Sunday, May 17, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Nën monitorimin e SPAK, kush janë dy kandidatët që dyshohet se po mbështeten nga krimi në Durrës dhe Elbasan!

Editor by Editor
April 22, 2025
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Nën monitorimin e SPAK, kush janë dy kandidatët që dyshohet se po mbështeten nga krimi në Durrës dhe Elbasan!
0
SHARES
233
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

60 hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit që SPAK ka shpërndarë në terren për të parandaluar krimin zgjedhor kanë mbledhur të dhëna domethënëse, indicie dhe prova të blerjes, apo përpjekjes për të blerë votat, ku në disa raste indiciet tregojnë edhe përfshirjen e krimit të organizuar. 

Burime për mediat pohojnë se përveç denoncimeve të subjekteve politike, kandidatëve që garojnë, apo sinjalizimeve që kanë marrë nga prokuroritë e rretheve, policia apo institucione të tjera, agjentët e BKH kanë grumbulluar edhe vetë materiale për dosje potanciale hetimore në të ardhmen.

Të njëjtat burime pohojnë se materialet e grumbulluara janë veçanërisht kompromentuese dhe veçanërisht domethënëse në dy raste, ku dyshohet se pas kandidatëve qëndron krimi i organizuar përmes fuqisë financiare dhe asaj të shantazhit ndaj qytetarëve.

ADVERTISING

Rasti i parë dhe më serioz, pohojnë burimet, është në Elbasan, ku SPAK dyshon se një grup i fuqishëm kriminal po mbështet kandidaten, Sara Mile.

SPAK ka indicie për shuma të mëdha parash që janë shpërndarë në terren nga ky grup për të mbështetur këtë kandidate, ndërsa të dhënat e siguruara nga VoxNews përmes burimeve përforcohen edhe nga raportimet publike për një përplasje të ashpër mes personave të angazhuar në fushatë për Sara Milen me përfaqësues të subjektit politik për të cilin ajo garon më 11 maj.

Rasti i dytë, që siç pohojnë burimet, konsiderohet gjithashtu problematik është ai i Arkend Ballës në Qarkun e Durrësit.

Indiciet e grumbulluara nga SPAK në këtë qark sugjerojnë se emri i tij po mbështetet nga një grup i fuqishëm i krimit të organizuar me bazë në Durrës dhe me lidhje të forta me grupin e Elbasanit, që mbështet Sara Milen./VoxNews

Previous Post

Dosja “Gërdeci”/ Mediu në GJKKO: Trajtimi i municioneve ishte kompetencë e Forcave të Armatosura, jo e imja…

Next Post

U thirr nga SPAK, Jonaid Myzyri nën hetim për shpërdorim detyre dhe “favorizim i kompanive në tendera”

Next Post
U thirr nga SPAK, Jonaid Myzyri nën hetim për shpërdorim detyre dhe “favorizim i kompanive në tendera”

U thirr nga SPAK, Jonaid Myzyri nën hetim për shpërdorim detyre dhe “favorizim i kompanive në tendera”

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al