Saturday, June 6, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Atentati me 4 të plagosur në Tiranë, gjendet motori që përdorën autorët, i kishin vënë flakën

Editor by Editor
April 19, 2025
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Atentati me 4 të plagosur në Tiranë, gjendet motori që përdorën autorët, i kishin vënë flakën
0
SHARES
30
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Policia ka gjetur një motomjet në djegur në zonën e Mulletit, e cila dyshohet se u përket autorëve të atentatit të mbrëmjes së 17 prillit në Tiranë, ku mbetën të plagosur 4 persona.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe sigurimin e çdo prove që do të çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Kujtojmë se në atentat mbetën të plagosur dy djemtë e pronarit të Pelikani Security, 11-vjeçari Dior Demiraj dhe 17-vjeçari Marko Bardhi Demiraj, 17-vjeç (të cilët pasi morën ndihmën e parë tek Trauma në Tiranë u transportuan jashtë vendit), si edhe shoku i tyre, 19 vjeçari Kian Mullaj dhe shoferi i familjes Demiraj, Arens Stafa, 34 vjeç, që drejtonte mjetin tip G Class.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të kontrolleve të pandërprera dhe të veprimeve hetimore që po kryhen nga grupi i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur më datë 17.04.2025, në Lundër, ku u qëllua me armë zjarri në drejtim të një automjeti me të cilin qarkullonin 4 shtetas, shërbimet e Policisë, ditën e sotme, kanë gjetur në afërsi të fshatit Fikas, Mullet, një motomjet të djegur, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët e kësaj ngjarjeje.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe sigurimin e çdo prove që do të çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve.

A u ngatërrua shënjestra dhe u qëllua në drejtim të djemve të pronarit të “Pelikany Security”

Gjovalin Prendi, babai i Roan Brahimit, u ekzekutua para biznesit të tij në Pllanë të Lezhës mbrëmjen e së enjtes (17 Prill). 64-vjeçari qëllua me breshëri plumbash nga atentatorët duke humbur jetën si pasojë e plagëve të marra.

Vrasësit u larguan pa lënë asnjë gjurmë, ndërsa mjeti i përdorur për kryerje e krimit u gjet rreth 12 orë më vonë në Fushë Gjorm. Në makinë nuk janë zbuluar gjurmë, pasi rezulton të jetë djegur plotësisht.

Ndërkohë rreth një orë pas ekzeutimit mafioz në Lezhë, një tjetër atentat ndodhi në Tiranë ku 4 të rinj u qëlluan me breshëri plumbas brenda automjetit të pronarit të “Pelikani Security”, Vesel Demiraj.

Në atentat mbetën të plagosur dy djemtë e tij, 11-vjeçari Dior Demiraj dhe 17-vjeçari Marko Bardhi Demiraj, 17-vjeç (të cilët pasi morën ndihmën e parë tek Trauma në Tiranë u transportuan jashtë vendit), si edhe shoku i tyre, 19 vjeçari Kian Mullaj dhe shoferi i familjes Demiraj, Arens Stafa, 34 vjeç, që drejtonte mjetin tip G Class.

Policia dyshon se në Lundër u ngatërrua shënjestra dhe se objektiv i mundshëm ishte gruaja e parë e Roan Brahimit.

Kjo e fundit, është motra e Ilir Beqarajt, i arrestuar për vrasjen e Gentjan Bejtjas, ngjarje ku dyshohet të ketë marrë pjesë dhe i shoqi, 32-vjeçari Roan Brahimi.

Rreth 1 muaj e gjysmë pas vrasjes së Gentjan Bejtjas, Roan Brahimi u qëllua për vdekje në Athinë të Greqisë, krim i ndodhur më 9 Maj 2024.

Previous Post

Tirana humb “finalen e mbijetesës” me Teutën, fati i bardhebluve vendoset javën e fundit

Next Post

Këmbët “lënë në baltë” shefin e Rrugores/ Roven Zeka tentoi të arratisej dhe rrëzohet, efektivët me urdhër të SPAK e arrestojnë në flagrancë

Next Post
Këmbët “lënë në baltë” shefin e Rrugores/ Roven Zeka tentoi të arratisej dhe rrëzohet, efektivët me urdhër të SPAK e arrestojnë në flagrancë

Këmbët "lënë në baltë" shefin e Rrugores/ Roven Zeka tentoi të arratisej dhe rrëzohet, efektivët me urdhër të SPAK e arrestojnë në flagrancë

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al