Tuesday, June 16, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Trump tha se Zelensky ishte i gatshëm t’i dorëzojë Krimenë Rusisë, reagon Gjermania: Kievi mund ta kishte arritur vetë një gjë të tillë

Editor by Editor
April 28, 2025
in AKTUALITET, BOTË, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Trump tha se Zelensky ishte i gatshëm t’i dorëzojë Krimenë Rusisë, reagon Gjermania: Kievi mund ta kishte arritur vetë një gjë të tillë
0
SHARES
35
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

GJERMANIA- Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, i konsideron propozimet e fundit të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për lëshime të gjera territoriale nga ana e Ukrainës në favor të Rusisë si shumë largvajtëse.

“Ukraina mund ta kishte arritur vetë një gjë të tillë, si të thuash përmes një kapitullimi një vit më parë”, tha politikani i socialdemokrat në emisionin “Bericht aus Berlin”.

Ndihmat për Ukrainën do të vazhdojnë

Pistoriusi e siguroi Ukrainën për ndihma të mëtejshme ushtarake nga Gjermania – edhe në rast të ndërprerjes së mbështetjes amerikane. Kjo është përcaktuar qartë edhe në marrëveshjen e koalicionit, theksoi ai. “Nëse Ukraina bie, nëse Putini e fiton këtë luftë, pra e pushton Ukrainën, qoftë edhe vetëm pjesë të mëdha të territorit të saj, atëherë ky do të jetë një kërcënim maksimal për territorin e NATO-s dhe, madje, edhe për vendet fqinje si Moldavia dhe Gjeorgjia”, tha Pistorius.

Siguria dhe paqja në Evropë

Të gjithë duhet ta kenë të qartë: “Kjo nuk ka të bëjë vetëm me solidaritetin me Ukrainën, por ka të bëjë me sigurinë dhe paqen tonë në Evropë.”

Ukraina e di, tha Pistorius, se një marrëveshje armëpushimi e qëndrueshme dhe e besueshme ose një zgjidhje paqeje “mund ose do të çojë gjithashtu në lëshime territoriale”. Ai vetë nuk do t’i lidhte këto me kufijtë territorialë. Në fund të fundit ato duhet të jenë në përpjesëtim me garancitë e sigurisë për të ardhmen./ DW

Previous Post

Napoli merr kreun e Serie A pas gafës së Interit, fitojnë Milani dhe Juventusi

Next Post

Vrasja e Renato Hoxhajt në Vlorë, merren në pyetje bashkëjetuesja e 58-vjeçarit dhe 10 persona të tjerë

Next Post
Vrasja e Renato Hoxhajt në Vlorë, merren në pyetje bashkëjetuesja e 58-vjeçarit dhe 10 persona të tjerë

Vrasja e Renato Hoxhajt në Vlorë, merren në pyetje bashkëjetuesja e 58-vjeçarit dhe 10 persona të tjerë

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al