Berisha me tregëtarët deklaroi:
Tani ne do bëjmë gjithçka për një hapësirë më të madhe për ju, për një jetë më të mirë, për t’u lehtësuar në mënyrë që taksat të jenë shumë më të ulëta se tani.
Energjia t’u shitet me 6 lekë, kundrejt 18 lekëve që shitet sot.
Çmimi për një metër katror pllaka publike të zbresë nga 1500 lekë në 120 lekë.
Uji të përgjysmohet.
Tavani për taksat të rritet nga 140 mijë euro që është sot në 180 mijë euro.
Nuk do ketë pensionist me pension nën 200 euro.
Pra, them se është një hapësirë e re për biznesin e vogël.
Prandaj dhe u ftoj që më 11 maj të votoni këtë program se u garantoj se do zbatohet pikë për pikë siç është paraqitur.
Po shtëpitë që na i kanë prishur?
Shtëpitë që ua kanë prishur ju, do kompensohen qindarkë për qindarkë me çmimin e tregut.
Tetë vite nuk kemi pasur kurrë sherr me qytetarët për prishjen e shtëpive sepse i kompensuar me çmimet e tregut.
Ne nuk na kanë dhënë as bonus qiraje…
Sepse janë zuzarë dhe sillen si zuzarë.
Urime dhe fitore…
Faleminderit shumë. Mbështetja juaj është e një rëndësie të jashtëzakonshme, por u garantoj se do e shndërrojmë në mbështetje të madhe për ju.
Ne biznesin e vogël e kemi në epiqendër të përpjekjeve tona, për ta lehtësuar nga taksat, për të amnistuar çdo gjobë që është vendosur ndaj tij, për të pjesëtuar me tre çmimin e energjisë, për të përgjysmuar çmimin e ujit. Çmimi i sipërfaqes publike do jetë 6 herë më i ulët.
Ne besojmë se paratë në kontot tuaja janë më të vlefshme se në kontot e qeverisë në kuptimin që zgjeroni biznesin dhe punësoni më shumë.
Prandaj presim mbështetjen tuaj për këtë program.
Fitorja e PD do jetë fitore për biznesin e vogël, për të gjithë biznesmenët pavarësisht bindjeve që kanë.
Po kësaj here duhet të bëjnë detyrën e tyre, të bëjnë të pamundurën që të bëjnë ndryshimin, të bëjnë rotacionin dhe t’i kthehemi këtij programi që është për çcdo biznes, për çdo qytetar.
Doktor, Zoti u bekoftë dhe fitore…
Ne do bëjmë gjithçka që puna t’u shkojë më mirë. Jam i bindur se programi ynë lehtëson, u çliron nga disa shtrëngesa që keni. Energjinë e blini 18 lekë, do e blini 6 lekë, ujin do e blini me gjysëm çmimi. Tavani për taksa do spostohet nga 140 mijë euro që është në 180 mijë euro.
Do falen të gjitha gjobat për biznesin e vogël.
Po, do falen.
Dhe aty ku pllakat janë publike, ato do zbresin nga 1500 në 120 metri katror dhe këtu në këtë mënyrë them se ne krijojmë një hapësirë të re për biznesin e vogël.
Ju mbeten para më shumë, e zgjeroni biznesin, punësoni më shumë, ky është qëllimi ynë.
Doktor Berisha, jeni njish…
U përshëndes njëherë dhe kam ardhur t’u takoj, t’u shpjegoj se cili është programi ynë për biznesin e vogël.
Programi ynë është lehtësimi më i madh që mund të bëjmë në mënyrë që ju t’u mbeten para më shumë, ët zgjeroni biznesin dhe të punësoni më shumë. Në çdo vend, punësues kryesor dhe gjenerator kryesor i punësimit është biznesi i vogël.
Për këtë qëllim, ne do të ulim me 3 herë çmimin e energjisë, nga 18 lekë, do shitet 6 lekë. 6 lekë e kemi pasur.
E dyta, do përgjysmojmë çmimin e ujit.
E treta, do spostojmë tavanin në 140 mijë euro në 180 mijë euro për taksat.
E katërta, do falim çdo gjobë që është vendosur mbi ju. Të gjitha gjobat. Pra, një restart, një fillim pa gjoba.
Sipërfaqja publike, ka qenë 120 lekë, sot është 1500 lekë. Do zbresë në 120 lekë.
Bashkia që me absurditet arrin të vendosë taksa gjer në 8 përqind, me ligj nuk do mund të vendosë taksë më shumë se 1 përqind të xhiros.
Të gjitha këto duhet të bashkojnë demokratë, socialistë, të paparti, duhet të bashkohen për biznesin e vogël, për këtë program, në mënyrë që ne të shënojmë një fillim të ri për ju.
Të bindim sa më shumë njerëz.