Wednesday, June 10, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Pritet marrja e përgjimeve nga jashtë!” GJKKO pranon kërkesën e SPAK, zgjaten me 3 muaj hetimet për ish deputetin e PS-së, Jurgis Çyrbja

Editor by Editor
April 17, 2025
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
“Pritet marrja e përgjimeve nga jashtë!” GJKKO pranon kërkesën e SPAK, zgjaten me 3 muaj hetimet për ish deputetin e PS-së, Jurgis Çyrbja
0
SHARES
14
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANA– Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK për zgjaten me 3 muaj të hetimeve për ish-deputetin e PS-së, Jurgis Çyrbja. Dy ditë më parë u raportua se SPAK kërkonte dhe 3 muaj kohë për të hetuar ish-deputetin socialist Jurgis Çyrbja pasi pret marrjen e përgjigjeve për disa letërporosi të nisura agjencive partnere jashtë vendit. Kërkesa për shtyrje afatesh u bë në seancën e kësaj të marte, teksa avokatët e Çyrbes kërkuan kohë të njihen me kërkesën e Prokurorisë. 

Ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja u arrestua në muajin tetor 2024 në Durrës, pak ditë pasi dha dorëheqjen nga mandati i deputetit, të cilin e mbante që nga viti 2017. SPAK bëri të ditur në një njoftim të shkurtër se urdhërarresti është lëshuar nën akuzat ‘Korrupsioni aktiv në zgjedhje’, parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal; ‘Përkrahja e autorit të krimit’, parashikuar nga neni 302/1/2 të Kodit Penal si dhe ‘Tregëtimi i sekretit shtetëror nga shtetasit’, parashikuar nga neni 295/1 i Kodit Penal”. Korrupsioni aktiv në zgjedhje parashikon dënim nga një deri në pesë vjet ndërsa neni 302/1/2 parashikon dënimin nga dy deri në shtatë vjet. Neni 295/1 parashikon dënim nga  gjobë deri në pesë vjet.

Ai u zgjodh për herë të parë si deputet i Partisë Socialiste në vitin 2017 në qarkun e Durrësit. Çyrbja, një ish-drejtor hipoteke, u bë i njohur në veçanti për rastin e ish-Hotel Vollgës, një pronë në qendër të Durrësit, për të cilën, Emiljano Shullazi, i dënuar disa herë për krime të ndryshme, kishte interes. Sipas CV-së së tij, Çyrbja, 39-vjeç, ka mbaruar studimet në vitin 2010 dhe është bërë drejtor i Hipotekës së Durrësit në vitin 2013 dhe deputet në vitin 2017.

Previous Post

Rekursi për masën e sigurisë/ Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Berishës për përjashtimin e trupës së gjyqtarëve

Next Post

Prej një muaji në gjendje kritike në Beograd, ndërron jetë edhe një i lënduar nga zjarri në Koçan, shkon në 62 numri i viktimave

Next Post
Prej një muaji në gjendje kritike në Beograd, ndërron jetë edhe një i lënduar nga zjarri në Koçan, shkon në 62 numri i viktimave

Prej një muaji në gjendje kritike në Beograd, ndërron jetë edhe një i lënduar nga zjarri në Koçan, shkon në 62 numri i viktimave

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al