Tuesday, June 16, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Tragjike në Itali! Shkëputen kabllot e teleferikut, humbin jetën tre persona

Editor by Editor
April 18, 2025
in AKTUALITET, BOTË, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Tragjike në Itali! Shkëputen kabllot e teleferikut, humbin jetën tre persona
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një aksident i rëndë ka ndodhur në teleferikun e Monte Faitos në Itali, ku tre persona kanë humbur jetën, një është plagosur rëndë dhe shoferi i kabinës rezulton ende i zhdukur, si pasoj e shkëputjes së kabllove që mbanin teleferikun.

Ngjarja ndodhi në orët e pasdites të së enjtes, kur një nga kabinat e sipërme ra në tokë, pak para se të mbërrinte në stacionin përfundimtar.

Teleferiku lidh qytetin Castellammare di Stabia me malin Faito, një zonë e njohur turistike.

Në kabinën tjetër, më poshtë, ndodheshin 16 persona, shumica turistë të huaj. Fatmirësisht, ajo mbeti pezull pranë stacionit të nisjes dhe të gjithë pasagjerët u shpëtuan në mënyrë të sigurt. Ata u ndihmuan një nga një nga ekipet e shpëtimit dhe u zbritën me kujdes në tokë.

Sipas të dhënave paraprake, kablloja tërheqëse e teleferikut është këputur, duke rënë mbi linjën hekurudhore Circumvesuviana që kalon poshtë. Për shkak të kësaj, trafiku hekurudhor u ndërpre, ndërsa në vend të trenave janë vënë në qarkullim autobusë zëvendësues.

Ndërkohë, një kabinë tjetër në pjesën e sipërme të teleferikut është ende e bllokuar, dhe në bord mendohet se ndodhen katër pasagjerë dhe një operator. Kabina nuk mund të shihet për shkak të mjegullës së dendur dhe nuk ka komunikim radio me të.

Ekipet e shpëtimit, zjarrfikësit, policia, emergjencat mjekësore dhe vullnetarët e mbrojtjes civile janë në vendngjarje. Prefekti i Napolit dhe presidenti i rajonit Campania, Vincenzo De Luca, po ndjekin situatën nga afër.

Teleferiku Monte Faito ishte rifilluar më 10 prill, pas një periudhe mbylljeje sezonale. Linja është e njohur për pamjet e bukura që ofron mbi det dhe male, dhe vetëm këtë vit ishte përdorur nga mbi 113 mijë persona.

Pas përfundimit të operacioneve të shpëtimit, Prokuroria e Torre Annunziata do të nisë një hetim për të kuptuar arsyet e këtij aksidenti tragjik dhe për të përcaktuar nëse ka pasur ndonjë neglizhencë apo gabim teknik.

Previous Post

Mbeti i plagosur rëndë në atentatin në Tiranë, 11-vjeçari festoi sot datëlindjen

Next Post

Finalistët e “Big Brother VIP Albania 4” surprizohen nga disa të ftuar special

Next Post
Finalistët e “Big Brother VIP Albania 4” surprizohen nga disa të ftuar special

Finalistët e “Big Brother VIP Albania 4” surprizohen nga disa të ftuar special

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al