Friday, December 5, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Akuzohet se bashkë me nipin dhunoi një zyrtar lokal në Ostren/ Xhelal Mziu: Situata nuk ishte siç e deklaroi policia! SPAK të sekuestrojë pamjet në zonën e takimit

Editor by Editor
April 25, 2025
in AKTUALITET, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
Akuzohet se bashkë me nipin dhunoi një zyrtar lokal në Ostren/ Xhelal Mziu: Situata nuk ishte siç e deklaroi policia! SPAK të sekuestrojë pamjet në zonën e takimit
0
SHARES
31
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

BULQIZË- Xhelal Mziu, kandidati për deputet i PD-së në qarkun e Dibrës, ka reaguar pasi policia njoftoi se ka referuar në SPAK materialet për të dhe nipin e tij, Elson Mziun për dhunë ndaj një personi. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Mziu thotë se situata ka qenë komplet ndryshe nga versioni që ka publikuar policia. 

Ai thotë se në takimin elektoral me banorët e fshatit Ostren, punonjësi i ndihmës ekonomike në Bashkinë Bulqizë, Kalosh Murra po intimidonte pjesëmarrësit, ku një pjesë u larguan pas këtyre kërcënimeve dhe një pjesë tjetër shprehën shqetësimin për heqjen e ndihmës ekonomike.

Demokrati shprehet se pas këtyre deklaratave i është afruar të komunikojë me Murrën, dhe t’i kërkojë të mos intimidojë qytetarët. Më tej shton se në pak minuta para vendit ku u mbajt takimi i përfaqësuesve të opozitës, kanë mbërritur Jeton Dani, babai i kandidatit të PS dhe mbështetës të tij dhe sipas Mziut kanë ushtruar dhunë ndaj kryetarit të Forumit të PD Bulqizë.Ai thotë se për të shuar konfliktin ka ndërhyrë kryetari i PD në Bulqizë avokat Shaqir Manjani të cilin e kanë goditur pas shpine. Mziu i bën thirrje Prokurorisë së Posaçme të sekuestrojë pamjet e kamerave në zonë, dhe të hetojë ngjarjen ku thotë se janë dhunuar kryetari dhe përfaqësues së PD Bulqizë.

POSTIMI I PLOTË: 

Nisur nga deklaratat politike të policisë së qarkut të Dibrës lidhur me ngjarjen e ndodhur dje në Ostren të Bulqizës sqarojmë se situata ka qenë totalisht ndryshe, nga çfarë deklaron Policia.

Së pari dua të të them që në çdo takim që kam realizuar në qarkun e Dibrës, strukturat lokale të Partisë Socialiste me Kryetar njësishë administrative, punonjës të ndihmës ekonomike përpërfaqësues të strukturave të arsimit, shëndetsisë, policisë, etj vazhdimisht kanë intimiduar dhe kërcënuar qytetarët që të mos vijnë në takimet tona, apo të largohen teksa i pikasin në këto takime. Janë me dhjetra qytetarë të kësaj që jo vetëm si kandidat i opozitës, por edhe si deputet më kanë shprehur këto shqetësime.

Këto sjellje arrogante dhe kriminale të zyrtarëve dhe përfaqësuesve të Partisë Socialiste u shtuan edhe më shumë ditët e fundit, në takimet e realizuar dje në Trebishtë në orën 09.00 dhe akoma më keq në Ostren në orën 11.30.

Në takimin e Ostrenit, në mënyrë demonstrative, punonjësi i ndihmës ekonomike në Bashkinë Bulqizë po intimidonte pjesëmarrësit, ku një pjesë u larguan pas këtyre kërcënimeve dhe një pjesë tjetër shprehën shqetësimin për heqjen e ndihmës ekonomike.

Pas shqetësimit që ngritën vetë banorët e kësaj zone, kam komunikuar me personin në fjalë që rrinte përpara vendit të takimit, dhe i kam kërkuar të mos intimidojë qytetarët, e aq më tepër të mos përdorë pozicionin e punës për shantazhimin e qytetarëve me heqjen e ndihmës ekonomike në rast të mbështetjes dhe votimit për Partinë Demokratike. Madje e kam paralajmëruar se për veprimet e tij të paligjshme do ta kallëzoj në Prokurori. Pas paralajmërimit për denoncomin e tij, personi në fjalë ka komikuar me përfaqësues të Partisë Socialiste dhe Kandidatin e kësaj force, të cilët ndodheshin pak metra më larg, çka konfirmon se e gjitha ishte e inskenuar dhe organizuar për të shantazhuar qytetarët.

Në pak minuta para vendit ku u mbajt takimi i përfaqësuesve të opozitës, kanë mbërriur Jeton Dani babai i kandidatit të PS dhe mbështetës të tij dhe kanë ushtruar dhunë barbare ndaj kryetarit të Forumit të PD Bulqizë. Për të shuar konfliktin ka ndërhyrë kryetari i PD Bulqizë avokat Shaqir Manjani të cilin e kanë goditur pas shpine.

Sjellja e Policisë ngre dyshimet për dijeni apo në mos të jetë e përfshirë në këtë ngjarje, pasi jo vetëm që manipuloi ngjarjen dhe shpërndau një informacion të rrem, por ka refuzuar që të marrë denoncimin e drejtuesve të PD Bulqizë.

I bëjmë thirrje SPAK të sekuestrojë pamjet e kamerave në zonë, dhe të hetojë ngjarjen ku janë dhunuar kryetari dhe përfaqësues së PD Bulqizë.

Bërja palë e Policisë në ngjarjen kriminale të goditjes së opozitës, shtohet edhe më shumë për faktin se Drejtori i policisë së Dibrës ka lidhje familjare me Jeton Danin, babai i kandidatit të Partisë Socialiste.

I bëjmë thirrje punonjësve të bashkive dhe policisë që të mos intimidoni dhe kërcënoni qytetarët.

Sigurojmë qytetarët e Bulqizës dhe të gjithë Dibrës se këto manipulime të Partisë Socialiste dhe policisë së shtetit nuk do të na trembin.

Previous Post

Albulena Haxhiu: Nëse partitë refuzojnë ta konstituojnë Kuvendin, atëherë vendi të shkojë në zgjedhje! VV e hapur për dialog për caktimin e një date

Next Post

Incidenti në Dibër/ Berisha: Provokacion i ulët i bixhozxhiut Blendi Klosi!

Next Post
Incidenti në Dibër/ Berisha: Provokacion i ulët i bixhozxhiut Blendi Klosi!

Incidenti në Dibër/ Berisha: Provokacion i ulët i bixhozxhiut Blendi Klosi!

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Aksident me tre automjete në Tiranë, humb jetën një burrë 38-vjeçar.

Aksident me tre automjete në Tiranë, humb jetën një burrë 38-vjeçar.

December 5, 2025
Bolsonaro përkrah djalin e tij të madh në garën për presidencën në zgjedhjet e vitit 2026.

Bolsonaro përkrah djalin e tij të madh në garën për presidencën në zgjedhjet e vitit 2026.

December 5, 2025
‘Mallkimi’ i favoritëve të Botërorit; asnjë ekip nga ky grup nuk e ka fituar kurrë trofeun më të madh…

‘Mallkimi’ i favoritëve të Botërorit; asnjë ekip nga ky grup nuk e ka fituar kurrë trofeun më të madh…

December 5, 2025
VIDEO/ Aksident automobili si në skenat e “Fast & Furious”, makina fluturon në ajër

VIDEO/ Aksident automobili si në skenat e “Fast & Furious”, makina fluturon në ajër

December 5, 2025
Aksident me tre automjete në Tiranë, humb jetën një burrë 38-vjeçar.
LAJME

Aksident me tre automjete në Tiranë, humb jetën një burrë 38-vjeçar.

by timoni.al
December 5, 2025
0

Një aksident tragjik ka ndodhur në Tiranë, ku si pasojë e përplasjeve midis dy automjeteve dhe një motomjeti ka humbur...

Read moreDetails
Bolsonaro përkrah djalin e tij të madh në garën për presidencën në zgjedhjet e vitit 2026.

Bolsonaro përkrah djalin e tij të madh në garën për presidencën në zgjedhjet e vitit 2026.

December 5, 2025
‘Mallkimi’ i favoritëve të Botërorit; asnjë ekip nga ky grup nuk e ka fituar kurrë trofeun më të madh…

‘Mallkimi’ i favoritëve të Botërorit; asnjë ekip nga ky grup nuk e ka fituar kurrë trofeun më të madh…

December 5, 2025
VIDEO/ Aksident automobili si në skenat e “Fast & Furious”, makina fluturon në ajër

VIDEO/ Aksident automobili si në skenat e “Fast & Furious”, makina fluturon në ajër

December 5, 2025
Franca në hetim për raportet mbi dronët që fluturojnë mbi një bazë të nëndetëseve bërthamore.

Franca në hetim për raportet mbi dronët që fluturojnë mbi një bazë të nëndetëseve bërthamore.

December 5, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Aksident me tre automjete në Tiranë, humb jetën një burrë 38-vjeçar.

Aksident me tre automjete në Tiranë, humb jetën një burrë 38-vjeçar.

December 5, 2025
Bolsonaro përkrah djalin e tij të madh në garën për presidencën në zgjedhjet e vitit 2026.

Bolsonaro përkrah djalin e tij të madh në garën për presidencën në zgjedhjet e vitit 2026.

December 5, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al