Sunday, June 8, 2025
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Berisha: Pagat dhe pensionet nuk u rritën, kurse çmimet janë më shumë se dyfishuar gjatë këtyre 12 viteve

Editor by Editor
April 19, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
Berisha: Pagat dhe pensionet nuk u rritën, kurse çmimet janë më shumë se dyfishuar gjatë këtyre 12 viteve
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Berisha deklaroi:

Të dashur drejtues të PD.
I dashur zoti Paloka, deputet i PD dhe kandidat për deputet i PD.
Zonja Mimoza dhe zoti Akil, përfaqësues të tre tanët të shkëlqyer për qytetarët e Kombinatit dhe Tiranës.
I dashur miku ynë Artur Roshi, aleat besnik në të gjitha betejat.
Shpreh kënaqësinë time që jam sot këtu së bashku me përfaqësuesit tanë për të paraqitur para jush programin tonë.
Për të paraqitur para jush projektin tonë për katër vitet që vijnë.
Vij këtu me bindjen më të thellë se ia kemi dalë të hartojmë projektin më të mirë që kemi paraqitur ndonjëherë para shqiptarëve.
Ia kemi dalë të hartojmë një projekt të tillë së pari sepse kemi ekspertizën më të mirë ndërkombëtare, dy fondacione kryesore në botë të qendrës së djathtë, fondacioni Adenauer i Gjermanisë dhe fondacioni Heritage i SHBA kanë shqyrtuar dhe vlerësuar programin tonë. Kanë bërë sugjerimet e tyre.
Por nga ana tjetër ky program në mënyrë të padiskutueshme ka eksperiencën, ka trashëgimi eksperiencën me të cilën ne, siç jeni dëshmitarë, bëmë një ndryshim të madh në qëndrimin e shtetit ndaj qytetarëve.
Dhe ky ndryshim u shpreh para së gjithash në dhënien, në rikthimin e parave të taksave qytetarëve shqiptarë.
Ky është një parim themelor për ata që qeverisin.
Miq, shteti është si familja.
Ai që drejton familjen, ai ka një detyrim që të ardhurat e familjes t’i shpërndajë në mënyrë të drejtë për anëtarët e saj dhe në mënyrë transparente të tregojë se çfarë do bëjë me të tjerët.
Kështu është edhe qeveria, ka detyrë që ato që mbledh nga qytetarët, taksat, t’ua rikthejë së pari qytetarëve dhe të tjerat t’i përcaktojë për shërbime ndaj tyre, për shëndetësinë, për arsimin, për rrugët, për shkollat, për veprat publike.
Çfarë ndodhi në Shqipëri?
Në Shqipëri ndodhi një zhvillim që tejkalon çdo imagjinatë.
Në qoftë se nga viti 2005 deri në vitin 2013, bazuar në këtë parim, t’ua kthejmë paratë qytetarëve, nuk ka mësues në Shqipëri që të thotë se në atë periudhë nuk m’u dyfishua rroga.
Nuk ka mjek, nuk ka infermiere që të dëshmojë se në ato vite, rroga e tij nuk u dyfishua.
Nuk ka pension të ulët që thotë se pensioni i tij nuk u dyfishua.
Nuk ka pension të mesëm që të thotë se pensioni i tij nuk u rrit me 60 përqind.
Nuk ka pension të lartë që të thotë se pensioni i tij nuk u rrit me 40 përqind.
Pse ndodhën këto? Thjesht, paratë qeveria grumbullonte nga ju, që ishin tuajat, aktin e parë, i kthente tek ju
Në këtë mënyrë, arritëm atë që kurrë ndonjëherë ndoshta nuk kishte ekzistuar. Arritëm të jemi qytetarët më të mirëpaguar të rajonit. Rrogat në Shqipëri ishin më të larta edhe se në Bullgari, edhe në Rumani. Pensionet në Shqipëri ishin më të larta se në këto vende, por edhe në vendet e rajonit.
Kjo ishte Shqipëria e vitit 2013.
Nuk ndalem aspak as për t’u krenuar, as për t’u lëvduar, por për t’u thënë çdo shqiptari se ka një parim për çdo qeveri, dhe ky parim është, t’ua kthejë shqiptarëve paratë që u merr.
Ku jemi sot? Në vitin 2025.
Para 12 vitesh, çdo pensionist në Shqipëri merrte pension më të madh se pensionisti në Mal të Zi, Serbi, Maqedoni e me radhë.
Rroga e ulët në Shqipëri ishte më e lartë se në secilin prej këtyre vendeve, përfshirë Bullgarinë dhe Rumaninë.
Sot në qoftë se pensionisti në Shqipëri merr si pension mesatar 170 euro, pensionisti në Mal të Zi merr 450 euro. Merrte 138 euro.
Po pse? Sepse qeveria çdo vit është e detyruar t’u kthejë paratë qytetarëve.
Rroga minimale në Rumani ishte 167 euro. Ishte 180 lej. Sot rroga minimale në Rumani është rreth 800 euro. Pse? Sepse qeveria u kthente paratë qytetarëve.
Çfarë ndodhi me ne? Qeveria nuk ua ktheu paratë qytetarëve.
Jo vetëm kaq, se kjo është gjysma e të keqes.
Gjysma tjetër më e rëndë e të keqes është se këtu çmimet nga viti në vit u rritën. Se këtu buka sot kushton mbidyfishin e asaj që kushtonte në vitin 2013. Kushtonte 400-500 lekë, kushton 900-1000 lekë.
Se mishi sot kushton 1600-1800 lekë, kushtonte 700 lekë.
Se domatet kushtonin 100 lekë, kushtojnë 400 lekë.
Pra, për të blerë ti qytetar i dashur sot aq sa blije në vitin 2013, të duhen dy herë e më shumë.
Dhe rrogat nuk u rritën, pensionet nuk u rritën.
Për të poërballuar këtë rritje, sot çdo pensionist duhej të kishte pensionin 390 euro. Në qoftë se qeveria thotë do u indeksojmë. Në qoftë se qeveria do ishte e ndershme t’u indeksonte, pensioni juaj do të ishte 390 euro. Prandaj qeveria e Malit të Zi që i indeksoi, e ka pensionin 450 euro.

Previous Post

Me 40 kilogramë kokainë dhe rreth 190 mijë euro cash/ Arrestohet 53-vjeçari shqiptar në Itali, droga arrinte vlerën 4 milion euro

Next Post

Berisha: Partitë e reja kanë dalë hapur kundër rotacionit, duan të zgrapin vota nga ne për të ndihmuar Edi Ramën

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Tifozi shqiptar puth gazetarin serb gjatë transmetimit live, Milan Boskoviç ndan pamje nga momenti viral: E vetmja gjë që mungoi ishin golat!

Tifozi shqiptar puth gazetarin serb gjatë transmetimit live, Milan Boskoviç ndan pamje nga momenti viral: E vetmja gjë që mungoi ishin golat!

June 8, 2025
Si nisi lufta e shokëve të fëmijërisë në Elbasan? Lista e vrasjeve me pagesë

Si nisi lufta e shokëve të fëmijërisë në Elbasan? Lista e vrasjeve me pagesë

June 8, 2025
Rritje e çmimeve me 50% në tre vitet e fundit/ Turistët braktisin masivisht Kroacinë, në rrezik reputacioni si destinacion i përballueshëm ekonomikisht

Rritje e çmimeve me 50% në tre vitet e fundit/ Turistët braktisin masivisht Kroacinë, në rrezik reputacioni si destinacion i përballueshëm ekonomikisht

June 8, 2025
VIDEO/ Përballja Shqipëri- Serbi, Djokoviç ndan pamje nga ndeshja, përgëzon dy ekipet: Respekti dhe loja e ndershme është gjithmonë e mundur!

AKTUALITET

Tifozi shqiptar puth gazetarin serb gjatë transmetimit live, Milan Boskoviç ndan pamje nga momenti viral: E vetmja gjë që mungoi ishin golat!

by Editor
June 8, 2025
0

TIRANË- Një video virale po qarkullon në rrjet ku duket një tifoz shqiptar puth një gazetar serb. Tifozi iu afrua...

Read moreDetails
Si nisi lufta e shokëve të fëmijërisë në Elbasan? Lista e vrasjeve me pagesë

Si nisi lufta e shokëve të fëmijërisë në Elbasan? Lista e vrasjeve me pagesë

June 8, 2025
Rritje e çmimeve me 50% në tre vitet e fundit/ Turistët braktisin masivisht Kroacinë, në rrezik reputacioni si destinacion i përballueshëm ekonomikisht

Rritje e çmimeve me 50% në tre vitet e fundit/ Turistët braktisin masivisht Kroacinë, në rrezik reputacioni si destinacion i përballueshëm ekonomikisht

June 8, 2025
VIDEO/ Përballja Shqipëri- Serbi, Djokoviç ndan pamje nga ndeshja, përgëzon dy ekipet: Respekti dhe loja e ndershme është gjithmonë e mundur!

VIDEO/ Përballja Shqipëri- Serbi, Djokoviç ndan pamje nga ndeshja, përgëzon dy ekipet: Respekti dhe loja e ndershme është gjithmonë e mundur!

June 8, 2025
FOTO/ E hëna në punë! Pushuesit largohen nga Shëngjini pas fundjavës relaksuese, trafik kilometrik nga Rana e Hedhun deri në Milot

FOTO/ E hëna në punë! Pushuesit largohen nga Shëngjini pas fundjavës relaksuese, trafik kilometrik nga Rana e Hedhun deri në Milot

June 8, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Tifozi shqiptar puth gazetarin serb gjatë transmetimit live, Milan Boskoviç ndan pamje nga momenti viral: E vetmja gjë që mungoi ishin golat!

Tifozi shqiptar puth gazetarin serb gjatë transmetimit live, Milan Boskoviç ndan pamje nga momenti viral: E vetmja gjë që mungoi ishin golat!

June 8, 2025
Si nisi lufta e shokëve të fëmijërisë në Elbasan? Lista e vrasjeve me pagesë

Si nisi lufta e shokëve të fëmijërisë në Elbasan? Lista e vrasjeve me pagesë

June 8, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al