Tuesday, June 16, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Duhet të kishe përfunduar si Ilaria Sula,” drejtuesi i një klubi futbolli kërcënon dhe ofendon gjyqtaren në Itali, shkak humbja e ndeshjes

Editor by Editor
April 18, 2025
in AKTUALITET, BOTË, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
“Duhet të kishe përfunduar si Ilaria Sula,” drejtuesi i një klubi futbolli kërcënon dhe ofendon gjyqtaren në Itali, shkak humbja e ndeshjes
0
SHARES
35
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

ITALI- Një episod tronditës me fyerje dhe kërcënime është regjistruar në një ndeshje të kampionatit të të rinjve në Itali. Raportohet se një gjyqtare e re femër është fyer dhe kërcënuar nga drejtuesi i klubit Sporting Terni gjatë një ndeshjeje të kategorisë nën 17 vjeç.

Sipas vendimit të gjyqtarit sportiv, gjatë pushimit mes pjesëve, drejtuesi është futur në dhomën e zhveshjes së gjyqtares duke komentuar vendimet e saj më të bërtitura. Mësohet se kjo bisedë është regjistruar me telefon.

Pas ndërprerjes së regjistrimit, ai ka shpërthyer në ofendime të rënda. Mësohet se ai gjithashtu ka thënë se gjyqtarja duhet të kishte përfunduar si Ilaria Sula. Ai gjithashtu ka deklaruar se në këtë pikë duhet të nxirret edhe thika.

“Duhet të kishe vdekur që e vogël. Duhej të përfundoje si Ilaria“, tha ai.

Si rrjedhojë e sjelljes së tij, sipas ANSA-s, drejtuesi është përjashtuar nga çdo aktivitet sportiv deri më 31 dhjetor 2028, një dënim i ashpër por i justifikuar, duke marrë parasysh tonin e dhunshëm dhe përmbajtjen e fjalëve të përdorura.

Edhe pas përjashtimit dhe nxjerrjes jashtë fushës, ai vazhdoi të tallej me gjyqtaren nga jashtë stadiumit, duke i drejtuar asaj fjalë ofenduese dhe duke simuluar lehjen e një qeni, në një përpjekje për ta denigruar.

Klubit Sporting Terni i është vendosur një gjobë prej 500 eurosh, për moskontrollin e sjelljes së përfaqësuesit të vet dhe për klimën e dhunshme që u krijua rreth ndeshjes. Ndeshja përfundoi me fitoren e Sangemini Sport, 4-0.

22-vjeçarja shqiptare Ilaria Sula u vra në mënyrë tragjike nga ish i dashuri i saj. 23-vjeçari filipinas tregoi se i mori jetën Ilarias në shtëpinë e tij dhe më pas e futi trupin e pajetë në një valixhe, duke e hedhur në një zonë pyjore jashtë Romës. Më pas ai përdori telefonin e 22-vjeçares për të fshirë gjurmët, duke u hequr si ajo dhe duke i thënë shoqeve të shqiptares se kishte shkuar në shtëpinë e një djali tjetër pranë Napolit.

Previous Post

“Edhe Kurbini që është burrë bëri hajër vetëm me një grua”/ Rama nga Lezha: Sot gratë dhe vajzat nuk janë më pas dere, por janë pjesë e vendimmarrjes!

Next Post

Kandidati i PS-së, Skënder Pashaj injoron zgjedhjet dhe ligiin: Jam deputet! 

Next Post
Kandidati i PS-së, Skënder Pashaj injoron zgjedhjet dhe ligiin: Jam deputet! 

Kandidati i PS-së, Skënder Pashaj injoron zgjedhjet dhe ligiin: Jam deputet! 

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al