Wednesday, December 17, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Brok: Sali Berisha ka çuar Shqipërinë drejt NATO-s, tani është koha ta çojë drejt BE-së!

Editor by Editor
April 25, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
Brok: Sali Berisha ka çuar Shqipërinë drejt NATO-s, tani është koha ta çojë drejt BE-së!
0
SHARES
56
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Zëvendëspresidenti i CDI, Elmar Brok, në fjalën e tij në takimin e Partisë Demokratike me mbështetësit në Kavajë, shprehu vlerësimin e tij për Opozitën dhe liderin e saj historik, Sali Berisha. Brok, një figurë e njohur në politikën evropiane, vlerësoi rolin e Berishës në integrimin euroatlantik të Shqipërisë dhe theksoi nevojën urgjente për ndryshim politik në vend.

Duke ndarë paralele mes rrëzimit të komunizmit në Gjermaninë Lindore dhe lëvizjes demokratike që nisi në Kavajë në mars të vitit 1990, Brok bëri thirrje për një të rikthyer demokracinë e vërtetë më 11 Maj. Ai kritikoi ashpër qeverisjen e Edi Ramës, duke e cilësuar si pengesë për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, ndërsa u shpreh i bindur se “vetëm pushteti i demokracisë” do të mund ta çojë vendin përpara.

Fjala e plotë e Elmar Brok:

I dashur President Berisha.

Zonja dhe zotërinj, miq të dashur të demokracisë dhe të Europës, jam shumë krenar që jam sot këtu, në këtë vend të mrekullueshëm që i përket vetë zemrës së Europës. Jam veçanërisht krenar sepse jam ftuar të flas përpara numrit një të politikës shqiptare, Partisë Demokratike.

Zonja dhe zotërinj, ne patëm zgjedhjet në Gjermani, dhe më 6 maj, miku ynë i partisë, Friedrich Merz, do të bëhet Kancelar i Gjermanisë. Ne e dërguam në pension një qeveri socialiste, pas 33 vitesh. Pas 12 vitesh, tani edhe unë jam në pension. Socialistët janë gjithmonë të njëjtë. Ata dështojnë në të tashmen. Flasin për premtime për të ardhmen, të cilat nuk i kanë përmbushur kurrë, dhe gjithmonë justifikohen. Ky teatër duhet të marrë fund. Në fund të fundit, kemi nevojë për një politikë ku premtimet bëhen dhe vendimet merren që në fillim.

Unë besoj se tani jetojmë në një rend të ri botëror, dhe kemi nevojë për një Europë më të bashkuar, që ka mundësinë të jetë sovrane, në mënyrë që të gjitha vendet tona të mbijetojnë në unitet, demokraci dhe përparim. Prandaj, besoj fort se sot Europa ka nevojë për

Shqipërinë, dhe Shqipëria ka nevojë për Europën, më shumë se kurrë.

Zonja dhe zotërinj, zoti Berisha e ka çuar vendin tuaj drejt një të ardhmeje më të mirë. E kam takuar shpesh. Ai e solli vendin tuaj në liri. Ai e solli Shqipërinë në NATO, dhe tani është koha që ai të marrë shansin e tretë për ta çuar NATO-n drejt Europës. Sepse zoti Rama po e trajton Europën në të njëjtën mënyrë siç e trajton edhe Shqipërinë: premton, por nuk i përmbush kurrë ato premtime. Me politikat e zotit Rama, është shumë e vështirë që Shqipëria të hyjë në Bashkimin Europian.

Prandaj, ne kemi nevojë për këtë ndryshim në qeveri – për zotin Berisha. Besoj se është në interesin tuaj më të mirë.

Zonja dhe zotërinj, mendoj se kemi nevojë për personin e duhur, për partinë e duhur. Duhet të zhvillojmë vlera të përbashkëta dhe interesa europiane e shqiptare të kombinuara. Të jem i qartë: ky qytet, Kavaja, është një shembull i kësaj.

Në mars të vitit 1990, populli i Gjermanisë Lindore votoi në zgjedhjet e para të lira për një Gjermani të bashkuar e të lirë. Në mars të vitit 1990, pikërisht në këtë qytet, u organizuan demonstratat e para për t’u çliruar nga diktatura komuniste, në të gjithë Gjermaninë. Të gjitha këto ndodhën në mars 1990. Dhe ky qytet e ka bërë të mundur atëherë, prandaj mund ta bëjë sërish.

Besoj se atëherë, në Gjermaninë Lindore, njerëzit kishin frikë nga diktatura. Por në mars 1990, ata nuk kishin më frikë. Sot, në Shqipëri, vetëm një person ka frikë, dhe ky është Rama. Dhe fuqia e demokracisë do të fitojë më 11 maj.

Prandaj, veproni sot. Veproni gjatë javës që vjen. Nuk kam frikë, sepse besoj se nga ky qytet do të vijë sërish një Shqipëri më e mirë dhe një Europë më e mirë.

Ju uroj gjithë të mirat për të ardhmen, dhe dua që zoti Berisha t’i përmbushë premtimet e tij.

Previous Post

Shtëpitë do të shtrenjtohen/ BSH: Më pak prona, po shiten më shpejt, 18 % blihen nga të huaj

Next Post

Loja mbaroi, por jo fama! Kush është banori më i ndjekur në rrjetet sociale nga BBVA4?

Next Post
Loja mbaroi, por jo fama! Kush është banori më i ndjekur në rrjetet sociale nga BBVA4?

Loja mbaroi, por jo fama! Kush është banori më i ndjekur në rrjetet sociale nga BBVA4?

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
57-vjeçari arrestohet pas goditjes me grusht ndaj drejtuesit të OSHEE-së në Cërrik në zyrë.

24-vjeçari arrestohet në Serbi pas dhunës së rëndë ndaj partneres shtatzënë, pritet ekstradimi.

December 17, 2025
Vrasësi i kolegut në komisariat, Gjykata e Lartë konfirmon dënimin me 30 vite burg për policin Ludjan Zaimi.

Vrasësi i kolegut në komisariat, Gjykata e Lartë konfirmon dënimin me 30 vite burg për policin Ludjan Zaimi.

December 17, 2025
Masakra në Australi me 15 të vdekur, autori i sulmit përballë akuzave për 59 vepra penale

Masakra në Australi me 15 të vdekur, autori i sulmit përballë akuzave për 59 vepra penale

December 17, 2025
Bashkimi Europian fillon lehtësimin e disa sanksioneve ndaj Kosovës.

Bashkimi Europian fillon lehtësimin e disa sanksioneve ndaj Kosovës.

December 17, 2025
57-vjeçari arrestohet pas goditjes me grusht ndaj drejtuesit të OSHEE-së në Cërrik në zyrë.
AKTUALITET

24-vjeçari arrestohet në Serbi pas dhunës së rëndë ndaj partneres shtatzënë, pritet ekstradimi.

by timoni.al
December 17, 2025
0

Policia e Shtetit vijon operacionin ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, i cili ka si qëllim kapjen e personave të shpallur...

Read moreDetails
Vrasësi i kolegut në komisariat, Gjykata e Lartë konfirmon dënimin me 30 vite burg për policin Ludjan Zaimi.

Vrasësi i kolegut në komisariat, Gjykata e Lartë konfirmon dënimin me 30 vite burg për policin Ludjan Zaimi.

December 17, 2025
Masakra në Australi me 15 të vdekur, autori i sulmit përballë akuzave për 59 vepra penale

Masakra në Australi me 15 të vdekur, autori i sulmit përballë akuzave për 59 vepra penale

December 17, 2025
Bashkimi Europian fillon lehtësimin e disa sanksioneve ndaj Kosovës.

Bashkimi Europian fillon lehtësimin e disa sanksioneve ndaj Kosovës.

December 17, 2025
Këshilli Bashkiak i Tiranës i drejtohet SPAK-ut për lejen e pjesëmarrjes fizike të kryetarit Veliaj në mbledhjen për Buxhetin 2026.

Këshilli Bashkiak i Tiranës i drejtohet SPAK-ut për lejen e pjesëmarrjes fizike të kryetarit Veliaj në mbledhjen për Buxhetin 2026.

December 17, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

57-vjeçari arrestohet pas goditjes me grusht ndaj drejtuesit të OSHEE-së në Cërrik në zyrë.

24-vjeçari arrestohet në Serbi pas dhunës së rëndë ndaj partneres shtatzënë, pritet ekstradimi.

December 17, 2025
Vrasësi i kolegut në komisariat, Gjykata e Lartë konfirmon dënimin me 30 vite burg për policin Ludjan Zaimi.

Vrasësi i kolegut në komisariat, Gjykata e Lartë konfirmon dënimin me 30 vite burg për policin Ludjan Zaimi.

December 17, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al