Monday, June 8, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

I dënuar me 16 vjet burgim për vjedhje me armë, arrestohet 39-vjeçari në Greqi, pritet ekstradimi i tij në Shqipëri 

Editor by Editor
April 27, 2025
in AKTUALITET, KRONIKE, Lajmi Fundit, Vendi
0
I dënuar me 16 vjet burgim për vjedhje me armë, arrestohet 39-vjeçari në Greqi, pritet ekstradimi i tij në Shqipëri 
0
SHARES
40
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

GREQI- Një 39-vjeçar është vënë në pranga në Greqi. Policia bën me dije se i arrestuari ishte i dënuar me 16 vjet burgim për vjedhje me armë kryer në bashkëpunim. Mësohet se policia greke lokalizoi dhe arrestoi me qëllim ekstradimi 39-vjeçarin Eduard Vushaj.

Vushaj në vitin 2016 është dënuar nga Gjykata e Shkodrës me 16 vjet burgim, për veprën penale “Vjedhja me armë”. I arrestuar më vitin 2013, në fshatin Grabom në bashkëpunim me një person tjetër ka ndaluar automjetin me të cilin lëviznin 2 shtetas dhe duke i kanosur me armë u ka marrë paratë dhe automjetin. Ata gjithashtu kanë plagosur me thikë dy personat që u dolën në pritë.

Njoftimi i policisë:

Policia e Shtetit/ Finalizohet një tjetër operacion ndërkombëtar, për kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht, për llogari të Shqipërisë.

Operacioni “Kartela e kuqe”/Kapet në Greqi, një i dënuar me 16 vjet burgim për vjedhje me armë kryer në bashkëpunim. Si rezultat i informacionit të siguruar nga Fast Albania dhe DVP Shkodër si dhe shkëmbimit të këtij informacioni nëpërmjet Interpol Tiranës me homologët në Athinë, u finalizua operacioni “Kartela e kuqe”.

Në kuadër të operacionit, Policia greke lokalizoi, kapi dhe arrestoi provizorisht me qellim ekstradimi shtetasin Eduard Vushaj, 39 vjeç.

Në vitin 2016, Gjykata e Shkodrës e ka dënuar me 16 vjet burgim, për veprën penale “Vjedhja me armë”, sepse në vitin 2013, në fshatin Grabom, ky shtetas në bashkëpunim me një shtetas tjetër, ka ndaluar automjetin me të cilin lëviznin 2 shtetas dhe duke i kanosur me armë u ka marrë paratë dhe automjetin si dhe i ka plagosur të dy me mjet prerës (thikë). Vijon bashkëpunimi ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Athinës, për ekstradimin e 39-vjeçarit, në Shqipëri.

Previous Post

“SPAK pasi zbardhi lobimin me McGonigal, tani po ndriçon atë të PD,” Andi Bushati: Karagjoze deri në përçudnim!

Next Post

Meta rendit nga qelia arsyet përse nuk duhet votuar qeveria e Edi Ramës

Next Post
Incidenti në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, Meta: Nga sot PL është në gjendje lufte me Veliajn

Meta rendit nga qelia arsyet përse nuk duhet votuar qeveria e Edi Ramës

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al