Wednesday, April 29, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

E rëndë në Gjermani/ Polici vret 21-vjeçarin me ngjyrë, nisin hetimet

Editor by Editor
April 26, 2025
in AKTUALITET, BOTË, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
E rëndë në Gjermani/ Polici vret 21-vjeçarin me ngjyrë, nisin hetimet
0
SHARES
14
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Aktivistët për të drejtat civile në Gjermani kanë kërkuar një hetim të pavarur mbi dyshimet për racizëm institucional pas vrasjes së një 21-vjeçari me ngjyrë nga një efektiv policie në qytetin e Oldenburgut.

Ngjarja ndodhi pas një konflikti jashtë një klubi nate në orët e para të mëngjesit të 20 prillit.

Sipas autoriteteve, oficeri 27-vjeçar që qëlloi të riun është pezulluar nga detyra ndërsa ka nisur një hetim për vrasje. Prokurorët e përshkruan pezullimin si “procedurë standarde”, ndërkohë që vrasjet me armë zjarri nga policia mbeten të rralla në Gjermani.

Policia nuk ka dhënë identitetin e viktimës për shkak të ligjeve për mbrojtjen e të dhënave, por mediat gjermane dhe organizatat e shoqërisë civile e kanë identifikuar atë si Lorenz A., shtetas gjerman.

Sipas deklaratës zyrtare të policisë, i riu dyshohet se ka spërkatur me piper katër punonjës sigurie të klubit dhe ka kërcënuar persona të tjerë me thikë gjatë arratisjes.

Kur u gjet nga patrulla, ai thuhet se ka përdorur sërish spraj piper dhe është afruar në mënyrë kërcënuese ndaj një oficeri, i cili më pas ka hapur zjarr, shkruan Guardian.

Autopsia zbuloi se Lorenz A. u qëllua të paktën me tre plumba nga pas – në pjesën e pasme të kokës, bust dhe ijë – ndërsa një plumb i katërt ka goditur pjesën e sipërme të kofshës. Ai ndërroi jetë më vonë në spital.

Ministrja e Brendshme e Landit, Daniela Behrens, tha se rezultatet e autopsisë ngrejnë “pyetje serioze dhe dyshime të rënda” që kërkojnë sqarim të plotë.

Nga ana tjetër, sindikata e policisë ka kërkuar të shmangen gjykimet e parakohshme. “Ka akuza për racizëm sepse i ndjeri ishte një person me ngjyrë,” deklaroi Kevin Komolka nga sindikata PBB, duke kritikuar mënyrën si po paraqitet policia në publik.

Prokurorët po shqyrtojnë pamjet e kamerave të sigurisë dhe materialet audio nga vendi i ngjarjes. Deri tani, nuk ka prova se Lorenz A. ka kërcënuar policinë me thikë.

Gjithashtu, është konfirmuar se kamerat e trupit të oficerëve kanë qenë të fikura gjatë incidentit.

Organizata të të drejtave të njeriut, përfshirë Amnesty International dhe Iniciativën e Zezakëve në Gjermani (ISD), i kanë quajtur të shtënat “shqetësuese” dhe kanë kërkuar ngritjen e një mekanizmi të pavarur për hetimin e rasteve të dyshuara për racizëm në polici.

Në një deklaratë, ISD kujtoi viktimën si një basketbollist energjik dhe të dashur nga miqtë e tij, ndërsa Fondacioni Amadeu Antonio theksoi se rasti nuk është i izoluar dhe kërkoi transparencë të plotë në hetime.

Një protestë është paralajmëruar të mbahet në Oldenburg të premten, me pjesëmarrje të organizatave dhe qytetarëve që kërkojnë drejtësi dhe përgjegjësi për ngjarjen.

Previous Post

I jepet lamtumira Papa Françeskut/ Presidenti amerikan, Donald Trump mbërrin në Sheshin e Shën Pjetrit

Next Post

Probleme me shpërndarjen e fletëve të votimit në diasporë/ KQZ njoftim për emigrantët në Greqi: Nëse postieri nuk ju gjen në banesë, merreni në pikat e postës

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Analiza/ Mustafa Nano: Turp t’keni që sillen si histerika për pamjen dhe kafazin ku rri Ilir Meta

Analiza/ Mustafa Nano: Turp t’keni që sillen si histerika për pamjen dhe kafazin ku rri Ilir Meta

April 29, 2026
Kushner dhe Witkoff nisen për në Pakistan; Shtëpia e Bardhë: Irani kërkoi takim me SHBA

Bllokadë ndaj Iranit: Donald Trump kërkon përgatitje për skenar afatgjatë

April 29, 2026
Ngërçi në negociatat SHBA-Iran vazhdon; Teherani mban të bllokuar Ngushticën e Hormuzit, amerikanët nuk pranojnë të heqin bllokadën

Ngërçi në negociatat SHBA-Iran vazhdon; Teherani mban të bllokuar Ngushticën e Hormuzit, amerikanët nuk pranojnë të heqin bllokadën

April 29, 2026
Kërkesa e Ajola Xoxës kalon në Kushtetuese, vendimet e gjykatave më të ulëta në shqyrtim

Kërkesa e Ajola Xoxës kalon në Kushtetuese, vendimet e gjykatave më të ulëta në shqyrtim

April 29, 2026
Analiza/ Mustafa Nano: Turp t’keni që sillen si histerika për pamjen dhe kafazin ku rri Ilir Meta
LAJME

Analiza/ Mustafa Nano: Turp t’keni që sillen si histerika për pamjen dhe kafazin ku rri Ilir Meta

by timoni.al
April 29, 2026
0

Teksti reagon ndaj reagimeve histerike që lamë shfaqjen e Ilir Metës brenda “kafazit të xhamit” në sallën e gjyqit. Shumë...

Read moreDetails
Kushner dhe Witkoff nisen për në Pakistan; Shtëpia e Bardhë: Irani kërkoi takim me SHBA

Bllokadë ndaj Iranit: Donald Trump kërkon përgatitje për skenar afatgjatë

April 29, 2026
Ngërçi në negociatat SHBA-Iran vazhdon; Teherani mban të bllokuar Ngushticën e Hormuzit, amerikanët nuk pranojnë të heqin bllokadën

Ngërçi në negociatat SHBA-Iran vazhdon; Teherani mban të bllokuar Ngushticën e Hormuzit, amerikanët nuk pranojnë të heqin bllokadën

April 29, 2026
Kërkesa e Ajola Xoxës kalon në Kushtetuese, vendimet e gjykatave më të ulëta në shqyrtim

Kërkesa e Ajola Xoxës kalon në Kushtetuese, vendimet e gjykatave më të ulëta në shqyrtim

April 29, 2026
Kryetari i LDK-së: Shkojmë në zgjedhje sepse pushteti kërkoi nënshtrim

Kryetari i LDK-së: Shkojmë në zgjedhje sepse pushteti kërkoi nënshtrim

April 29, 2026

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Analiza/ Mustafa Nano: Turp t’keni që sillen si histerika për pamjen dhe kafazin ku rri Ilir Meta

Analiza/ Mustafa Nano: Turp t’keni që sillen si histerika për pamjen dhe kafazin ku rri Ilir Meta

April 29, 2026
Kushner dhe Witkoff nisen për në Pakistan; Shtëpia e Bardhë: Irani kërkoi takim me SHBA

Bllokadë ndaj Iranit: Donald Trump kërkon përgatitje për skenar afatgjatë

April 29, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al