Saturday, May 16, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Çfarë bëre në 12 vite? Rama-komentuesit: Shqipëria ishte në gropë, tani në prag të BE-së…

Editor by Editor
April 22, 2025
in AKTUALITET, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
Çfarë bëre në 12 vite? Rama-komentuesit: Shqipëria ishte në gropë, tani në prag të BE-së…
0
SHARES
13
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama, gjatë rubrikës “Sy më sy” live nga qyteti i Gjirokastrës, iu përgjigj një qytetari që i kërkoi llogari për 12 vitet e qeverisjes së tij.

Përballë pyetjes “Çfarë ke bërë në 12 vite?”, Rama renditi disa nga arritjet që, sipas tij, kanë transformuar vendin duke e çuar në prag të Bashkimit Europian”.

“Kemi bërë 1 mijë kilometra rrugë europiane në mbarë vendin. E solla Shqipërinë në pragun e BE-së, kemi ndërtuar shkolla dhe spitale të reja,” tha Rama. Ai shtoi se një listë e plotë e punëve të bëra do të kërkonte “të paktën 10 ditë për t’u treguar”.

Kryeministri u ndal edhe te situata politike, duke kritikuar ashpër opozitën. “Këta nuk dinë të bëjnë opozitë, dinë vetëm të vetëshkatërrohen.

Prandaj në zgjedhjet e ardhshme do të marrin rezultatin më të keq që nga viti 1997,” theksoi ai.

Sa i përket zhvillimeve ekonomike, Rama theksoi se Shqipëria ka përjetuar një rritje të ndjeshme të të ardhurave: “Të ardhurat për frymë nga 3 mijë e pak euro kanë shkuar mbi 10 mijë, paga mesatare ka qenë 370 euro, është sot 830 euro.”

Në fund, kryeministri theksoi rritjen e ndjeshme të turizmit si dëshmi e transformimit të vendit: “Vendi është mbushur plot me turistë, këtu është bërë derë e bujtinë.”

Edi Rama: Njëri thotë se çfarë ke bërë në 12 vite? Kemi bërë 1 mijë kilometra rrugë europiane në mbarë vendin. E solla Shqipërinë në pragun e BE-së, kemi ndërtuar shkolla dhe spitale të reja. Duhen 10 ditë për të treguar se çfarë kam bërë në 12 vite. Këta nuk dinë të bëjnë opozitë, këta dinë vetëm të vetëshkatërrohen dhe të dëmtojnë veten. Prandaj, në zgjedhje do të marrin rezultatin më të keq nga 1997 e këtej. Kemi rritur ekonominë, të ardhurat për frymë kanë qenë 3000 e pak euro, janë mbi 10 mijë. Paga mesatare ka qenë 370 euro, është 830 euro etj. Tani kujt ia tregon barkun thatë? Vendi është mbushur plot me turistë, këtu është bërë derë e bujtinë. Shqipëria ishte gropë, sot është në pragun e BE-së.

Previous Post

Arrestohet shqiptari në Greqi, tentoi të rrë*bejë tre fëmijë gjatë Pashkëve

Next Post

Rama, “Sy m’sy”: Si keni fytyrë e më pyesni mua a shkoj matanë Oqeanit, O pika…

Next Post
Rama, “Sy m’sy”: Si keni fytyrë e më pyesni mua a shkoj matanë Oqeanit, O pika…

Rama, “Sy m’sy”: Si keni fytyrë e më pyesni mua a shkoj matanë Oqeanit, O pika...

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al