Emisioni investigativ PLUG ka zbuluar goditjen e rrjetit energjitik nga abuzimet e ministres së Energjisë Balluku.
Një rrjetë e qepur mirë, për thithjen e tenderave dhe fondeve publike nëpërmjet kompanive të krijuara rishtazi nga punonjës të së njëjtës Shoqëri, 4 AM.
Në majë të piramidës qëndron kompania mëmë, me pronar të vetëm Ardit Metalia, që në 5 vite ka përfituar plot 128 milionë euro fonde publike. Abuzime financiare të ministres sëEnergjisë Balluku kanë shkaktuar pasoja me përmasa rajonale, deri në kolaps energjetik për të gjithë Ballkanin.
Ndërsa për kompanitë e çelura në emër të punonjësve të 4 AM flitej për miliona euro, tenderat e përfituara drejtëpërsëdrejti nga Ardit Metalia shkojnë në një tjetër nivel, në qindra milionë euro.
Në total, për periudhën kohore 2019-2025, tenderat e marra drejtë për së drejti nga 4 AM përllogariten në 12. 8 miliardë lekë ose 128 milionë euro. Një ndër tenderat e kësaj kompanie do të jetë edhe objekt investigimi, pasi pasojat e krijuara pikërisht nga ky tender kanë qenë me përmasa ndërkombëtare.
Bëhet fjale për tenderin e OST, “Spostimi i linjave që preken nga gjurma e aksit rrugor Thumanë – Vorë – Kashar dhe instalimi i shtyllave të demontuara Fier- Rrashbull” në vlerën 3.7 milion euro. Sipas përcaktimeve teknike kjo kompani do të duhet të spostonte linjat e transmetimit që ishin në gjurmën e rrugës që do ndërtohej në aksin Thumanë-Kashar.
Tenderi me firmën e Skerdi Drenovës, mban datën 21 nëntor të vitit 2023 dhe sipas opendata ai kështë klasifikuar me Flamur të Kuq pasi ka konkuruar vetëm kompania 4 A-M shpk. Deri këtu për standartin e Belinda Ballukut nuk do të kishte asnjë problem pasi tendera në shkelje flagrante të ligjit të prokurimeve jepen vazhdimisht por ky tender do i shkaktonte Shqipërisë një problem më madhor.
Sipas një publikimi ekskluziv të portalit Hashtag.al, pikërisht ky tender do të shkaktonte kolapsin e sistemit të trasmetimit në Shqipëri.
Më 21 qershor të këtij viti 2024, papritur u shkëput energjia elektrike në pjesën dërrmuese të Shqipërisë për afro 30 minuta e njëjta gjë kishte ndodhur dhe në Malin e Zi, Bosnje e në Kroaci.
Belinda Balluku shpjegoi për mediat se kolapsi i ndodhur orientonte si shkak një problem me mbingarkesën e rrjetit për shkak të temperaturave të larta dhe përdorimit të instrumenteve të kondicionimit.
Por një raport i hartuar nga vartësit e saj në OST raportonte se problematika nuk ishte ngarkesa e kondicionerëve, por pikërisht linjat e transmetimit të cilat do të spostoheshin nga kompania 4 A-M, objekt i tenderit që ju raportuam më sipër.
Raporti zbulon se tre linja transmetimi në momentin që ndodhi ngjarja ishin jashtë funksioni, sepse në ato linja po bëheshin punime për ndërtimin e rrugëve të reja, përfshirë rrugën Kashar-Thumanë. OST-ja pranon zyrtarisht se vendi ynë prej kohësh mban të stakuara tre kapilarë interkonjeksioni që lidhen me ndërtimin e rrugëve të reja, ato janë:
-Linjat që kalojnë pranë rrugës Thumanë-Kashar,
-Linja që kalon pranë rrugës së re që po ndërtohet në unazën e jashtme të Tiranës
-Linja Fier-Babicë
OST
Regjimi i punes para ngjarjes:
-Gjendja e elementeve ne Sistemin e Transmetimit OST (perfshire ndryshimet nga skema normale):
a) Rrjeti 400 kV
Ne n/st Koman220 AT (400/220 kV, 315 MVA) vazhdon jashte pune nga ora 21.01 e dt 21.10.2023.
Linja L400 Koman-Tirana2, e pershtatur me tension 220 kV: lidhje e saj ne shtyllen Nr.5 me linjen L220-15/1 Tirana2-Tiranal, si dhe me linjen L220-13/1 Koman-Tirana2 ne portal ne n/st Koman220; skema te konfiguruara provizorisht, te diktuara nga traseja e autostrades Thumane-Kashar.
Linja L400 Koman-KosovaB e stakuar dhe e tokezuar ne te dy skajet; diktuar nga dalja jashte pune e linjes L400 Tirana2-Koman (e pershtatur me tension 220 kV) dhe qenia jashte pune, prej kohesh, e AT (315 MVA, 400/220 kV) ne n/st Koman400.
b) Rrjeti 220 kV
Linjat L220-13/1 Koman-Tirana2 dhe L220-14/2 Kolacem-Tirana2 vazhdojne jashte pune, ne parapergatitje per demontim te disa shtyllave ne aksin e autostrades Thumane-Kashar dhe kalim te tyre ne trase te re.
Linja L220-16 Fier-Babice e stakuar dhe tokezuar nga dt 26.04.2024, ora 10.35; lartesim shtylle ne kuader te punimeve te reabilitimit te linjes L110-21/3 Fier-Lushnje dhe shtrim percjellesi ne qarkun e dyte te saj.
Linjat L220-5,6 Tiranal-Elbasanı vazhdojne jashte pune, te stakuara dhe tokezuara nga ora 09.30 e dt 17.06.2024; punime per lartesim shtylle ne kuadrin e ndertimit te unazes se jashteme te Tiranes.
Ndërsa publikon raportin, Hashtag.al ngre pikëpyetje se nuk dihet nëse OST i ka raportuar në rrjetin energjitik rajonal këto stakime të linjave, por ajo që dihet me siguri është fakti se sistemet matriks të interkonjeksionit, kanë gjithmonë një plan B kur ndodh një avari diku.
Është njësoj sikur të kesh një autostradë me 10 korsi, aty 10 makina kalojnë njëherësh pa problem. Por nëse papritur autostrada ngushtohet dhe bëhet me një korsi duhet kapilarizuar menjëherë diku tjetër rruga, përndryshe kolapson sistemi, fiket fare dhe rrjeti mbetet me zero energji.
Si rregull kur gjurma e një autostrade të re imponon që të zhvendosen dhe linjat e interkonjeksionit, pra të zhvendosen shtyllat dhe kabujt, OST-ja ka një ndërrmarje të posaçme, që brenda 3 ose 4 javësh bën zgjidhjen e situatës me shtylla portative. Pra instalohen dhe përdoren shtylla portative pranë trajektores së rrugës, me qëllim që kur të hiqen shtyllat e vjetra, të mos ketë stakim të kapilarit.
E njëjta situatë është përsëritur dhe në datën 5 janar të vitit 2025, për të cilin OST raportoi se kishte patur sërisht problem me linjat e transmetimit 220 V. Të gjitha këto ndërprerje janë një kosto shumë e lartë për bizneset dhe qytetarët, faturë për të cilën nuk po mban askush përgjegjësi pasi nuk nisi kurrë një hetim.
Rruga Thumanë-Kashar u inagurua nga Rama dhe Balluku në 30 qershor të vitit 2024, pra me përfundimin e punimeve për ndërtimin e rrugës rezulton të kenë përfunduar dhe punimet për spostimin e linjave të transmetimit.
Rezulton se kompania 4 A-M e cila ka përfituar tenderin 3.7 milion euro nga OST për spostimin e shtyllave ka kryer këto punime pa leje ndërtimi. Sipas një dokumenti ekskluziv, rezulton se KKT në mbledhjen e datës 28.01.2025 ka miratuar në pikën 12 të rendit të ditës:
Leje Ndërtimi për objektin: “Spostimi i linjave që preken nga gjurma e Aksit Thuman-Vore-Kashar dhe instalimi i shtyllave të demontuara në Linjën Fier-Rrashbull”, me zhvillues Operatorin e Sistemit të Transmetimit (OST) sh.a.
Emisioni PLUG ka siguruar dhe pamje filmike të shtyllave të cilat rezultojnë se nuk janë ende në funksion pasi mungojnë përcjellësit, ose e thënë më thjeshtë mungojnë telat.
Abuzimi i Ballukut jo vetëm që la Shqipërinë në terr dy herë por mbi të gjitha punimet i ka kryer në mungesë të një leje ndërtimi.
VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Syri