Sunday, June 21, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

E qëlluan në fytyrë me kallash! Ekzekutohet në mes të ditës “bosi” i mafias greke

Editor by Editor
April 24, 2025
in AKTUALITET, BOTË, Lajmi Fundit, Vendi
0
E qëlluan në fytyrë me kallash! Ekzekutohet në mes të ditës “bosi” i mafias greke
0
SHARES
172
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

ATHINË – Një vrasje mafioze ka tronditur pasditen e së enjtes zonën e Halandrit në Athinë, ku u ekzekutua në mënyrë barbare Jorgo Moschouris, një prej figurave të njohura të botës së krimit në Greqi dhe i identifikuar nga autoritetet si pjesë e së ashtuquajturës “Greek Mafia”.

Moschouris, i njohur në rrethet e krimit me nofkën “Thamnakias”, sapo kishte dalë nga një qendër diagnostike analizash kur u qëllua për vdekje nga persona ende të paidentifikuar.

Autorët, që udhëtonin me makinë, iu afruan dhe e qëlluan me breshëri kallashnikovi, duke e lënë të vdekur në vend. Shumë prej plumbave e goditën në fytyrë, çka i shkaktoi vdekjen e menjëhershme.

Në vendin e ngjarjes u gjetën dhjetëra gëzhoja, ndërsa pak më vonë u zbulua një automjet i djegur në zonën Pátima të Halandrit, që dyshohet të ketë qenë makina e autorëve.

Policia greke po heton vrasjen si pjesë të një hakmarrjeje të mundshme brenda qarqeve të krimit të organizuar. Viktima kishte mbijetuar nga një tjetër atentat në vitin 2020 në zonën e Vulas, jashtë një pastiçerie të njohur.

Zona ku ndodhi vrasja është ende e rrethuar nga forcat e rendit, ndërsa hetimet janë në zhvillim. Policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë dhe po merr dëshmi nga dëshmitarët okularë për të rindërtuar itinerarin e autorëve.

Previous Post

Terror në mesnatë/ Futbollistit ekuadorian i marrin gruan dhe djalin, vetë fshihet nën shtrat

Next Post

“Do rikthejmë rininë!”/ Berisha: Një vend pa rini, është një vend pa ëndrra, pa të ardhme, është një shkretëtirë njerëzore

Next Post
“Do rikthejmë rininë!”/ Berisha: Një vend pa rini, është një vend pa ëndrra, pa të ardhme, është një shkretëtirë njerëzore

"Do rikthejmë rininë!"/ Berisha: Një vend pa rini, është një vend pa ëndrra, pa të ardhme, është një shkretëtirë njerëzore

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al