Wednesday, July 2, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Po festonin të Dielën e Palmave, mbi 20 të vdekur nga një sulm rus me raketa në Ukrainë! Zelenskyy: Vetëm ndyrësira të tilla veprojnë kështu

Editor by Editor
April 13, 2025
in AKTUALITET, BOTË, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Po festonin të Dielën e Palmave, mbi 20 të vdekur nga një sulm rus me raketa në Ukrainë! Zelenskyy: Vetëm ndyrësira të tilla veprojnë kështu
0
SHARES
12
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

UKRAINË- Më shumë se 20 njerëz janë vrarë të dielën nga një sulm rus me raketa në qytetin Sumi të Ukrainës, njoftuan zyrtarët. Ushtria ruse i hodhi dy raketa balistike në qendër të qytetit rreth orës 10:15 të mëngjesit, në kohën kur njerëzit ishin mbledhur për të festuar të Dielën e Palmave, sipas zyrtarëve. Video të postuara nga vendngjarja në kanale zyrtare shfaqin trupa të shtrirë në tokë mes rrënojave dhe tymit në qendër të Sumit.

“Në këtë të Diel të ndritshme të Palmave, komuniteti ynë ka pësuar një tragjedi të tmerrshme”, tha kryetari në detyrë i qytetit, Artem Kobzar, në rrjetet sociale.

“Fatkeqësisht, tashmë dihet për më shumë se 20 të vdekur”, shtoi ai. Të paktën 21 njerëz u vranë si pasojë e sulmit, tha Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm, duke cituar të dhënat fillestare të hetimit.

Ministri i Punëve të Brendshme i Ukrainës, Ihor Klymenko, shkroi në rrjetet sociale se 83 njerëz të tjerë u plagosën, përfshirë shtatë fëmijë. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, konfirmoi se ekipet e shpëtimit janë në vendin e ngjarjes dhe tha se “dhjetëra” njerëz humbën jetën nga sulmi me dy raketa.

“Sipas të dhënave paraprake, dhjetëra civilë janë vrarë dhe plagosur. Vetëm ndyrësira të tilla mund të veprojnë kështu – duke ua marrë jetën njerëzve të zakonshëm”, tha ai.

Zelensky gjithashtu bëri thirrje për një përgjigje globale ndaj sulmit.

“Raketat balistike dhe bombat ajrore nuk janë ndalur kurrë përmes fjalëve. Ajo që nevojitet është një qëndrim ndaj Rusisë si ndaj një terroristi”, tha ai.

Sulmi ndodhi më pak se një ditë pasi diplomatët e lartë të Rusisë dhe Ukrainës akuzuan njëri-tjetrin për shkeljen e një marrëveshjeje të përkohshme të ndërmjetësuar nga SHBA për ndaljen e sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike, duke theksuar vështirësitë e bisedimeve për t’i dhënë fund luftës trivjeçare.

Ministrat e Jashtëm të të dyja vendeve folën në ngjarje të ndara gjatë Forumit Diplomatik vjetor në Antalia, një ditë pasi i dërguari amerikan, Steve Witkoff, u takua me presidentin rus Vladimir Putin për të diskutuar mbi mundësitë për paqe.

“Ukrainasit na kanë sulmuar që nga fillimi, çdo ditë që kalon, me ndoshta dy ose tri përjashtime”, tha ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, duke shtuar se Moska do t’i paraqesë SHBA-së, Turqisë dhe organizatave ndërkombëtare një listë të sulmeve të Kievit gjatë tri javëve të fundit.

Homologu i tij ukrainas, Andrii Sybiha, e kundërshtoi ashpër atë pretendim, duke thënë të shtunën se Rusia shkrepi “gati 70 raketa, mbi 2.200 dronë dhe mbi 6.000 bomba ajrore në Ukrainë, kryesisht ndaj civilëve”, që nga marrëveshja për ndaljen e sulmeve./REL

Previous Post

U shoqërua në komisariat pas qëlloi Gjestin në BBVA, Jozefin Marku do procedohet në gjendje të lirë

Next Post

“Kërcënimi është shumë afër”/ Analiza: Evropa po kërkon të përgatisë qytetarët e saj për luftë, a do t’i kushtojnë ata vëmendje?

Next Post
“Kërcënimi është shumë afër”/ Analiza: Evropa po kërkon të përgatisë qytetarët e saj për luftë, a do t’i kushtojnë ata vëmendje?

"Kërcënimi është shumë afër"/ Analiza: Evropa po kërkon të përgatisë qytetarët e saj për luftë, a do t'i kushtojnë ata vëmendje?

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Yacht-i i Korrupsionit! Si ish-drejtori legalizimeve Mariel Murati legalizoi pa leje hotelin luksoz në zemër të Sarandës

Yacht-i i Korrupsionit! Si ish-drejtori legalizimeve Mariel Murati legalizoi pa leje hotelin luksoz në zemër të Sarandës

July 2, 2025
Vengu i jep pa garë tenderin e sigurisë kombëtare bosit të trafikut

Vengu i jep pa garë tenderin e sigurisë kombëtare bosit të trafikut

July 2, 2025
Bypass-i i Vlorës i papërfunduar, duhen 13MLN € shtesë

Bypass-i i Vlorës i papërfunduar, duhen 13MLN € shtesë

July 2, 2025
Habit Musk me postimin e fundit! Tenton të ulë tensionet me Trump, vlerëson presidentin amerikan: Ai ka zgjidhur shumë konflikte serioze në të gjithë botën!

AKTUALITET

Yacht-i i Korrupsionit! Si ish-drejtori legalizimeve Mariel Murati legalizoi pa leje hotelin luksoz në zemër të Sarandës

by Editor
July 2, 2025
0

Nga drejtues legalizimesh në përfitues hoteli: Si u ndërtua një resort luksoz mbi një gënjeshtër zyrtare  dhe pse shteti sërish...

Read moreDetails
Vengu i jep pa garë tenderin e sigurisë kombëtare bosit të trafikut

Vengu i jep pa garë tenderin e sigurisë kombëtare bosit të trafikut

July 2, 2025
Bypass-i i Vlorës i papërfunduar, duhen 13MLN € shtesë

Bypass-i i Vlorës i papërfunduar, duhen 13MLN € shtesë

July 2, 2025
Habit Musk me postimin e fundit! Tenton të ulë tensionet me Trump, vlerëson presidentin amerikan: Ai ka zgjidhur shumë konflikte serioze në të gjithë botën!

Habit Musk me postimin e fundit! Tenton të ulë tensionet me Trump, vlerëson presidentin amerikan: Ai ka zgjidhur shumë konflikte serioze në të gjithë botën!

July 2, 2025
Rama takim dy ditor në Cërrik me ministra, kryebashkiakë dhe blegtorë, në fokus të diskutimeve sektori i bujqësisë

Rama takim dy ditor në Cërrik me ministra, kryebashkiakë dhe blegtorë, në fokus të diskutimeve sektori i bujqësisë

July 2, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Yacht-i i Korrupsionit! Si ish-drejtori legalizimeve Mariel Murati legalizoi pa leje hotelin luksoz në zemër të Sarandës

Yacht-i i Korrupsionit! Si ish-drejtori legalizimeve Mariel Murati legalizoi pa leje hotelin luksoz në zemër të Sarandës

July 2, 2025
Vengu i jep pa garë tenderin e sigurisë kombëtare bosit të trafikut

Vengu i jep pa garë tenderin e sigurisë kombëtare bosit të trafikut

July 2, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al