Tuesday, July 8, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Berisha nga Pogradeci: Çmimi i naftës do ulet me 40%, do dyfishohet buxheti për shëndetësinë, arsimin dhe bujqësinë

Editor by Editor
April 26, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
Berisha nga Pogradeci: Çmimi i naftës do ulet me 40%, do dyfishohet buxheti për shëndetësinë, arsimin dhe bujqësinë
0
SHARES
12
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Berisha deklaroi:

Të dashur, pogradecare dhe pogradec, zonja e zotërinj, të pranishëm në këtë takim madhështor, përshëndetjet e mia më të përzemërta, mirënjohjen time të pakufishme dhe nderimin më të madh, për ju qytetaret dhe qytetarët e mrekullueshëm të këtij qyteti, të Pogradecit Madhështor.
Një përshëndetje të përzemërt për të gjithë pogradecaret dhe pogradecarët, të gjitha banorët e qarkut të Korçës, kudo që janë sot, në Pogradec në këtë qarku, në Shqipëri, emigracion dhe diasporë.
Të dashur miq!
Udhëtimi drejt Pogradecit është udhëtimi drejt madhështisë. Zoti dhe natyra e ka bërë këtë qytet, me bukuritë më mahnitëse, me gjolin e papërsëritshëm në rajon, në liqenin nga më të bukurit në Europë dhe botë.
Pogradeci është djepi i lirikës më të bukur shqiptare, është djepi i tregimit më të bukur shqiptar, është qyteti i Lasgushit dhe Kutelit, qyteti i piktorëve, artistëve dhe skulptorëve të talentuar.
Por mbi të gjitha Pogradeci është qyteti i burrave dhe grave, punëtor, bujar, të qytetëruar, mikëpritës.
Pra Pogradeci është frymëzim për të gjithë ata që jetojnë, për të gjithë ata që e njohin.
Por sot përsëri, Pogradeci është qyteti dhe rrethi nga i cili largohen fëmijët, bijtë dhe bijat e saj.
Pogradeci është qyteti në të cilin burrat dhe gratë e moshuar, mezi mbyllin muajin dhe jo rrallë numërojnë kafshatën dhe jo rrallë nuk arrijnë të marrin ilaçet, presin ndihmën e familjarëve të vet.
Pogradeci është qyteti dhe rrethi në të cilin, shërbimet, arsimi, shëndetësia janë në degradim të plotë.
Pogradeci është qyteti në të cilin njëlloj si në gjithë Shqipërinë, çmimet u rritën në mënyrë të pamëshirë, kurse rrogat dhe pensionet nuk i ndoqën ato.
Pra miq, nuk mund të jetë Pogradeci Madhështor si Pogradec që braktiset, si Pogradec i njerëzve që vuajnë nga varfëria dhe skamja, i fëmijëve që nuk ushqehen, i sëmundjeve që nuk mjekohen.
Prandaj jam sot para jush për të paraqitur para çdo qytetari të këtij qyteti, çdo banori të këtij rrethi, projektin tonë me të cilin ne rikthejmë madhështinë qytetarëve të këtij qyteti.
Projekti me të cilin ne, zhdukim brenda 100 varfërinë ekstreme dhe mjerimin nga Pogradeci.
Vendosim minimumin jetik 200 euro, për çdo pensionist me pension të plotë apo të pjesshëm që merr, ndën 200 euro.
Dhe këta janë mbi 560 mijë burra dhe gra.
Vendosim minimumin jetik për të gjithë shqiptarët në ndihmë ekonomike, për të gjithë ata që nuk kanë marrë kurrë në jetën e tyre pension, për të gjithë shqiptarët e papunë, për të gjithë studentët me bursë, për të gjithë fëmijët e familjeve me një prind.
Pra në radhë të parë, ne me zemër në dorë ju kthejmë paratë shqiptarëve.
Vendosim rrogën minimale 500 euro.
Vendosim kartën e konsumatorit me të cilën, çdo rrogëultë, çdo pensionist, çdo qytetar me minimumin jetik, do të marrë ushqimet dhe gjërat bazë, me çmim 20% më lirë se qytetarët e tjerë.
Vendosim listën e rimbursimit 100% të barnave, identike, një për një me listën që ka sot Republika Italiane.
Vendosim në 100 ditët e para që në Shqipëri nuk do mund të shitet kurrë, litra e naftës më shumë se +-10% e çmimit të saj në Maqedoni apo në Kosovë, pra një naftë 40% më lirë.
Vendosim mbrojtjen e plotë të prodhimeve bujqësore në sezon.
I garantoj fermerët e Pogradecit se prodhimet e tyre do të mbrohen plotësisht dhe se ata do të subvencionohen do të marrin për çdo fidan të mbjellë, për çdo kokë bagëti të mbarshtruar, për çdo njësi prodhimi 5-fishin e saj që marrin sot si subvencion.
Do marrin aq sa marrin fermerët në Maqedoni, Mal të zi dhe Serbi.
Do kenë linja krediti të butë, do kenë mbulim të plotë të dëmeve nga fatkeqësitë natyrore, qoftë dhe nga mbiprodhimi.
Kullimi, vaditja, mirëmbajtja dhe ruajtja e tokës, do të marrin investime të mëdha. Pra do të dyfishohet buxheti për bujqësinë, do dyfishohet buxheti për shëndetësinë, do dyfishohet buxheti për arsimin.

Previous Post

Lajm i bujshëm pak orë para Real-Barça, Ançeloti vendos të lërë jashtë Mbape

Next Post

Vilat e Samir Manes – streha ku krimi dhe korrupsioni kërcënojnë jetën e të pafajshmëve

Next Post
Vilat e Samir Manes – streha ku krimi dhe korrupsioni kërcënojnë jetën e të pafajshmëve

Vilat e Samir Manes – streha ku krimi dhe korrupsioni kërcënojnë jetën e të pafajshmëve

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Pas Vlorës dhe Fierit, Rama kërkon dorëheqjen e të gjithë drejtorëve të bashkisë së Durrësit

Pas Vlorës dhe Fierit, Rama kërkon dorëheqjen e të gjithë drejtorëve të bashkisë së Durrësit

July 8, 2025
Europol operacion për goditjen e trafikut të drogës/ Arrestohen 28 anëtarë të “Ndraghetës”, mes tyre dhe shqiptarë, ja çfarë roli kishin

Europol operacion për goditjen e trafikut të drogës/ Arrestohen 28 anëtarë të “Ndraghetës”, mes tyre dhe shqiptarë, ja çfarë roli kishin

July 8, 2025
KPA largon përfundimisht nga drejtësia gjyqtaren e Tiranës, Teuta Hoxha

KPA largon përfundimisht nga drejtësia gjyqtaren e Tiranës, Teuta Hoxha

July 8, 2025
Barça, në festën familjare të Szczesny-t

Barça, në festën familjare të Szczesny-t

July 8, 2025
Pas Vlorës dhe Fierit, Rama kërkon dorëheqjen e të gjithë drejtorëve të bashkisë së Durrësit
AKTUALITET

Pas Vlorës dhe Fierit, Rama kërkon dorëheqjen e të gjithë drejtorëve të bashkisë së Durrësit

by Editor
July 8, 2025
0

DURRËS- Kryeministri Edi Rama ka përfunduar takimet me drejtuesit vendore dhe deputetët e qarkut në bashkinë e Durrësit. Ashtu si në...

Read moreDetails
Europol operacion për goditjen e trafikut të drogës/ Arrestohen 28 anëtarë të “Ndraghetës”, mes tyre dhe shqiptarë, ja çfarë roli kishin

Europol operacion për goditjen e trafikut të drogës/ Arrestohen 28 anëtarë të “Ndraghetës”, mes tyre dhe shqiptarë, ja çfarë roli kishin

July 8, 2025
KPA largon përfundimisht nga drejtësia gjyqtaren e Tiranës, Teuta Hoxha

KPA largon përfundimisht nga drejtësia gjyqtaren e Tiranës, Teuta Hoxha

July 8, 2025
Barça, në festën familjare të Szczesny-t

Barça, në festën familjare të Szczesny-t

July 8, 2025
“Do të jem aktiv politikisht”, Salianji: Me zor pres përballjen në Strasburg nëse kisha të drejtë unë apo qeveria

“Do të jem aktiv politikisht”, Salianji: Me zor pres përballjen në Strasburg nëse kisha të drejtë unë apo qeveria

July 8, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Pas Vlorës dhe Fierit, Rama kërkon dorëheqjen e të gjithë drejtorëve të bashkisë së Durrësit

Pas Vlorës dhe Fierit, Rama kërkon dorëheqjen e të gjithë drejtorëve të bashkisë së Durrësit

July 8, 2025
Europol operacion për goditjen e trafikut të drogës/ Arrestohen 28 anëtarë të “Ndraghetës”, mes tyre dhe shqiptarë, ja çfarë roli kishin

Europol operacion për goditjen e trafikut të drogës/ Arrestohen 28 anëtarë të “Ndraghetës”, mes tyre dhe shqiptarë, ja çfarë roli kishin

July 8, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al