Tuesday, June 16, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës/ Kopshtari i resortit: Ishin 4 persona të armatosur! Më thanë ‘ka vdekur njëri’, më kërkuan një kazmë e një lopatë

Editor by Editor
April 16, 2025
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës/ Kopshtari i resortit: Ishin 4 persona të armatosur! Më thanë ‘ka vdekur njëri’, më kërkuan një kazmë e një lopatë
0
SHARES
60
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË- Festim Bexhdili, kopshtari i kompleksit Golden ku dyshohet se ka vdekur dhe më pas është zhdukur Jan Prenga, ka rrëfyer detaje në sallën e gjyqit për ngjarjen. Ai ka deklaruar se e kishte parë personin e vdekur, ndërsa shprehet se ishte tejet i frikësuar. Kopshtari gjithashtu tregon se kanë qenë katër persona të armatosur, jo të maskuar, por thekson se nuk i mbante mend. Bexhdili tha më tej se ishte duke pastruar pishinën në momentitn që një Range Rover i bardhë është futur tek garazhi.

“Isha duke pastruar pishinën, kur erdhi një Range Rover i bardhë dhe u fut tek garazhi. Shkova t’i pyesja. Ishin 4 veta të armatosur. Nuk i njihja. Më kërkuan ujë dhe ju dërgova. Isha i frikësuar. Më thanë “ka vdekur njëri”. Më thanë ta kalojmë nga makina në makinë. Isha shumë i trembur, nga armët e tyre edhe se pashë një të vdekur. E kaluam nga Ranger në një Fiat Doblo, që e përdornim për furnizimet në kompleks. E zhvendosëm trupin.

Fytyrat i kishin zbuluar, por nuk i kujtoj. Njëri kishte tatuazhe. Pastaj më kërkuan edhe një kazmë e një lopatë. Nga gjuha mu dukën si nga veriu. Aty erdhi pastaj Altin Hajri. Ai i shau dhe ju tha “c’doni këtu, po na merrni në qafë”. Ju kërkoi të ikin shpejt. Nuk e di c’bëri Altini pastaj. Nuk e di për çfarë i deshën kazmën e lopatën. Jua dhashë dhe ata i futën ne makinë. Pasi ata ikën unë shkova në shtëpi në Kavajë”, ka deklaruar Bexhdili.

Jan Prenga u rrëmbye në Kamëz në 17 janar 2020 me porosi të Rexhepit. Prej 4 vitesh trupi i tij nuk është gjetur ende. Kjo ndodhi pasi vëllai i Prengës kishte vjedhur një sasi kokaine në Britaninë e Madhe që i përkiste Rexhepit. Dritan Rexhepi është dënuar me 25 vite burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda në 1999. Ai ishte në listën e më të kërkuarve nga drejtësia shqiptare. Rexhepi u arrestua në vitin 2014 me 240 kg kokainë në Ekuador e vazhdonte drejtonte nga qelia operacionet e drogës.

Previous Post

Nga humori në revoltë / Florjan Binaj denoncon degjenerimin e Big Brother VIP

Next Post

Chris LaCivita me të rinjtë: Kjo fushatë ka të bëjë ekonominë dhe të ardhmen, prandaj ju duhet të ngriheni dhe zëri juaj të dëgjohet

Next Post
Chris LaCivita me të rinjtë: Kjo fushatë ka të bëjë ekonominë dhe të ardhmen, prandaj ju duhet të ngriheni dhe zëri juaj të dëgjohet

Chris LaCivita me të rinjtë: Kjo fushatë ka të bëjë ekonominë dhe të ardhmen, prandaj ju duhet të ngriheni dhe zëri juaj të dëgjohet

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al