon fletarresti ndaj Milan Radoçiç për krime lufte: Ishte pjesë e një grupi që vranë 106 civilë shqiptarë
0
SHARES
77
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

KOSOVA- Gjykata Themelore e Prishtinës ka lëshuar fletarrestim ndaj Milan Radoiçiç dhe 19 serbëve të tjerë, të dyshuar për veprën penale “krime lufte kundër popullatës civile”. Sipas dokumentit që mban datën e 15 prillit, të publikuar nga Reporteri.net, Radoiçiç – ish-nënkryetar i partisë së serbëve në Kosovë, Lista Serbe – akuzohet se ishte pjesë e një grupi serbësh që vranë 106 civilë shqiptarë, trupat e të cilëve më pas u gjetën në një varrezë masive në Serbi. Nga Prokuroria Speciale e Kosovës kanë konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se kanë parashtruar kërkesë në Gjykatën Themelore për lëshimin e fletarrestimeve.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ne kërkesë ka cituar se me datë 18.03.2025 ka nxjerr aktvendim për fillimin e hetimeve ndaj të pandehurve për shkak të dyshimit të arsyeshëm se në periudhën kohore 1998-1999, në vendin e quajtur ‘Ura e Taliqit’ në Gjakovë nga data 7 maj e deri më date 10 maj te vitit 1999, pjesëtaret e forcave ushtarake dhe policor serbe të uniformuar, në mesin e tyre edhe të pandehurit e lartcekur filluan të hynin shtëpi për shtëpi, ku me forcë dhe kanosje i nxorën nga shtëpitë të gjithë personat që ishin prezentë, duke i ndarë burrat nga gratë dhe fëmijët dhe me pas i vranë gjithsej 106 civilë të nacionalitetit shqiptar dhe pas luftës trupat e tyre u gjetën në një varrezë masive në Batajnice të Serbisë”, thuhet në arsyetimin e fletarrestimit.

Po ashtu, në dokument thuhet se ky grupi i personave, nga 7 maji i vitit 1999 deri më 10 maj të po atij viti kishte arrestuar dhe burgosur më shumë se 300 civilë shqiptarë, të cilët “u mbajtën në burgje të improvizuara, ku nuk kishin trajtim human duke iu munduar gjërat elementare, ushqimi i rregullt, higjiena dhe kujdesi mjekësor dhe më pas një pjesë e madhe e këtyre të burgosurve ishin dërguar në burgje të ndryshme të Kosovës”.

Në fund, sipas Gjykatës Themelore, këta persona u liruan pas qershorit të vitit 1999, me ndihmën e organizatave ndërkombëtare. Për të gjithë të pandehurit që është lëshuar fletarrestim, autoritetet e Kosovës nuk e dinë adresën e tyre. Ndërkaq, në mesin e tyre është edhe Llazar Drashkoviç, ndaj të cilit veçse ka një urdhërarrest aktiv ndërkombëtar lidhur me masakrën e Mejës. Ndryshe, Radoiçiç veçse kërkohet nga autoritetet e Kosovës për sulmin e armatosur në Banjskë të Zveçanit në shtator të vitit 2023. Ai e mori përgjegjësinë për këtë sulm, ku u vra një polic i Kosovës, dhe gjerësisht besohet se gjendet i lirë në Serbi. Kosova e cilëson këtë sulm si terrorist dhe akuzon Serbinë se ka gisht në të.

Beogradi mohon çdo përfshirje. Në Kosovë, për sulmin në Banjskë është ngritur edhe një aktakuzë – ku përfshihet edhe Radoiçiç – dhe ka nisur gjykimi ndaj tre të pandehurve për këtë rast, që gjenden në Kosovë. Gjykata Themelore e Prishtinës ka refuzuar ankesën që ndaj të pandehurve të tjerë për rastin Banjska të zhvillohet gjykim në mungesë./ REL

Previous Post

Ramës nuk i del e keqja me qytetarin, vijon debatin pas takimit: T’i do vish me mua ose prano që ke gënjyer

Next Post

Qeveria i ka braktisur/ Fermerët e Roskovecit në protestë: Grumbulluesit bëjnë lojëra me çmimin

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
ANALIZA/ Anijet ruse të naftës që gjenerojnë miliardat për Putinin dhe rrezikojnë bregdetin e Adriatikut. Pse BE trembet për t’i bllokuar.

November 24, 2025
Përmbytjet në Goriçan të Dimalit/ Top Channel publikon pamje me dron, serrat të mbuluara nga uji për pesë ditë.

Domenico Morfeo në një intervistë të plotë: Futbolli? Një realitet i rremë, Inzaghi i shtrënguar…

Dosja Balluku/ SPAK po verifikon edhe tenderët për 6 lotet e tjera të Unazës së Madhe, dyshime se u paracaktuan fituesit

LAJME

by timoni.al
November 24, 2025
0

Plani i paqes ruso-amerikan është kritikuar ashpër si një dështim moral dhe ligjor, duke favorizuar agresorin dhe minuar parimin e...

Read moreDetails
Përmbytjet në Goriçan të Dimalit/ Top Channel publikon pamje me dron, serrat të mbuluara nga uji për pesë ditë.

Përmbytjet në Goriçan të Dimalit/ Top Channel publikon pamje me dron, serrat të mbuluara nga uji për pesë ditë.

November 24, 2025
Domenico Morfeo në një intervistë të plotë: Futbolli? Një realitet i rremë, Inzaghi i shtrënguar…

Domenico Morfeo në një intervistë të plotë: Futbolli? Një realitet i rremë, Inzaghi i shtrënguar…

November 24, 2025
Dosja Balluku/ SPAK po verifikon edhe tenderët për 6 lotet e tjera të Unazës së Madhe, dyshime se u paracaktuan fituesit

Dosja Balluku/ SPAK po verifikon edhe tenderët për 6 lotet e tjera të Unazës së Madhe, dyshime se u paracaktuan fituesit

November 24, 2025
Vranë pronarin e lokalit, Prokuroria dërgon në gjyq vëllezërit Dukaj. Si e planifikuan krimin për të humbur gjurmët 

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

ANALIZA/ Anijet ruse të naftës që gjenerojnë miliardat për Putinin dhe rrezikojnë bregdetin e Adriatikut. Pse BE trembet për t’i bllokuar.

ANALIZA/ Anijet ruse të naftës që gjenerojnë miliardat për Putinin dhe rrezikojnë bregdetin e Adriatikut. Pse BE trembet për t’i bllokuar.

November 24, 2025
Përmbytjet në Goriçan të Dimalit/ Top Channel publikon pamje me dron, serrat të mbuluara nga uji për pesë ditë.

Përmbytjet në Goriçan të Dimalit/ Top Channel publikon pamje me dron, serrat të mbuluara nga uji për pesë ditë.

November 24, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al